LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-studenti i Dhjetorit tregon si u vra Azem Hajdari: U derdhën një mori plumbash mbi të

12 September 2019, 19:30 Nga DOSJA
Ish-studenti i Dhjetorit tregon si u vra Azem Hajdari: U derdhën një

TIRANË- Në Tiranë, autoritetet dhe politika përkujtuan sot 21-vjetorin e vrasjes së udhëheqësit të protestave anti-komuniste të dhjetorit 90, Azem Hajdari. Protagonistë të atyre protestave dhe të dënuar politikë gjatë diktaturës pohojnë se ende sot idealet e zotit Hajdari nuk janë përmbushur.

Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana:

Përfaqësues shtetëtorë dhe politikë nderuan sot me lule e kurora në Tiranë deputetin e ndjerë Azem Hajdari, udhëheqësin e lëvizjes antikomuniste të Shqipërisë të dhjetorit 90, dhe kryetarin e parë të partisë së parë opozitare pas gjysmë shekulli diktaturë komuniste.

“Ishim në kamp internimi, kur dëgjaum te Zëri I Amerikës se në krye të protestave ishte Azem Hajdari, një djalë 27 vjeçar nga Tropoja është në krye të studentëve. Me thënë të drejtën, ishin momente të papërsëritshme. Azemi ishte një djalë i guximshëm, sepse e dinim mirë se çfarë terrori ishte dhe si ka qenë komunizmi. Në Shqipëri” – thotë Simon Miraka, ish i dënuar politik i regjimit komunist.

Zoti Hajdari u vra me armë zjarri gjatë një atentati të mir-organizuar në oborrin e selisë qendrore të partisë demokratike, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, nga një grup autorësh me mjete dhe emërtesa të policisë shtetërore.

“Themeluesi i pluralizmit politik vritet nga të paktën 50 forca policie, siç e përshkruan prokuroria e asaj kohe, dhe derdhen mbi një mori plumbash nga armët e policisë së shtetit. Vritet simboli i demokracisë, i qëndresës i guximit, i kurajos dhe prej atëherë e sot ne jemi pa shpresë, pa besim, pa kurajo, të shpërndarë; jemi në gjendjen më të keeqe të mundshme që ka përjetuar ndonjëherë demokracia në këto 30 vite” – thotë Bislim Ahmetaj, një nga protagonistët e protestave studentore të viteve 90.

Protagonistë dhe vëzhgues të jetës politike në Shqipëri pohojnë se vrasja e deputetit të opozitës Azem Hajdari ishte mbyllja tragjike e jetës së tij plot sakrifica kundër regjimit komunist, që po rrëzohej nga vrasjet e shumta dhe varfërimi i shqiptarëve gjatë diktaturës.

Por, idealet e studentit Azem Hajdarit për demokraci dhe ekonomi të lirë, këmbëngulja e tij për ligje në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies të atdheut kanë mbetur në mes të rrugës, pohojnë ata.

“Azemi ishte një njeri i papërsëritshëm me atë kurajo e guxim, dhe është për të ardhur keq që idealet e tij demokratike nuk janë realizuar. Ende ka në administratën e lartë njerqëz që kanë qenë pjesë e administratës së lartë të periudhës diktatoriale” – tha zoti Miraka.

Azem Hajdari u nderua sot nga politikanë të majtë e të djathtë, nga parlamenti dhe presidenca, opozita dhe miqtë; familjarë të tij mikpritën nderimet edhe në varrezat e dëshmorëve të kombit edhe në memorialin pranë vendit ku ai u ekzekutua, ndërsa pikëpamjet dhe veprimet e tij për demokraci nde nuk janë trajtuar gjerësisht në qarqet politike të vendit.

“Sot jemi më keq se në vitin 1989. Sot në krye të parlamentit është një person që ka qenë ministër i brendshëm në kohën e diktaturës. Atëherë çfarë mund të kërkosh në institucione të tjera, që burojnë nga parlamenti. Institucioni kryesor i shtetit, parlamenti udhëhiqet nga ish ministri i brendshëm i kohës së diktaturës. Pas kësaj është e kotë të kërkosh operativa të Sigurimit të Shtetit, që kanë mbushur vendin në të gjitha anët” – tha zoti Ahmetaj.

Deputeti i ndjerë Azem Hajdari humbi jetën nga plumbat e shumtë të një atentati me armë zjarri në sheshin para selisë së Partisë Demokratike, pak vite pasi udhëhoqi protestat studentore anti-komuniste në fillim të viteve 90. Për afro një dekadë veprimtari politike, ai mbeti deputet I thjeshtë, nuk kërkoi karrierë shtetërore dhe gjithmonë mbështeti lëvizjet për të drejtat e ish-të dënuarve politikë, ish-pronarëve, sindikalistëve dhe qarqeve të biznesit dhe organizatave për të drejtat njerëzore.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet azem hajdari bislim ahmetaj homazhe per azem hajdarin simon miraka azem hajdari bislim ahmetaj homazhe per azem hajdarin simon miraka

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin