LIVE UPDATES
Bota

Kandidatin socialdemokrat për kancelar, Olaf Scholz flet për DW: Prioritet ekonomia e Gjermanisë

12 August 2021, 06:58 Nga DOSJA
Kandidatin socialdemokrat për kancelar, Olaf Scholz flet për DW:

GJERMANI– Kandidati për kancelar i Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), Olaf Scholz, në një intervistë për DW tha se është i gatshëm të marrë përsipër drejtimin e një koalicioni tresh, mes SPD-së, partisë E Majta dhe me të Gjelbrit.

Scholz shtoi se është „i kënaqur që jo vetëm ai dhe SPD por edhe partitë e tjera kanë bërë të qartë se nuk do të krijojnë qeveri me ndihmën e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, AfD.” Scholz beson që partitë “CDU / CSU do të kalojnë në opozitë për t’u çlodhur, sepse ato nuk kanë plane të sakta për të ardhmen sepse edhe lobiistët kanë fituar shumë pushtet mbi këto parti, gjë që nuk është e mirë për vendin tonë.”

Parime të qarta

Scholz tha se si kandidat për kancelar është e rëndësishme që të kesh parime të qarta. Duke folur për parimet e tij ai tha: ”Unë jam shumë i angazhuar ndaj përgjegjësisë së Gjermanisë brenda kuadrit të partneritetit atlantik të NATO-s dhe besoj se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që Evropa të jetë e fortë dhe sovrane dhe se ne mund të japim kontributin tonë si një vend i madh në mes të Bashkimit Evropian.”

Kandidati socialdemokrat tha se synon sigurisht që ekonomia në Gjermani të jetë solide, e qëndrueshme dhe të ketë stabilitet si kur bëhet fjalë për buxhetin federal edhe kur është fjala për mënyrën se si të sigurojmë vende të mira pune dhe zhvillim ekonomik të duhur.

Sigurimi i themeleve ekonomike të Gjermanisë

Sipas Scholz “CDU / CSU janë të vendosura të organizojnë shkurtime taksash për ata që kanë të ardhura të mëdha dhe për kompanitë me fitime shumë, shumë të mëdha, prej 30 miliardë eurosh. Por përndryshe ato janë shumë të paqarta, gjë që është një mesazh i qartë. Uljet e taksave mund të bëhen se ne arritëm t’i shpëtojmë ekonominë dhe vendet e punës me një hua prej gati 400 miliardë euro për vitin e ardhshëm. Por kjo mund të bëhet vetëm nëse ne bëjmë shkurtime për çështjet sociale, dhe nuk bëjmë investime në infrastrukturë që janë të rëndësishme për të ardhmen. Kjo është arsyeja pse unë them qartë se ekziston një ndryshim politik që duhet diskutuar. Kjo vlen edhe për pyetjen nëse duam të gjejmë, për shembull, se si mund t’i sigurojmë themelet ekonomike të Gjermanisë. Kjo do të funksionojë vetëm nëse zgjerojmë në masë prodhimin e energjisë. Diçka që CDU/CSU e refuzon. Dhe nëse arrijmë ta bëjmë këtë, ne do të marrim vendimet përkatëse shpejt në vitin e parë të qeverisë së re.”

Pagë minimale prej 12 eurosh

Scholz tha se për të “është shumë e rëndësishme që në Gjermani të ketë një page minimale prej 12 eurosh në orë, e cila do t’u mundësojë rreth dhjetë milionë qytetarëve paga më të mira.” Kandidati për kancelar shtoi se “gjëja e dytë që është shumë e rëndësishme është që të zgjerojmë ofertat për çerdhe dhe kopshte dhe për kujdesin ditor të fëmijëve në shkolla. Ne tashmë kemi vënë në dispozicion fonde për këtë. Dhe unë dua ta vazhdoj ta bëj këtë në mënyrë që ta arrijmë një gamë gjithëpërfshirëse përkujdesjeje gjatë gjithë ditës dhe pa pagesë për fëmijët, sikurse bëhet tashmë një gjë e tillë në disa lande.”

Ndihma për vendet në zhvillim

Sa u përket dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia Scholz tha qeveria ka miratuar 400 miliardë euro që do të shpenzohen në fund të vitit të ardhshëm për të luftuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia në Gjermani. Scholz tha, se është angazhuar shumë që vendet e G-7 dhe të vendet e G20 të vendosin për lehtësimin e borxhit për vendet e tjera të botës si dhe për moratoriumet e borxhit në sektorët ku është e mundur të zbatohet kjo.

Ai tha se Gjermania po ashtu ka vënë në dispozicion miliarda për vendet në zhvillim në mënyrë që këto të sigurojnë doza vaksinimi.

Sfida e klimës

Sipas ekspertëve sfida më e madhe me të cilën njerëzimi duhet të përballet sot është kriza e klimës dhe jo lufta kundër krizës së koronës, prandaj sipas Scholz në Gjermani janë marrë prej vitesh vendime largvajtëse në lidhje me krizën klimatike. Prej shumë vitesh Gjermania ka gjithashtu një ligj për zgjerimin e energjive të rinovueshme, i cili konsiderohet si shembullor në të gjithë botën.

Scholz tha se ky është ndoshta programi më ambicioz, pra që deri në vitin 2045 të mos emetojmë më CO2, pra pothuajse për 25 vjet. Po sipas tij në Gjermani “duhet të zgjerohen në mënyrë masive kapacitetet e energjive të riciklueshme, dhe duhet të ndryshohen ligjet në mënyrë që të zgjerojmë sa më shpejt rrjetin e energjisë elektrike dhe kapacitetet e prodhimit me turbina me erë dhe me panele për energji diellore.”/DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota olaf scholz zgjedhjet ne gjermani olaf scholz zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Bota 12 August 2021, 06:02

Çfarë mësuam këto javë për COVID-in?

COVID-i pa simptoma, shumë i përhapurAfërsisht një e treta e njerëzve me COVID-19 nuk kanë simptoma, sipas një analize të të dhënave nga më shumë se 350 studime...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin