"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Ka firmosur formularin për Kuvendin?/ Delegatja kërkesë Palokës: S’është e vërtetë
25 November 2021, 10:32Nga DOSJA
TIRANË- Delegatja e Partisë Demokratike, Freskida Rapo i është drejtuar sot me një kërkesë zyrtare Kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, ku i kërkohet t’i vihet në dispozicion formulari që mban të dhënat e saj personale. Sot ajo ka depozituar kërkesën në të cilën pretendon edhe njëherë se nuk ka hedhur asnjë firmë për mbledhjen e Kuvendit Komvëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor, sipas propozimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kërkesa siç duket edhe në foton e mëposhtme është protokolluar por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.
“Në cilësinë e sekretares së seksionit 1823 pranë njësisë bashkiake nr.5, detyrë e cila më bën automatikisht delegate me të drejat të plotë të Kuvendit të PDSH-së, ju kërkoj që të më vini në dispozicion formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar që sipas informacionit të dhënë nga deputeti i zonës elektorale Agron Shehaj, rezulton i firmosur nga e nënshkruara, gjë e cila nuk përkon me të vërtetën, pasi kam refuzuar të firmos formularin në fjalë,”-shkruan ajo në letër.
Dy ditë më parë Shehaj shkoi dhe konfirmoi votat e mbledhura nga Berisha, ndërkohë që demokratja reagoi menjëherë duke u shprehur se vullneti i saj ishte i falsifikuar duke këmbëngulur në qëndrimin e saj. Ndërkohë që Shehaj u justifikua me faktin se firmat nuk ishin mbledhur nga ai, ndaj dhe nuk mbante përgjegjësi.
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i njohur ndryshe si KPK, ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Matit, Rexhep Karaj. Edhe ...
SHBA– Kongresmeni amerikan Lee Zeldin, i ka shkruar një letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku vazhdon të kërkojë informacione për rastin e lider...
TIRANË– Një nga fermerët e takuar me kryeministrin Edi Rama dot në selinë e Kuvendit ka thënë detaje për mediat e mbledhura për të raportuar protestë...
PRISHTINË– Presidenti Ilir Meta u mirëprit sot gjatë vizitës së tij në Kosovë nga kryeparlamentari Glauk Konjufca. Gjatë takimit, Meta theksoi rëndës...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka vendosur që ti kthejë përgjigje një qytetari shqiptar të Maqedonisë së Veriut, i cili i thotë se nuk ka respekt për ta. Kre...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përballur me fermerët që protestojnë sot kundër paketës fiskale para selisë së Kuvendit të Shqipërisë. Në momenti...
TIRANË – Fermerët e Lushnjes janë mbledhur përpara parlamentit ku po zhvillohet sot seanca për miratimin e buxhetit të vitit 2022. Ata u kërkojnë dep...
TIRANË– The Wall Street Journal i ka kushtuar një artikull narko trafikantit shqiptar Dritan Rexhepi, i cili thuhet se ndodhet në një burg në Ekuador...