LIVE UPDATES
Bota

Joe Biden dhe marrëveshja bërthamore me Iranin

23 December 2020, 08:22 Nga DOSJA
Joe Biden dhe marrëveshja bërthamore me Iranin

Nuk do jetë e lehtë t’i kthehesh një marrëveshjeje që kërkoi vite me radhë që të arrihej dhe u sabotua jashtë çdo rregulli menjëherë pasi u arrit, por presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Joe Biden ka treguar interes të merret me të. Irani e mirëpriti këtë gjë.

Presidenti Iranian Hassan Rouhani, tha së fundi se vendi i tij do t’i kthehej pa hezitim marrëveshjes nukleare, të njohur si JPCOA, brenda një ore pasi SHBA të ketë bërë të njëjtën gjë. Por ka mundësi që kjo të mos mjaftojë.

Sepse SHBA dhe forcat europiane mund të kërkojnë më shumë se kaq. Ata mund të shpresojnë që Irani të hyjë në bisedime për programin e kontestueshëm të armëve balistike dhe mbështetjen rajonale që u jep aktorëve jo-shtetërorë, gjë që SHBA dhe Europa e shikon si politikë destabilizuese. Zyrtarë iranianë kanë thënë se mund të hyjnë në bisedime për këto gjëra me fqinjët e vendeve të Gjirit Persik. Nëse ky konflikt vazhdon, përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen nukleare do të dështonin.

Fryma jo-nukleare e marrëveshjes bërthamore

“Irani nuk po i përmbahet frymës së marrëveshjes bërthamore.” Presidenti i SHBA-së, Donald Trumpe përsëriste këtë sa herë që vendoste saksione të reja kundër Iranit. Zyrtarët e tij përsërisnin pa pushim se marrëveshja bërthamore ka qenë një dështim, sepse nuk arriti të ndryshonte qëndrimin e Iranit në fushat e tjera.

“Në vend që të hidhte poshtë marrëveshjen, Trump mund ta përdorte atë për të ngritur çështje të tjera,” thotë Kelsey Davenport, drejtor për politikat për mospërhapjen e armëve tek Arms Control Association. Por ai nuk e bëri një gjë të tillë. Në publik Trump thoshte në mënyrë të përsëritur se donte të arrinte një marrëveshje të re me Iranin, një marrëveshje që të merrej me të gjitha çështjet e aleatëve të SHBA. Por ai nuk pati ndonjë strategji të qëndrueshme për të zëvendësuar marrëveshjen bërthamore, vëren Davenport.

Tani, që Biden thotë se SHBA mund t’i rikthehet marrëveshjes, janë shtuar zërat që kërkojnë një marrëveshje të re.

Një nga këto zëra është ajo e ministrit gjerman të Jashtëm, Heiko Maas. Në intervistën e fundit për revistën gjermane Der Spiegel, Maas thotë: “Një kthim tek marrëveshja e mëparshme nuk mjafton, gjithësesi. Do duhet të arrihet një lloj “marrëveshjeje bërthamore plus.”

Mbështetje për një marrëveshje bërthamore plus

Përveç Gjermanisë, edhe Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dhënë sinjale për mbështetjen e tyre. Në një deklaratë të lëshuar në fillim të muajit dhjetor për marrëveshjen bërthamore, tre vendet europiane, të njohura si E3, thanë se mirëpresin “një rrugë diplomatike për të shprehur më gjerë shqetësimet që kanë me Iranin.” Shefi i zyrës së OKB për kontrollin e armëve bërthamore, IAEA, Rafael Grossi, ka shprehur mbështetjen e tij për këtë qasje duke thënë: “Unë nuk mund ta imagjinoj që ata të thonë vetëm “ne po i kthehemi marrëveshjes së parë, sepse marrëveshja e parë nuk ekziston më.”

Të kërkosh më shumë nga Irani, është një punë e vështirë, thotë Ellie Geranmayeh, një ekspert për JPCOA në Këshillin Europian për marrëdhëniet me jashtë, European Council for Foreign Relations: “Rruga e vetme për të arritur bisedime të tjera me Iranin është që në fillim të arrihet një precedent duke zbatuar marrëveshjen bërthamore për të krijuar besimin e institucioneve politike të Iranit, se mund të bëjnë aktualisht marrëveshje me Perëndimin, marrëveshje që të jenë të qëndrueshme dhe prej të cilave mund të përfitojë edhe Irani.”

“Heqja dorë nga marrëveshja bërthamore e 2015-ës dhe propozimi i një kuadri më të gjerë çështjesh dhe një marrëveshje më e gjerë, të cilën iranianët nuk do ta pranonin kurrë, as me Trumpin, nuk do ishte e realizueshme,” thotë Geranmayeh.

Megjithëse fushata e “presionit maksimal” nuk solli ndonjë rezultat, disa zyrtarë të Trumpit propozojnë që Bideni ta përdorë atë. I dërguari special amerikan për Iranin, Elliott Abrams është një prej atyre që ndodhen aktualisht në Shtëpinë e Bardhë dhe që beson se fushata e ushtrimit të presionit i ka shkaktuar dhimbje të mëdha Iranit dhe Bideni mund ta përdorë këtë gjë për të arritur një marrëveshje më të mirë. “Ne kemi në dorë një çelës; le ta përdorim atë,” tha ai në një diskutim të bërë në webinar këtë javë nga grupi United Against Nuclear Iran.

Kurse Davenport thotë, se skenari me të cilin po përballet Bideni është i ngjashëm me atë të bisedimeve para se të arrihej marrëveshja bërthamore: “Shtetet e Bashkuara duhet një herë të neutralizojnë rrezikun në rritje shkaktuar nga dhunimi që Irani i bëri marrëveshjes bërthamore, duhet të rikthejnë besimin tek kredibiliteti i SHBA-së duke iu rikthyer marrëveshjes, dhe pastaj mund të vazhdojnë bisedimet për të folur për çështjet kritike që dalin nga parametrat e marrëveshjes bërthamore.”

Iran: vazhdim bisedimesh vetëm me vendet fqinjë

Irani ka refuzuar deri tani që të shtojë çështje të tjera në marrëveshje. “Ne nuk do të rihyjmë në bisedime për një marrëveshje për të cilën është biseduar tashmë,” tha ministri i Jashtëm Iranian Javad Zarif,në një konferencë politike të zhvilluar në muajin nëntor në Romë.

Irani i sheh programet e raketave balistike si parandaluese. Zyrtarët iranianë shpesh krahasojnë shpenzimet relativisht të larta ushtarake të fqinjëve me industrinë iraniane të armëve dhe aviacionit, e cila ndodhet nën sanksione. Nëse shtetet e tjera të rajonit nuk janë dakord për të bërë të njëjtat reduktime, Teherani nuk do pranojë të bëjë asnjë lëshim.

Zgjidhja e Iranit për t’i dhënë fund bllokimit të situatës është një dialog rajonal, por pa praninë e fuqive botërore. Propozimi i Iranit, “Hormuz Peace Endeavor” shkurt HOPE, fton fqinjët për të diskutuar çështjet e sigurisë rajonale, siç pati shkruajtur ministri i Jashtëm, Javad Zarifz. HOPE kërkon që në vend të involvimit të fuqive botërore, të përdoret një trupë më e lartë ndërkombëtare, si përshembull Këshilli i Sigurimit të OKB-së, për të miratuar rezultatet e bisedimeve.

HOPE e Iranit mund të mos jetë krejt realiste. Fuqitë perëndimore janë mbështetësit kryesorë në fushën ushtarake dhe të mbrojtjes për vendet e Gjirit Persik dhe nuk mund të mos përfshihen në bisedime. Përveç kësaj, mendon Davenport, “Marrja me aktivitetet destabilizuese rajonale të Iranit kërkon bisedime me të dy palët, si vendet e Lindjes së Mesme ashtu edhe të fuqive botërore.”

Sidoqoftë, propozimet e Iranit mund të jenë pikënisja për të arritur dialogun e domosdoshëm, pa të cilin marrëveshja bërthamore do të ishte jo efektive.”Për të marrë më shumë siguri se Irani nuk do të blejë armë bërthamore në të ardhmen, është e rëndësishme të merresh me shkaqet themelore që do mund ta nxisnin Teheranin që të merrte vendimin se përfitimet që nga armët bërthamore janë më të mëdha se sa kostot,” thotë Davenport.

Lindja e Mesme ka ndryshuar shumë që nga koha kur u nënshkrua marrëveshja bërthamore. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrei, dy vendet fqinje me Iranin, kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, dhe Izraeli mendohet të ketë qenë pas disa sulmeve të bëra kundër Iranit. Marrëdhëniet janë të prishura. Të diskutosh çështje të sigurisë duhet të kesh nivel të lartë besimi, shumë më të lartë se sa mund të krijojë Irani, rivalët e tij rajonalë dhe Perëndimi. Koha nuk mund të kthehet mbrapsht në vitin 2015. Por nëse diplomacia dështon sërish, atëherë mund të ketë përhapje armësh dhe kolaps të ekonomisë që lëngon në Iran. Kjo mund të hapë çështje serioze sigurie në Lindjen e Mesme dhe në botë, shumë më serioze se sa ato aktualet.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota irani joe biden irani joe biden

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin