LIVE UPDATES
Bota

Izraeli “kampion bote me vaksinimet” – Territoret palestineze ende në pritje

8 January 2021, 07:27 Nga DOSJA
Izraeli “kampion bote me vaksinimet” – Territoret palestineze

Dy javë pasi filloi fushatën e vaksinimit COVID-19, Izraeli kryeson në nivel botëror në imunizimet për frymë. Në fillim të javës (05.01) , Ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein tha se 1.37 milion izraelitë kanë marrë dozat e tyre të para të vaksinës BioNTech-Pfizer. Krahasuar me vendet e tjera që filluan imunizimin e tyre në dhjetor, Izraeli është bërë “një kampion botëror në vaksinim”, shkroi Kryeministri Benjamin Netanyahu në Twitter.

Duke garuar për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e parakohshme në mars, Netanyahu po u premton izraelitëve, se vendi mund të jetë i pari që “do të dalë” nga pandemia e koronavirusit, me kusht që ata të bëjnë vaksinimet e tyre. Një e ashtuquajtur pasaportë e gjelbër, e cila do të lejonte më shumë liri për njerëzit që janë vaksinuar, po aplikohet për të inkurajuar izraelitët të regjistrohen për vaksinim. “Unë mendoj, se ekziston një gatishmëri në shoqëri që të fillojë të dilet nga kjo situatë dhe për të rifituar ndjesinë kontrollit mbi jetën e tyre,” tha Diane Levin-Zamir, një profesore e shëndetit publik në Universitetin e Haifa. “Metafora e një vaksine thjesht po ndihmon njerëzit të shohin se ne po bëjmë hapa gjigantë nga pandemia e koronës”.

Më herët, qeveria kishte siguruar disa miliona doza të vaksinës BioNTech-Pfizer me dy faza. Vaksina e Moderna u miratua të martën (05.01), por dozat e para nuk priten deri në mars, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Përhapja e shpejtë e imunizimit është pjesërisht falë përmasave relativisht të vogla të Izraelit, sigurimit të vaksinave dhe sistemit të digjitalizuar të kujdesit shëndetësor të vendit. Çdo qytetar duhet të regjistrohet në një nga katër organizatat joqeveritare të mirëqenies shëndetësore (HMO) që ofrojnë kujdes. Tani, klinikat, spitalet dhe qendrat e improvizuara të vaksinimit po punojnë pothuajse 24/7 për të administruar vaksinimet. “Izraeli ka këtë infrastrukturë që nga njëra anë është shumë e orientuar drejt komunitetit,” tha Levin-Zamir, i cili gjithashtu punon si drejtor i departamentit të edukimit shëndetësor në HMO. “Është shumë e shpërndarë, ka shumë klinika të kujdesit parësor në çdo lagje apo qytete të vogla, por ne gjithashtu kemi një sistem të centralizuar të kujdesit shëndetësor.”

Tani për tani, personat mbi 60 vjeç, punonjësit e sektorit të kujdesit shëndetësor, kujdestarë dhe njerëzit me probleme shëndetësore u jepet përparësi. Në rrjetet sociale po tregohen raste se si të rinj shkojnë në klinika duke kërkuar për të marrë doza vaksine që mendojnë se nuk do të përdoren dhe mund të shkojnë dëm. Një dozë e hapur BioNTech-Pfizer duhet të përdoret brenda një kohe të shkurtër.

Coronavirus vazhdon të përhapet

Izraeli vazhdon të luftojë me shkallën e lartë të infeksionit të koronavirusit. Numri i të vdekurve aktualisht është 3,445 njerëz. Zyrtarët e shëndetësisë kanë sugjeruar që mbyllja e tretë mbarëkombëtare, e cila u vendos në dhjetor, të shtrëngohej këtë javë. “Vaksinimi i plotë është vetëm një javë pas dozës së dytë,” shkroi Ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein në Twitter. “Ndërkohë shkalla e infeksioneve po rritet shpejt. Prandaj, nuk ka zgjidhje tjetër përveç një mbylljeje të plotë dhe të shpejtë.”

Ndërsa problemet logjistike, financiare dhe politike janë të shumta, mbetet e pasigurt se kur do të fillojë vaksinimi për 5 milionë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe në Rripin e Gazës. Si Rripi i Gazës i kontrolluar nga Hamasi ashtu edhe Bregu Perëndimor i administruar nga Autoriteti Palestinez kanë pasur rritje të kuotave të infektimit në muajt e fundit. Më shumë se 1,600 njerëz kanë vdekur nga COVID-19. Përkimi i rritjes së infeksioneve me pasqyrimin mediatik të fushatës së vaksinimit në Izrael bën që palestinezët të pyesin veten se kur është planifikuar vaksinimi për ta. Disa druajnë se imunizimet do të vonohen, pasi vendet e pasura vaksinojnë së pari popullatat. Shumë kanë diskutuar përgjegjësitë e Izraelit për të imunizuar palestinezët në kontekstin e konfliktit palestinezo-izraelit. Banorët palestinezë të Jeruzalemit Lindor kanë kryesisht akses në programin e vaksinimit përmes ofruesve të tyre lokalë të kujdesit shëndetësor të Izraelit.

Në një letër të hapur, disa organizata izraelite për të drejtat e njeriut i bënë thirrje qeverisë, si fuqi pushtuese, për të furnizuar ose për të ndihmuar në financimin e vaksinave për palestinezët. Disa zyrtarë kanë sugjeruar që qeveria mund të kthejë çdo tepricë pasi të vaksinohet popullsia e Izraelit. Burimet kanë theksuar se kjo do të ishte në interesin kombëtar, pasi mijëra palestinezë udhëtojnë çdo ditë përtej kufirit ose punojnë në vendbanimet izraelite. Kjo do të rrisë presionin ndaj Autoriteteve Palestineze për të siguruar vaksina nga vende të ndryshme dhe nga kompani farmaceutike. Vaksinat e prodhuara ruse Sputnik V dhe prodhimet e Mbretërisë së Bashkuar AstraZeneca janë përmendur si mundësi. “Ne jemi duke bërë më të mirën tonë për të marë vaksina dhe kemi bërë kërkesa në disa kompani,” tha Dr Yaser Bouzieh, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë Palestineze. Nuk ka një afat kohor të dakorduar që tani, shtoi ai, por “ne presim dorëzimin deri në fund të shkurtit ose në mars”.

Përveç kësaj, Autoritetet Palestineze kanë aplikuar për një mekanizëm të veçantë partneriteti me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Aleancën e Vaksinave Gavi. Programi COVAX i administruar nga OBSH synon të ndihmojë vendet me të ardhura të ulëta për të marrë një pjesë të barabartë të vaksinave. Si e tillë, kjo do të ndihmonte në sigurimin e vaksinave në faza për deri në 20% të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe njerëzve mbi 60 vjeç ose që plotësojnë kushtet shëndetësore në Bregun Perëndimor dhe në Gaza. “Ne nuk e dimë akoma saktësisht kur vaksinat do të bëhen të disponueshme për shpërndarje, pasi shumë vaksina të mundshme janë duke u studiuar dhe janë duke u zhvilluar disa prova të mëdha klinike,” tha Gerald Rockenschaub, kreu i zyrës  së OBSH-së për territoret palestineze. Nëntëdhjetë e dy vende pjesëmarrëse në program po presin miratimin emergjent të përdorimit të vaksinave para se të fillojë shpërndarja. “Ne vlerësojmë se mund të jetë në fillim të mesit të vitit 2021,” tha Rockenschaub.

Në ditët e fundit, media lokale ka raportuar se një mungesë e përkohshme e pritshme e furnizimeve të vaksinave do të ngadalësojë vaksinimin. “Thembra e Akilit qëndron në zinxhirin e furnizimit të vaksinës në janar,” shkroi Amos Harel kohët e fundit në gazetën Haaretz. Për të vazhduar fushatën e suksesshme, Izraelit do t’i duhet një furnizim i qëndrueshëm i vaksinave të premtuara.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota izrael izrael

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin