"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Kapet me mallra kontrabandë, arrestohet 52-vjeçari në Gjirokastër
21 November 2021, 12:28Nga DOSJA
GJIROKASTËR- Një 52-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, pasi është kapur me mallra kontrabandë. Mësohet se në prangat e policisë ka përfunduar 52-vjeçari me iniciale H.N.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bodrisht, ku gjatë kontrollit të policisë në garazhdin e shtëpisë janë gjetur mallrat kontrabandë. Mallrat kryesisht ishin kozmetikë nga vende të ndryshme të botës, si dhe pa asnjë dokumentacion përkatës. Mbi 52-vjeçarit rëndojnë akuzat e kontrabandës së mallrave, depozitim kontrabandë i mallrave si dhe fshehje e të ardhurave.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për arrestimin e shtetasit H. N., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregëtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë vijuar hetimet dhe kontrollet në vendet e dyshuar ku ky shtetas mund të dispononte mallra kontabandë.
Nga kontrolli i ushtruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në garazhin e banesës së tij në fshatin Bodrisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, kryesisht kozmetike, me mbishkrime në gjuhë të huaja, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë. Materialet në ngarkim të shtetasit H. N., i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
FIER– Në orët e vona të mbrëmjes policia ka kryer kontrolle në qytetin e Fierit. 6 postblloqe policisë vendore, të rendit, të luftës kundër krimeve, të an...
TIRANË– Psikologia e shkollës ka qënë ajo e cila ka zbuluar rastin e abuzimit që babai në Kamëz kryente ndaj vajzës së tij. E mitura i ka rrëfyer psi...
KAMËZ– Detaje të reja janë zbuluar nga rasti i rëndë i ndodhur në Kamëz gjatë fundit të tetorit të këtij viti, ku babai dhunonte në mënyrë makabre va...
ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali. Umbriaradio shkruan se dy 40-vjeçarë janë kapur me 12 gramë kokainë.Të dy ndodheshin në një ma...