LIVE UPDATES
Bota

Joseph Borrell: Është koha të flasim më shumë me Rusinë sesa për Rusinë

5 February 2021, 13:57 Nga DOSJA
Joseph Borrell: Është koha të flasim më shumë me

RUSI-Kryediplomati i BE, Joseph Borrell do të diskutojë në Moskë marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë, pasi pas arrestimit të opozitarit Navalny, raportet janë përkeqësuar sërish. Në një shkrim të publikuar në media ai ka paraqitur situatën dhe pikat e diskutimit.

Shkrimi i plotë:

“Sot po udhëtoj drejt Moskës. Hera e fundit që një Përfaqësues i Lartë i BE-së vizitoi Rusinë ishte katër vjet më parë. Qëllimi kryesor i vizitës sime është të diskutoj çështjet që na shqetësojnë në lidhje me vendin dhe rolin e Rusisë brenda Evropës dhe angazhimin e saj në nivel ndërkombëtar. Marrëdhëniet BE – Rusi janë përkeqësuar gjatë dekadës së fundit dhe veçanërisht që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë dhe Sevastopolit në vitin 2014, ato janë shenjuar nga mungesa e besimit. Sot, ne e shohim njëri-tjetrin si rivalë dhe konkurrentë dhe jo si partnerë. Ne kemi mosmarrëveshje të forta kur bëhet fjalë për konfliktet e fqinjësisë, nga Ukraina dhe Bjellorusia, te Libia dhe Siria, dhe kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Helmimi i Alexey Navalny-t, arrestimi dhe dënimi i tij si pasojë, dhe arrestimi i mijëra demonstruesve gjatë ditëve të fundit janë sinjale të dhimbshme ngushtimit të hapësirës për opozitën, shoqërinë civile dhe zërat e pavarur në vend. Veprimet e Rusisë gjatë viteve të fundit nuk përputhen me angazhimet e saj as si anëtare e Këshillit të Evropës dhe as si shtet pjesëmarrës në OSBE. Le të kujtojmë se këto institucione janë në qendër të bashkëpunimit, paqes dhe sigurisë në Evropë. Ne na duhet ndërveprim i sinqertë me Rusinë mbi gjendjen e marrëdhënieve tona. Qëllimi i diplomacisë është pikërisht angazhimi, përcjellja e mesazheve dhe përpjekja për të gjetur një bazë të përbashkët. Diplomacia është thelbësore kur punët janë keq. Kanalet tona të komunikimit duhet të jenë gjithmonë të hapura. Megjithatë, ne më shumë kemi folur për njëri-tjetrin (madje edhe për të kaluarën) sesa me njëri-tjetrin. Kjo vetëm përjetëson mosbesimin dhe pengon në zgjidhjen e sfidave që kemi përpara. Ne duhet të jemi të qartë për shqetësimet tona. Në të njëjtën kohë, duhet të pranojmë se jemi të ndërlidhur ngushtë me fqinjin tonë më të madh, jo vetëm historikisht ose gjeografikisht. Bashkimi Evropian është ende partneri i parë tregtar i Rusisë dhe burimi i saj më i madh për investimet e huaja direkte. Studentët rusë janë më të shumtët në numër në një vend jashtë BE-së që përfitojnë nga shkëmbimet universitare Erasmus + dhe Rusia është vendi ku lëshohen më shumë viza Shengen. Lidhjet tona mbeten të rëndësishme në mënyrë reciproke. Prandaj, ne duhet të ndjekim një qasje shumëplanëshe, siç pasqyrohet në paketën e parimeve udhëzuese të dakorduara nga BE për marrëdhëniet e saj me Rusinë. Ky do të jetë kuadri i referencës për vizitën time në Moskë. Ai përfshin angazhim selektiv për çështje në interes të BE-së, si dhe shtrirjen dhe mbështetjen e shoqërisë civile ruse. Dhe kjo nuk mund të bëhet përmes videokonferencës. Përkundër gjithë kësaj, ka çështje ku ne mund të punojmë së bashku, dhe kur ta bëjmë këtë, ne mund të arrijmë rezultate. Shembulli më i mirë është Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit – Marrëveshja e Iranit, e cila është ende një nga gurët e themelit të arkitekturës globale të mospërhapjes së armëve bërthamore. Shumë kriza rajonale do të përfitonin nga mirëkuptimi nga afër dhe përpjekjet e përbashkëta të BE-së dhe Rusisë.

Sfidat globale të kohës sonë kërkojnë zgjidhje globale, duke filluar me pandeminë COVID-19. Na duhet më shumë bashkëpunim, transparencë dhe shkëmbim informacioni, jo më pak. Ne na duhet të luftojmë dezinformimin, i cili sidomos tani është veçanërisht i dëmshëm dhe mund të vërë në rrezik jetën e njerëzve. Ne kemi parë aktivitete në këtë fushë që vijnë nga Rusia.

Ne duam të angazhohemi më tej me Rusinë në sfidat e klimës. Ne mbështetemi në angazhimin e Rusisë për ta kthyer në sukses COP26 e Glasgout. Vetëm duke kapur mundësitë për një tranzicion të drejtë dhe të ndershëm për të gjithë ne, mund të ruajmë prosperitetin, ndërsa shpëtojmë planetin.

Së fundmi, ne duhet të trajtojmë kërcënimet dhe mundësitë e reja që shfaqen në sferën digjitale dhe hapësirën kibernetike. Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë sulmeve kibernetike në të kaluarën e afërt, të cilat janë bërë simptomë e rivaliteteve të reja. Nga ana e BE-së, ne kemi qenë të qartë në angazhimin tonë për të zgjidhur me mjete paqësore mosmarrëveshjet ndërkombëtare në hapësirën kibernetike. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk përgjigjemi. Ne kemi vendosur sanksione kundër autorëve të veprimtarive dashakeqe dhe nuk do të ndalemi me kaq, nëse do të jetë e nevojshme.

Në përputhje me Aktin Final të Helsinkit, stabiliteti në Evropë duhet të bazohet në bashkëpunim, respekt për integritetin territorial dhe sovranitetin e kombeve, dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Angazhimi në dialog nuk do të thotë që të kthehemi te “biznesi si zakonisht”, por duhet të gjejmë fusha të mirëkuptimit për të rindërtuar besimin në mënyrë progresive.

Unë do t’i informoj udhëheqësit e BE-së mbi rezultatin e vizitës sime në një debat të ardhshëm strategjik mbi marrëdhëniet BE-Rusi. Thelbësor mbetet garantimi i një drejtimi të qartë dhe unitetit në angazhimin tonë me Rusinë.

Në vitet ‘90, ne ëndërronim për një Evropë tjetër, ndërsa punonim të gjithë së bashku për t’u bërë ballë sfidave globale. Në vitin 2021, këto ëndrra fatkeqësisht nuk përputhen me realitetin. Megjithatë, ato duhet të vazhdojnë të na frymëzojnë dhe ne duhet të angazhohemi në realizimin e tyre.

Burimi: Kathimerini

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joseph borrell joseph borrell

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin