LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Kafshë pune në Shqipëri’, rrëfehet i biri i Elena Gjikës: Vuajtjet e nënës sime, nusja e djalit të ish-kryeministri

4 May 2019, 11:06 Nga DOSJA
‘Kafshë pune në Shqipëri’, rrëfehet i biri i

Një grua intelektuale, e lindur në Itali ku e priste një e ardhme e shkëlqyer në fushën e akademisë, por që erdhi në Shqipëri me bashkëshortin e saj, djalin e Mustafa Krujës dhe gjeti terrin e diktaturës.

Jeta dhe arritjet e dikurshme, me siguri ua bënin më të dhimbshëm kontrastin me vuajtjen e tanishme, intelektualëve të dërguar në kampet e internimit gjatë diktaturës komuniste, por ishte e qartë që edhe diktaturës ia bënte më të flaktë dëshirën për ta rënduar këtë kontrast duke e nxirosur me sa mundte të tashmen. Ndoshta atë që ata kishin brenda shpirtit, nuk mundeshin gjithmonë ta arrinin e t’ua merrnin, por çfarë kishin në dorë me jetët e tyre, e bënë pa mëshirë.

Elena Gjika, jo ajo e lindura në Bukuresht, por një tjetër, e lindur në Romë, gati 100 vjet më vonë, nga një baba kolonjar dhe një mama italiane, ishte një nga ato gra me mendje brilante që diktatura e ktheu në mbartëse drush dhe punëtore ndërtimi. E diplomuar në Universitetin e Napolit, e propozuar për katedrën e Fakultetit të Letërsisë atje, por e ardhur në Shqipëri pas martesës me Petrit Merlikën, djalin e ish-Kryeministrit, Mustafa Kruja Merlika, Elena mund t’i kishte dhënë shumë Shqipërisë së babait, burrit dhe birit të saj në një kohë tjetër, por koha e diktaturës i kërkoi të priste e të ngarkonte dru, pasi i kishte prerë, me goditje të vazhdueshme, nga jeta e saj, shpresat për të ardhmen që premtonin dijet, prirjet, teza e diplomimit, vlerësuar shkëlqyeshëm dhe e botuar nga Akademia Italiane e Shkencave dhe mjedisi që e kishte rrethuar dikur. Ishte rritur në një mjedis intelektual, me babain gazetar dhe mamanë mësuese. Kishte qenë shoqe Liceu me të motrën e Aldo Moros, që më pas do të bëhej kryeministri i Italisë, shkoi nuse në shtëpinë e një tjetër kryeministri. Shtëpinë e saj, kur ishte e vogël, e vizitonin intelektualë e burra shteti si Luigj Gurakuqi dhe Mustafa Kruja, të cilët ishin miq të të atit. Gjeti të njëjtën atmosferë në shtëpinë ku shkoi nuse, kur u çonte kafen të vjehrrit dhe Aleksandër Xhuvanit dhe bashkohej në bisedat e tyre me dijet e saj të thelluara në letërsi, histori e gjuhësi. Më vonë pas arrestimit të të shoqit, ajo do të trokiste në derën e profesor Xhuvanit për t’i kërkuar punë në Bibliotekë dhe ai do t’i thoshte që në gjithë Ballkanin nuk mund të gjente një kandidaturë më të mirë sesa ajo, por…Kishte rrudhur supet, i znëë ngushtë. Ai e dinte, siç edhe Elena do e shihte shumë shpejt, që rrugët e saj ishin mbyllur.

Në rrëfimet e të birit, Eugen Merlikës, në një botim me dëshmitë e të mbijetuarve të kampit të Tepelenës, botuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, shpaloset jeta e Elenës, e cila duke mos mundur ta braktiste të birin, edhe pse kishte mundësinë të largohej nga Shqipëria, si shtetase italiane, zgjodhi të qëndronte këtu pas arrestimit të bashkëshortit në vitin 1946, me 15 vjet burg dhe pranoi mundimet që diktatura përpilonte dhe zbatonte për armiqtë e saj.

Në vjeshtën e vitit 1947 i dëbuan nga shtëpia në Tiranë duke i dërguar në vendin Katër Rrugët e Shijakut ku jetuan në një kasolle, më pas disa të afërm i morën në shtëpinë e tyre në Krujë, por Dega e Brendshme i çoi në qelitë e saj bashkë me familjen e Abaz Kupit, ku jetuan më shumë se një vit. Në vitin 1949, siç kujton Eugeni, i nisën sipër një kamioni për në Tepelenë. Elena u nis atje me djalin tre vjeç dhe vjehrrën. Ajo ishte krahu i punës së familjes së tyre në Tepelenë. “Jeta e atyre që punonin ishte shumë e lodhshme, sepse kishin zëvendësuar mushkat. Njeriu ishte kthyer në mushkë për të mbajtur dru nga mali për t’i sjellë aty; ecnin 2 apo 3 orë rrugë me dru në kurriz. Nganjëherë me rrasa guri…”, thotë Eugen Merlika, i cili, në atë kohë, e kujton veten pranë së gjyshes, duke pritur mamanë te muri me tela i kampit. Për festa mund të kishte një program të veçantë, siç ishte një natë e Vitit të Ri, kur gratë ishin kthyer nga mali dhe një polic kërkoi tri prej tyre, ndër to dhe Elena, për të ngarkuar sërish dru për në Tepelenë, në mes të shiut, dhe për t’i prerë sepse familjet e oficerëve kishin mbetur pa dru dhe i donin gati për në sobë.

Nga puna dhe uria në kampin e Tepelenës, Elenën e çuan në Vlorë, ku po ndërtohej burgu i Vlorës. Tashmë duhej të përjetonte edhe ndarjen nga i biri, edhe pse të gjitha vuajtjet i kishte pranuar, pikërisht për të mos u ndarë prej tij, por shteti e kishte vendosur. Më pas e çuan në Lushnjë, ku u bashkua sërish me të birin. Ndërruan kamp pas kampi në qytetin jugor, nga viti 1954 deri në vitin 1991, kur u liruan nga kampi i fundit, i Grabianit.

Tashmë e bija e Sotir Gjikës e lindur në 27 gusht 1920, siç zbulohet nga letërkëmbimi i të atit, me Luigj Gurakuqin, ku gazetari njoftonte mikun e tij për lindjen e fëmijës së dytë, këtë herë vajzë, ishte 71 vjeçe. Do të kthehej në Itali, me hapjen e kufijve, por familjen nuk do ta gjente më. Vite më parë, në një letër dërguar të vëllait, kishte shkruar një lutje për Aldo Moron, që ta ndihmonte të takonte të ëmën, por nuk mori kurrë përgjigje. Jetonte në një vend të izoluar, ku ishte e vështirë të hynin lajmet e mira dhe e ndaluar të dilnin njerëzit, por mision që çdo e mirë që ata kishin sjellë, të shkatërrohej. Siç ndodhi me Elena Gjika Merlikën, por Zoti e ndihu për ta nxjerrë gjallë nga kampi i Tepelenës, të birin për të cilin sakrifikoi jetën. Shqipëria nuk ka asgjë për të thënë për atë çfarë Elena kishte mundësinë t’i falte vendit, por, falë Zotit, Eugeni ka shumë për të thënë për nënën e tij.

Marrë nga Kujto.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture elena gjika ish-kampi i tepelenes kampi i grabianit sotir gjika elena gjika ish-kampi i tepelenes kampi i grabianit sotir gjika

Sondazh

Art&Argëtim 3 May 2019, 20:13

Duke diskutuar për hallet e popullit

I Huaji: Duke diskutuar për hallet e popullitTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin