LIVE UPDATES
Ekonomi

VIDEO-Këngëtari Endri Prifti: Ish-gruaja e Kadastra më grabitën shtëpinë, kërkoj drejtësi

20 April 2022, 19:28 Nga DOSJA
VIDEO-Këngëtari Endri Prifti: Ish-gruaja e Kadastra më

TIRANË– Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop” grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes, me ndihmën e institucioneve.

Endri Prifti: Padrejtësisë, unë do ia gjej drejtësinë deri në fund dhe prandaj iu drejtova tek emisioni juaj që godet padrejtësitë. Kisha një martesë, në 2007-ën, u martova për herë të dytë dhe blemë një shtëpi të cilën e vendosa në emër të gruas dhe pas 1 viti- 2 vitesh bëmë divorcin. Në gjyqin e divorcit të zgjidhjes së martesës, ne ramë dakord që ish-bashkëshortja të merrte të gjitha orenditë e shtëpisë dhe unë do të vazhdoja të paguaja kredinë për 12 vjet që kishin mbetur, a 11 sa ishin…Nga 500-600 euro çdo muaj, të cilën unë e vazhdova dhe e kreva për 11 vjet. Vitin e fundit me një manipulim, ish-bashkëshortja pagoi kesh diferencën që kishte mbetur.

Gazetari: Sa?

Endri Prifiti: Rreth 13 mijë-14 mijë euro.

Gazetari: Që ju kishit paguar pjesën më të madhe… Sa?

Endri Prifti: 75 mijë euro. Çdo muaj, me emrin tim, me firmën time të gjitha këto.

Gazetari: Shtëpia kur është blerë ka qenë në emrin e bashkëshortes tuaj dhe kush kanë qenë garantues të kësaj kredie?

Endri Prifti: Në emër të bashkëshortes dhe të prindërve të saj.

Gazetari: Ndërkohë që ju keni qenë të martuar kur është marrë kjo shtëpi me kredi?

Endri Prifti: Po, kemi qenë të martuar. Kur vija të paguaja në bankë se ka paguar dhe im vëlla, Stefi shumë për 2 vjet këste. Mbi 11 mijë euro ka paguar Stefi, i thoshim asaj drejtoreshës së bankës: Moj, se këto para mos na ikin në ndonjë vend tjetër. “Nuk ka shanse që t’i marrë njeri tjetër kur ti firmos vetë dhe derdh vetë”. Për të drejtën nuk kam turp fare që të gjithë që shikoni këtu, unë dua që të shpallet e vërteta, nuk më vjen fare rëndë sepse ndryshe do të thonë se ky është budalla po të mos thuash të vërtetën.

Në Gjykatën e Korçës, “Stop” ka mësuar se çifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë. Në vitin 2019, gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi. Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehut nuk u zbatua nga Kadastra e Korçës me pretendimin se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë që gjykata konfirmon të kundërtën. Lind pyetja se ku ka shkuar ky vendim dhe pse kjo pronë u tjetërsua nga ish-bashkëshortja e Endri Priftit. Për pasojë apartamenti, që ishte në emër të ish-gruas, u shit prej saj 2 herë brenda 1 muaji.

Endri Prifti: E shitën padrejtësisht, unë dhe e kisha bllokuar shtëpinë. E shitën dy herë brenda një muaji vetëm për të manipuluar çështjen.

Gazetari: Si e shitën kur ka qenë e bllokuar në hipotekë kjo shtëpi?

Endri Prifti: Për 1 muaj mund të shitet, mund ta blej unë një shtëpi dhe ta shes dhe për 1 muaj nuk ka asnjë përfitim dhe kuptohet se pse është bërë, vetëm për të manipuluar…

Gazetari: Ti a ke dijeni se kujt i është shitur kjo shtëpi, ndoshta i njeh personat e tjerë?

Endri Prifti: Për herë të parë iu shit një shoqes më të ngushtë të kësaj, është bërë kot sa të shpëtonin, fiktive, sa të hiqnin shtëpinë qafe. Shoqes më të ngushtë të ish-it tim, këtë e vërteton kush të dojë dhe pastaj pas 1 muaji ia shitën dikujt tjetër, pra shpëtuan nga procesi gjyqësor me këtë.

Gazetari: Brenda 1 muaji u shit 2 herë shtëpia, u tjetërsua pronësia?

