"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
“Je hipokrite” Von Cramon përplaset me Bërnabiç: Do mbroj të drejtat e njeriut
30 November 2021, 17:07Nga DOSJA
BRUKSEL- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon reaguar ndaj deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiç në lidhje me sundimin e ligjit. Me anë të një postimi në Twitter von Cramon shkruan se sundimi i ligjit i referohet trajtimit të barabartë të të gjithëve para tij, qoftë në Loznicë, Mitrovicën e Veriut apo Gjermani. Von Cramon deklaroi gjithashtu se ajo gjithmonë do t’i mbrojë të drejtat civile dhe të njeriut, pavarësisht nga kombësia e dikujt.
“Sundimi i ligjit ka të bëjë me trajtimin e barabartë për të gjithë para ligjit, qoftë në Loznicë, Mitrovicë Veriore apo Gjermani. Unë gjithmonë do t’i mbroj të drejtat civile dhe të njeriut pavarësisht nga kombësia e dikujt. Herën tjetër, në vend që të më sulmoni, mund të përpiqeni të flisni me njerëzit tuaj në Nedeljice”, shkroi Von Cramon.
The #RuleOfLaw is about equal treatment for all before the law, be it in Loznica, North Mitrovica or Germany.
I will always defend the civic and human rights irrespective of someone’s nationality.
Brnabiç më herët ka sulmuar eurodeputeten Von Cramon duke e quajtur atë hipokrite. Ajo në Twitter ka shkruar se për Von Cramon se sundimi i ligjit është vetëm kur bëhet fjalë për Prishtinën, ndërsa për Beogradin është diçka tjetër.
BERLIN – Policia gjermane ka prangosur 14 persona të dyshuar për kontrabandë të disa tonëve kokainë nga Amerika e Jugut në Gjermani, duke çmontuar kështu...
KOSOVË – Këngëtari i njohur Labinot Tahiri është solidarizuar me deputeten dhe aktoren Adriana Matoshi, e cila zbuloi dje për publikun lajmin e keq s...
AFGANISTAN- Sipas organizatës “Human Rights Watch”, talebanët kanë kryer qindra ekzekutime dhe zhdukje njerëzish, në një seri veprimesh hakmarrëse, që nga marrj...
KOSOVË – Gjykata e Apelit në Kosovë ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Naser Pajazitajn për vrasjen e kushërirës, dhe rasti është kthy...
KOSOVË – Vendet e QUINT, Shtetet e BashkuaraFranca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shprehur shqetësimin e tyrepër mos zbatimin në pl...
KINË – Pjesë nga dokumente të pabotuara më parë që lidhin drejtpërdrejt goditjen e Kinës ndaj myslimanëve ujgurë dhe pakicave të tjera në provincën X...