"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Insights
‘Pyeta në polici…’/ Takimi me amerikanin, Blushi: Tha do vdes në Shkodër, s’e gjeta më
8 May 2022, 10:51Nga DOSJA
Nga Ben Blushi
AMERIKANI QË KËRKON TË VDESË NË SHKODËR Këtë burrë e takova në Shkodër përpara disa muajsh. Diku përballë muzeut Marubi. Në qendër A mund të bëj një fotografi, i thashë Nuk di shqip, tha ai Anglisht, thashë unë Sigurisht, tha ai Nga je, e pyeta Jam amerikan Çfarë bën në Shkodër? Kam ardhur për të vdekur Po pse do të vdesësh në Shkodër, e pyeta Është pak e komplikuar, tha Ma thuaj, e pyeta Unë jam xhainist Çfarë është xhainizimi, e pyeta Xhainizmi është një fe indiane dhe unë jam ndjekës i saj Po pse po vdes, e pyeta Unë po bëhem gati për të vdekur, tha amerikani Dhe si bëhesh gati për të vdekur, e pyeta Sipas besimit tonë unë jam në një fazë tërheqje nga jeta duke hequr dorë nga shumë gjëra të zakonshme përfshi ushqimin dhe seksin. Pra nuk ha? Vetëm barishte dhe ujë të zier A ke qenë i martuar? Sigurisht kam dhe dy fëmijë Ke miq në Shkodër? Shumë pak unë nuk dal shumë nga shtëpia Po çfarë bën gjithë ditën? Shumicën e kohës meditoj Për çfarë mediton? Kjo është nja praktikë e xhainizmit, ne meditojmë dhe pastrohemi për tu bërë gati për vdekjen Po pse do vdesësh në Shkodër? Unë mund të vdes dhe në vende të tjera, por tani jam në Shkodër dhe mendoj se jam gati për të vdekur. Mirë, i thashë Mirupafshim, tha U ndamë. Fillova të lexoj për Xhainizmin ose Jainism. Jainism është një nga katër besimet kryesore indiane bashkë me hinduismin, budismin dhe sikhizmin. Jainismi vjen nga shekulli i 6 para Krishtit dhe synon çlirimin e shpirtit përmes diturisë, besimit të drejtë dhe sjelljes së mirë. Jainismi është ndoshta besimi më i vjetër i botës. Jainismi nuk ka një themelues siç ka krishtërimi Krishtin ose budaizmi Budën. Jainistët nuk besojnë tek Zoti ose Zotat në mënyrën që ne njohim por ata besojnë në hyjnoren, ose në perfekten, pra në qënie të cilat janë të afta për tu adhuruar Jainismi ka pesë parime kryesore të cilat i ndjekin pasuesit e tij. E para është jo dhunë ose ahimsa që nënkupton se njeriu nuk duhet ti shkaktojë asnjë formë dhune njerëzve të tjerë dhe sidomos kafshëve. E dyta asnjë formë pronësie ose aprarigraha. Njeriu nuk duhet të lidhet me asnjë lloj pronësie materiale ose shpirtërore, duke shmangur në këtë mënyrë grykësinë, zilinë e xhelozinë. E treta e vërteta ose satya, nënkupton se njeriu duhet të thotë gjithnjë të vërtetën dhe të mos gënjejë asnjëherë. E katërta, mos vidh ose asteya. Një xhainist duhet të marrë leje për gjithshka që merr, ndryshe ajo quhet vjedhje. E pesta, vetëpërmbajtje seksuale që quhet brahmacharya. Kjo nënkupton besnikëri absolute ndaj partnerit ose në rastin e murgjve dhe asketëve xhain, celibashi e plotë, ose heqje dorë në mënyrë vullnetare nga seksi. U ktheva sërish në Shkodër për ta takuar xhainistin. Doja ti bëja disa pyetje të tjera. Më vinte çudi se si një njeri që e dinte se do vdiste më kishte thënë mirupafshim, dmth mund të shihemi sërish. See you again. Pyeta kudo duke u treguar fotografinë. Askush nuk dinte gjë. Pyeta në polici. Për herë të fundit e kishin parë disa ditë para se të shkoja por jo më. Pyeta në varreza. Nuk ishte. Ndoshta ka shkuar diku tjerër për të vdekur. Unë doja ta pyesja si e kishte emrin. Para se të vdiste.
(a.b)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
Letër e hapurIsh drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta ImerajE nderuar prokurore,Teksa ju dëgjoja në intervistën Tuaj, pas vendimmarries së KPA-ë...
Nga Agron GjekmarkajSiç u pa në menyrë spontane 35 deputet të PD-së gjykuan e vendosen të mos marrin pjesë në Kuvendin e dates 30 Prill të mbajtur nga Sa...
RUSI- Që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës tani ndaj Moskës ka ndryshuar edhe në Beograd. Serbia duhet të bëjë një riorientim themelor.Serbia konsiderohet tradic...
TIRANE– Fondi Shqiptaro-Amerikan prë Zhvillim që pritet të marrë nën administrim Parkun Kombëtar të Butrintit ka në përbërje më shumë shqiptarë sesa ameri...
SERBI- Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës, se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evrop...
SONATA E SONADËSIsha në Xhaminë e Shkodrës. Një vajzë e mbuluar u afrua te hyrja e grave. Të të bëj një fotografi, e pyeta Nuk është e mundur, tha ajo Foto...
SHBA- Miliarderi Bill Gates ka paralajmëruar se “ka më shumë se 5% mundësi” që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e Covid-19.Sipas Daily Mail, miliarderi ...
Nga Ilda LumaniPremiera “Piranjat” ishte padyshim lajmi i kësaj jave. Fakti, që Florjan Binaj, një ikonë e humorit për gati një dekadë e gjysmë në Portokalli, n...