Endri Prifti: U shit 2 herë dhe ja dokumentat dhe që ta sqaroj. Unë në një seancë gjyqësore që ishte përballë dhe ish-bashkëshortja dhe ëma e saj dhe gjyqtari Arben Lera, ngaqë nuk doja që të vija më në gjyq, më kishte ardhur në majë të hundës të merresha me drejtësinë time dhe të shikoja avokatin e saj që vetëm gënjente, më iku truri dhe ju thashë: Dëgjoni, unë do të heq dorë nga ky gjyq, vetëm të ia fal, u konsultova dhe me djalin e madh, Simonin, i thashë: Babi të ia falim vëllait të vogël këtë shtëpinë se do të bëjmë shtëpia të tjera ne?! Mirë më tha dhe djali i madh. Dhe i thashë në gjyq, djali ishte 14-15 vjeç. Iu thashë: Dua ta shkruash  që shtëpinë të ia fal djalit, në emër të djalit dhe për 3 vjet, kur ai të bëhet 18 vjeç le të bëjë çfarë të dojë. Djalin e ka në kujdestari e ëma dhe iu thashë, po jua fal, nuk dua të merrem fare me këtë proces gjyqësor. Vetëm ta vë në emër të djalit. Për 3 vjet, për këtë keni dëshmitar gjyqtarin.

Gazetari: Dhe nuk pranuan?

Endri Prifti: Nuk pranuan, e lanë në gjyq kështu që do ta mendojmë dhe kur i morëm në telefon që ta firmosim në emër të djalit, nuk u përgjigjën më dhe nuk e ngritën më telefonin.

Gazetari: Ka pasur plan tjetër?

Endri Prifti: Ka pasur plan tjetër, të merrnin vetëm para dhe t’i shpenzonin për kot. Unë ia fala djalit publik i dashur dhe nuk pranuan. Tani, ta lë unë drejtësinë të më vjedhi gjithandej?! Janë dhe shumë lekë, por pse t’i prishin ata që nuk duhet t’i prishin?! Ndërkohë që duhej t’i kishte djali im, pasuria e tij. Tani të gjykojë publiku se kush ka të drejtë.

Avokati Arben Llangozi në rolin e ekspertit shpjegon se jemi përpara 2  veprave penale që rëndojnë mbi zyrtarët e Kadastrës së Korçës dhe ish-gruas së Endrit Priftit, Anjeza Kolevicës.

Arben Llangozi: Gjykata, me të drejtë pretendon që kemi të bëjmë me një pasuri që është krijuar në regjim artitsor dhe kjo pasuri duhet që të pjestohet, por ajo që është futur në ngërç aktualisht është se kjo pasuri nuk ekziston më në emrin e palës së paditur, por është tjetërsuar në emrat e personave të tjerë dhe ky tjetërsim nuk shkel vetëm kodin e procedurës civile, por kemi të bëjmë dhe me një seri shkeljesh të kodit penal . Në rastin konkret, kemi të bëjmë me shkeljen e kodit penal  të parashikuar nga neni 320 i kodit penal që ka të bëjë me pengimin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës që rasti konkret është sigurim padie, por njëkohësisht kemi të bëjmë edhe me falsifikim të dokumentave të një kontrate të tjetërsimi shitje nga pala e paditur në rastin konkret, i ka kaluar një personi të tretë. Unë mendoj se kemi të bëjmë me vepra penale se pala duhet t’i drejtohet organit të akuzës sepse kemi të bëjmë me 2 vepra penale, neni  186 i kodit penal përcakton qartë se kur bëhen dokumenta fiktive, palët mbajnë përgjegjësi ligjore sipas kodit penal  dhe kemi dhe nenin 320 të kodit penal që ka të bëjë me ekzekutimet e vendimeve të gjykatave. Pra, personi i paditur, ka kryer vepër penale dhe duhet të mbajë përgjegjësi penale.

Endri Prifti: Çfarë të them unë?! “Stop-i” do ta zgjidhë këtë punë dhe prandaj është “Stop”.

Marrë nga TvKlan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale anjeza kolevica endri prifti anjeza kolevica endri prifti

Sondazh

Ekonomi 18 April 2022, 12:10

#kudomeVodafone, edhe jashtë Shqipërisë!

Të tjera oferta fantastike roaming vijnë nga Vodafone Albania, për të siguruar një komunikim, si asnjëherë më parë, të pandërprerë, cilësor e të shpejtë për të ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin