LIVE UPDATES
Bota

Kandiç: Kurti të heqë dorë nga padia, s’ka gjasa që GJND-ja ta bëjë përgjegjëse Serbinë për gjenocid

12 May 2021, 16:05 Nga DOSJA
Kandiç: Kurti të heqë dorë nga padia, s’ka gjasa

KOSOVË– Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, shkrimtarja dhe aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, e cila në vazhdimësi ka denoncuar brutalitetin dhe krimet e Serbisë, Natasha Kandiç, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, ka folur për premtimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për padi për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kandiç e ka quajtur nismë politike premtimin e liderit të Vetëvendosjes dhe ka potencuar se si të tillë s’mund as ta përkrahë, meqë thotë se ajo ide nuk i kontribuon sundimit të ligjit dhe drejtësisë për viktimat.

Por, cilat janë mësimet që duhet nxjerrë nga rastet e Kroacisë dhe Bosnjës?-  A mund të dënohet Serbia për gjenocid në Kosovë nga GJND-ja?- A ka ekspertë në Kosovë që mund të përgatisin padinë?- A mund t’i futen juristët ndërkombëtarë një aventure të tillë të vështirë? A mund që Kosova të llogarisë në Shqipërinë dhe Edi Ramën për këtë çështje dhe cilat mund të jenë pasojat politike për Kosovën në rast të humbjes së një beteje të tillë kundër Serbisë?

Për këto dhe detaje të tjera intervista e plotë:

Gazeta Express: A mendoni se është një proces shumë i vështirë bazuar në faktin që Bosnja dhe Kroacia e kanë humbur një betejë të tillë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?

Natasha Kandiç: GJND-ja ka konstatuar se Serbia është përgjegjëse për shkeljen e Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe jo për kryerje të gjenocidit, për të cilën Bosnja dhe Hercegovina ngriti padi. Duhet pasur parasysh se përpara këtij vendimi, Tribunali Ndërkombëtar për Krimet në Jugosllavi kishte dënuar oficerë të Ushtrisë së Republikës Serbe për ndihmë ndaj gjenocidit të Srebrenicës dhe kishte indikacione që GJND-ja nuk kishte bazë ligjore për ta bërë Serbinë përgjegjëse për gjenocid. Ndonëse nuk është një vendim për kryerje të gjenocidit, vendimi për shkelje të Konventës është shumë vendim i vështirë, që tregon për përgjegjësinë e madhe të Serbisë. Kur flasim për padinë e Kroacisë, ishte një akt politik, përfundimi dihej paraprakisht. Nuk ka vendim për gjenocid të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet në Jugosllavi, GJND-ja s’ka prova për një vendim për gjenocid në Kroaci. Kroacia ka shpenzuar shumë para dhe nuk pati rezultate. Njoftimi i kryeministrit Albin Kurti se Kosova do të ngrejë padi për gjenocid nuk ka bazë ligjore. Nëse kryeministri angazhon ekspertë ndërkombëtarë për të vërtetuar se Ushtria Jugosllave dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kryen gjenocid në Kosovë pas vendimeve të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet në Jugosllavi, do t’i kushtojë shumë Kosovës, shteti serish do të premtojë drejtësi për viktimat, drejtësi speciale, ndëshkim për Serbinë si shtet, dhe Gjykata Ndërkombëtare nuk do të shpallë një vendim të tillë.

Gazeta Express: Cilat janë shanset që Kosova të mund ta padisë Serbinë dhe ta fitojë rastin?

Natasha Kandiç: S’ka asnjë shans që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të marrë vendim që Serbia është përgjegjëse për gjenocid në Kosovë. Qeveria e re e Kosovës duhet ta raportojë në Bashkim Evropian dhe Kombe të Bashkuara se si Serbia nuk po i ndëshkon përgjegjësit brenda Ushtrisë Jugosllave dhe oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vrasjen e rreth 7 mijë civilëve shqiptarë, dhe t’iu tregojë atyre (BE’së dhe Kombeve të Bashkuara) se Serbia i trajton ata si heronj, dhe do ta ketë përkrahjen e shoqërisë civile të Serbisë, veçanërisht të Qendrës për të Drejtën Humanitare. Tribunali Ndërkombëtar për Krimet në Jugosllavi ka dhënë mijëra prova kundër oficerëve të Ushtrisë Jugosllave të MPB-së së Serbisë, të cilat janë injoruar plotësisht nga Prokuroria Serbe. Qeveria e Kosovës duhet të insistojë që Bashkimi Evropian, siç mbështet punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës, duhet të reagojë fuqishëm ndaj faktit se Serbia nuk po i përmbush detyrimet e saj ndërkombëtare kur bëhet fjalë për krimet e kryera kundër Kosovës. S’ka pasur aktakuza të reja për krimet në Kosovë për një kohë të gjatë. Qeveria e Kosovës mund të gjejë mbështetje të fuqishme për këtë çështje. Por jo për ide politike, siç është kjo e padisë për gjenocid. Një çështje tjetër shumë e rëndësishme janë të zhdukurit, por në mesin e të zhdukurve (1642) ka edhe shqiptarë për zhdukjen e të cilëve janë përgjegjës UÇK’ja. Sido që të jetë, ka një numër të madh të zhdukjeve në grupe, siç janë zhdukjet e 30 burrave në Beleg, 50 nga Kralani, 15 të tjera nga Meja, së paku 25 nga Deçani, Krusha e Vogël dhe Rahoveci- për të cilët janë përgjegjës Ushtria Jugosllave dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë,

 Gazeta Express: Cila mund të jenë pasojat politike nëse Kosova humb një betejë të tillë në GJND kundër Serbisë?

Nastasha Kandiç: Më lejoni të përsëris, kjo padi nuk duhet të përgatitet. S’ka ekspertë në Kosovë që mund ta bëjnë një gjë të tillë, derisa ekspertët më të mirë ndërkombëtare nuk do të pranojnë një punë të tillë, përjashto ata që e shohin si një mundësi për të fituar shumë para. Instituti i Krimeve të Luftës duhet të ringjallet. Një ka ekzistuar, tjetri duhet të shfrytëzojë ato çfarë Instituti kishte grumbulluar, dhe të vazhdohet drejt ndërtimit të një institucione të rëndësishëm.

Gazeta Express: Në opinionin tuaj, cilat janë parakushtet që Kosova duhet të përmbush për t’u future në një betejë të tillë me Serbinë në GJND?

Natasha Kandiç: Nëse Qeveria e Kosovës dhe kryeministri, Albin Kurti, nuk zmbrapsen nga ideja e tyre për padi për gjenocid, atëherë kanë një punë të madhe përpara, që do të kushtojë shumë-para se gjithash, për të vendosur se kush do ta ngrejë padinë. Nuk jam e sigurt që Edi Rama do të përkrahë një ide të tillë dhe që Kosova mund të llogarisë në Shqipërinë për një gjë të tillë.

Gazeta Express: A do ta ndihmoni Kosovën rreth kësaj çështje nëse një gjë e tillë iu kërkohet nga institucionet e Prishtinës?

Natasha Kandiç: Sikur më herët, Qendra për të Drejtën Humanitare do të mbështesë drejtësinë për viktimat e shkaktuara nga forcat serbe, por në rastin e padisë për gjenocid, ne nuk mund të mbështesim një ide politike që nuk i kontribuon sundimit të ligjit dhe drejtësisë për viktimat. Por, si më parë, ne gjithmonë do të themi dhe do të paraqesim prova se si Qeveria e Serbisë mbron nga përgjegjësia penale qindra oficerë që kanë kryer krime në Kosovë./Express.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi natasha kandic albin kurti dialogu kosove-serbi natasha kandic

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin