Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Legjenda braziliane u përfshi në Sallën e Famës së Milanit dhe foli për emocionet e rikthimit, ambiciet e klubit dhe lojtarin që i kujton Andriy Shevchenkon.
ITALI - Ricardo Kaká përjetoi emocione të veçanta në “San Siro”, ku u përfshi zyrtarisht në Sallën e Famës së Milanit. Përpara derbit, ish-ylli brazilian u prit ngrohtësisht nga tifozët kuqezi, ndërsa nuk e fshehu emocionin për këtë vlerësim.
“Është shumë e vështirë t’i përshkruaj me fjalë emocionet që ndiej këtu në “San Siro”, me tifozët e Milanit. Është një ditë e veçantë për mua”, u shpreh Kaká për DAZN.
Ai tashmë është pjesë e një grupi legjendash të klubit, ku bëjnë pjesë emra si Franco Baresi, Filippo Inzaghi, Marco van Basten, Ruud Gullit, Carlo Ancelotti dhe Andriy Shevchenko.
Pikërisht ish-sulmuesi ukrainas ishte në qendër të një prej komenteve më interesante të brazilianit. Kaká zbuloi se Christian Pulisic i kujton këngën që tifozët e Milanit këndonin për Shevchenkon.
“Kur shoh Pulisicin, më vjen në mendje ajo këngë: ‘Ai nuk është brazilian, por…’. Mendoj se mund t’i përshtatet edhe atij”, tha braziliani, duke iu referuar koreve të tifozëve për legjendën ukrainase.
Kaká shprehu gjithashtu dëshirën për të parë sërish më shumë futbollistë brazilianë në skuadrën kuqezi. “Më pëlqen t’i shoh brazilianët në klubet më të mira. Do të doja t’i shihja përsëri te Milani”, shtoi ai.
Ish-mesfushori sulmues foli edhe për takimin me pronarin e klubit, Gerry Cardinale, me të cilin kishte darkuar në prag të derbit. Ai vlerësoi ambicien për ta rikthyer Milanin mes protagonistëve të futbollit italian dhe europian, duke theksuar se talenti individual nuk mjafton pa krijuar një skuadër të fortë.
Sa i përket kujtimit të tij më të bukur nga derbi i Milanos, Kaká veçoi përballjet me Interin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, kur Milani fitoi të dyja ndeshjet.
Festa në “San Siro” kulmoi me tifozët që kënduan në nder të brazilianit, duke rikthyer kujtimet e një prej periudhave më të lavdishme të historisë së klubit.
B.T (Dosja.al)
MEKSIKE - Lewis Hamilton ka dhuruar një tjetër moment të madh në Formula 1, duke siguruar pole position-in në Çmimin e Madh t&eu...
SPANJE - Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga, madje në mënyrë spektakolare. Katalanasit kanë triumfuar me rez...
ZVICER - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kanë qenë të pranishëm në...
ITALI - Kuqezinjtë triumfojnë 3-1 në derbin e Milanos, duke e zgjidhur praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë. Diego Moreir...
Tottenham gëzohet fitores ANGLI - Kriza e Crystal Palace në Premier League po thellohet. Skuadra e drejtuar nga Pierre Sage u mposht 2-0 nga Tottenh...
GJERMANI - Harry Kane përjetoi një tjetër moment të veçantë në një javë që do të mbetet gjatë n&eu...
Harry Kane, duke luftuar me Gregor Kobel, nuk arriti të shënojë kundër Dortmundit GJERMANI - Festimi i Harry Kane për fitimin e &lsqu...
Dirk Kuyt është trajneri i përkohshëm i Fenerbahçes TURQI - Fenerbahçe pësoi humbjen e dytë radhazi në k...
ITALI - Roma dhuroi një paraqitje bindëse në transfertën ndaj Udineses, duke triumfuar me rezultatin 5-2 në javën e dhjetë t&...
GJERMANI - Stuttgart dhuroi një nga rezultatet më të rëndësishme të javës së tetë në Bundesligë, duke mpo...