LIVE UPDATES
Politike

Jamarbër Malltezi publikon fotot e guroreve në bregdet dhe pyet Ramën: Uo pasha, do bëç turizëm apo?

2 August 2019, 16:08 Nga DOSJA
Jamarbër Malltezi publikon fotot e guroreve në bregdet dhe pyet

TIRANË- Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka publikuar sot disa foto një guroreje që ndodhet në bregun e jonit. Malltezi në një reagim në Facebook, shkruan se goruroja është në kundërshtim me planin rregullues së Bashkisë Himarë.

Më tej ai shton se në këtë mënyrë dëmtohet turizmi, pasi nuk mund të ketë turizëm në një vend që ndotet uji nga intertet. Në fund Malltezi ka bërë dhe disa pyetje, të cilat i ka lënë pa përgjigje.

“Po tani në 2019 nuk ka dalë me fare nga bregu ky krye-këshilltari? Po ai që conte nga 10 letra në javë në UNESCO se po dëmtohej Butrinti pse u zgjerua rruga kombëtare mos nuk jeton më? Po ata hallexhinjtë që dilnin të protestonin për hekurat rrethues të Pallatit të Brigadave kur u zgjerua Rruga e Elbasanit a mos kanë ndërruar jetë që nuk ndihen? Apo të gjithë këtyre, njëlloj si Rama-Klosi dhe inspektorëve të tyre ua ka zënë kokën me derë oligarkët që ju kanë dhënë KAFEN dhe tani nuk ndihen dot?”, shkruan ndër të tjera kreu i Departamentit të Mjedisit në PD.

POSTIMI I PLOTË

Uo pasha, do bëç TURIZËM apo GURORE? – 3 refleksione nga një foto gurore buzë detit:

Kushdo që ka kaluar në bregun e Jugut këtë vit ka parë një gurore masive mu buzë detit. Ka silos rere, pirgje guresh, betoniere, ekskavatore dhe ka prishur mbi 4 hektarë vegjetacion natyror që në letra figuron ende në inventar pyjor. Hapa Planet Vendore të Bashkisë Himarë dhe shoh se kjo gurore qenka në dhunim edhe të Planit Rregullues të Himarës, edhe në dhunim të Planeve të Detajuara Vendore të Dhralesë dhe Perivolos. Pra, GURORE në dhunim të Planeve Hapësinore. Sot portalet kishin edhe një lajm sesi një ekskavator nga kjo gurore masive po lëvizte masive gurësh në breg mu ngjitur me turistët.

Po Inspektoriate a ka ky vend? A paguajmë ne si taksapagues për Inspektoriat Mjedisi? Aty ku z. Klosi ka emëruar ish-doganierin dhe ish-kreun e PS në Durrës ndonëse nuk ka asnjë njohuri mbi mjedisin? Po inspektoriat pyjor a ka ky vend? Të monitorojë fondin pyjor dhe livadhor? Aty ku z. Klosi ka emëruar një ish trafikant droge të dënuar me burg, I cili hera-herës I jep emrin me qera Edvinit të shfryjë llumin e tij mendor? Po Polici a ka në këtë vend? Apo është e zënë duke burgosur protestuesit që duan të mbrojnë teatrin apo Kopshtin Botanik? Po Bashkia a ka inspektoriate dhe Polici Bashkiake? A burgosen njerëzit pse meremetojnë catinë pa leje? Këtu poshtë Palasës po operon një gurore mu buzë detit në dhunim të disa Planeve Hapësinore dhe institucionet kanë mbyllur sytë shumë fort ose si pasojë e korruptimit masiv te cdo zyrtari, ose si pasojë e pagesës së KAFES tek 1 zyrtar Rama-Klosi dhe nuk guxon asnjë nga dhjetra inspektoriatet apo policet të kryejë detyrën shtetërore!!!

Në 2011 apo 2012 në një debat mbi turizmin në Opinion këshilltari shumë-përdorimsh i Edi Ramës (që e përdor edhe për ndryshimin e kufinjve, edhe për qeverisjen, edhe për kushtetutën, edhe si dëshmitar kallp që të dëshmojë se trangujt nga Kosova janë eruditët më të mirë, edhe për të sjellë miell serb jashtë standardeve të BE, e përdor edhe si ekspert për turizmin), u ankua se rruga e plazhit që po ndërtohej për tek rrugët e bardha poshtë Palasës kish dëmtuar turizmin (duke hedhur inertet ndërtimore anash rruge) dhe se shteti Shqiptar duhej të zgjidhte nëse do bënte turizëm apo gurore. Ndonëse dukej si trill (duke pasur parasysh se deri në 2011 nuk kish rrugë të shtruar me asfalt fare për në plazh dhe makinat sa herë kalonin ngrinin re pluhuri nga pas), më pëlqeu ndjeshmëria e papritur mjedisore e këshilltarit shumë-përdorimsh të Ramës. Po tani në 2019 nuk ka dalë me fare nga bregu ky krye-këshilltari? Po ai që conte nga 10 letra në javë në UNESCO se po dëmtohej Butrinti pse u zgjerua rruga kombëtare mos nuk jeton më? Po ata hallexhinjtë që dilnin të protestonin për hekurat rrethues të Pallatit të Brigadave kur u zgjerua Rruga e Elbasanit a mos kanë ndërruar jetë që nuk ndihen? Apo të gjithë këtyre, njëlloj si Rama-Klosi dhe inspektorëve të tyre ua ka zënë kokën me derë oligarkët që ju kanë dhënë KAFEN dhe tani nuk ndihen dot?

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adi malltezi denoncimi i malltezit guroret ne bregdet turizmi ne shqiperi adi malltezi denoncimi i malltezit guroret ne bregdet turizmi ne shqiperi


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin