LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkesa për azil e Agron Tufës/ Zëri i Amerikës: U largua për shkak të kërcënimeve për detyrën, duhet hedhur dritë m

8 December 2019, 07:19 Nga DOSJA
Kërkesa për azil e Agron Tufës/ Zëri i Amerikës: U

Tiranë- “Zëri i Amerikës” ka bërë së fundmi një shkrim për largimin e Agron Tufës bashkë me familjen e tij nga Shqipëria duke kërkuar azil politik në Zvicër.

“Zëri i Amerikës” shkruan se Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa kërkoi azil politik në një vend europian për shkak të kërcënimeve për shkak të detyrës.

“Platforma Evropiane e Kujtesës dhe e Ndërgjegjes shprehur shqetësimin e kësaj organizate ndaj sigurisë së zotit Tufa. Në Shqipëri e shkuara komuniste vijon herë pas here te shoqërohet nga debate të ashpra ndërkohë qe analistët vlerësojnë se vendi ende ka shumë për të bërë për të hedhur dritë mbi krimet e diktaturës dhe personave përgjegjës dhe per t`u dhënë dinjitetin viktimave te pafajshme. “, thuhet në shkrim.

Shkrimi i plotë

Këto ditë Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa kërkoi azil politik në një vend europian për shkak të kërcënimeve për shkak të detyrës. Studiues, por edhe përfaqësues të Institucioneve dhe organizatave që trajtojnë të shkuarën komuniste në Shqipëri, vlerësojnë se drejtësia dhe institucionet shtetërore duhet të mbrojnë nga kërcënimet njerëzit që merren me aktivitetet e kohës. 

Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa dha doreheqjen dhe kërkoi azil politik në një vend europian. Drejtorja e Autoritetit të Dosjve të ish Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula, tha se ishte e keqardhur që një koleg, një drejtues i një institucioni publik, një intelektual i botuar, një shkrimtar ndodhej në një pozitë kaq të vështirë sa për të lëndë vendin.

“Bindja ime ,tha Zonja Sula, është që nuk ka asnjë person të këtij kalibri, të këtij pozicioni në shoqëri që pati Agroni, që të vendosi për konfort të largohet, natyrisht e ka shtyrë një hall i madh. Jam koshiente që temat që ne hapim përditë janë tema të vështira që ngjallin debat dhe debati është shumë i mirëpritur për sa kohë zhvillohet në terma njerëzore, akademike dhe në mënyrë civile”.

Zonja Sula tha se ajo që kishte vënë re me shqetësim ishte që ky debat i gjatë shpesh i ka kaluar tonet e nje debati civil.

Eshte përfshirë nga steriotipizime, fyerje, ka pasur shkelje të etikës, ka pasur denigrime kundër personit, sulme kundër dinjitetit, moralit. Kam pritur që institucionet të reagonin. Sulmet kanë ardhur qoftë nga persona me kalibër te ulët që kanë qenë anonimë, por ka pasur për fat të keq edhe nga njerëz me pushtet politik, ne akademi, sidomos nga anëtarë parlamenti nga të cilët pritet qe ata dhe vetë Parlamenti të zbatojnë Rezolutat që janë miratuar.

Zonja Sula thotë se edhe vetë personalisht ka pasur sulme dhe i ka kanalizuar ato në rrugët e drejtësisë. Sipas saj cdo veprimtar i kujtesës që ndihet i kërcënuar e ka për detyrë të përdorë kanalet e drejtësisë.

“E kam vënë re se sa herë nga kategoria e veprimtarëve ka kërcënime, vetë të përndjekurit politikë ndihen keq. Për ata që janë familjarë me instrumentet e të drejtave të njeriut, ata kanë të drejta kolektive, janë të mbrojtur nga intimidimi. Është e pafalshme që anëtarët e parlamentit të krijojnë këtë sens, përkundrazi duhet të ishin kokëulur që shumë pak është bërë për të përndjekurit, për rishqyrtimin e historisë, për të parë në mënyrë kritike atë periudhë të errët e cila dihet që është diktatura. “

Zonja Sula iu drejtua me një thirrje edhe organeve të drejtësisë prokurorisë dhe gjykatës por edhe organet mbikqyrëse të drejtësisë së re.

“Janë krijuar institucione të rëndësishme, me personelin e drejtësisë më të të besueshëm, ato duhet patjetër të shikojnë cfarë nuk funksionoi, si ka mundësi që një nëpunës shtetëror të ndihet i kërcënuar dhe të sigurojë që organet e drejtësisë janë të paanshme, jo vetëm kaq, por mbrojnë viktimat e komunizmit, janë kundra mohimit të krimeve të komunizmit, dhe të shikojnë nga vetja , a janë ata të distancuar nga Sigurimi i Shtetit, a ka akoma anëtarë aty, që akoma bëhen pengesë për drejtësinë tonë, a ka aty njerëz të lidhur me Sigurimin që akoma bëhen pengesë për ti vënë në vend padrejtësitë që janë bërë. Une vetë kam dijeni, edhe prej disa personave që vijnë këtu, shoqatave të të drejtave të njeriut, shoqatat e të përndjekurve politikë dhe vetë edhe ne si institucion kemi bërë raporte në prokurori për gjetjet që na kanë raportuar njerëzit, psh për varret humbura te Tepelenës, nuk ka ndodhur asgjë, nje qytetar italian që kërkon eshtrat e të jatit, nuk ka ndodhur asgjë. Duhet patjetër prokuroria sot, ashtu si është e kujdeshme që të bëjë hetim kundrejt krimit të organizuar, kundrejt praktikave korruptive, duhet patjetër të shikojë me seriozitet edhe shkëputjen e lidhjeve me Sigurimin e Shtetit dhe adresimin me seriozitet të përpjekjeve të njerëzve për tu ndjerë se drejtësia është vënë në vend në këtë vënd.

Ndërsa shkrimtari dhe publicisti Besnik Mustafaj tha se Agron Tufa ishte në vendin e tij si Drejtori i Institutit të Studimit Krimeve të Komunizmit dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme, një punë që përfshihet me zbulimin e dokumenteve ,me botimin e tyre qoftw nw trashëgiminw e ish tw përndjekurve politikw dhe në përhapjen e saj, qw kjo e vërtetë të shkojë tek publiku shqiptar dhe sidomos tek të rinjtë.

“Unë besoj tha zoti Mustafaj se përcaktimin më qartë, më domenthënës, e bëri poeti Bardhyl Londo që e quajti “tërmet të dytë” largimin e Agron Tufës, i cili është “de fakto” azilant politik pavarësisht cilën rrugë do ndjekin dokumentet e tij në administratën zviceriane. Agron Tufa është një nga shkrimtarët më të spikatur të letërsisë së sotme shqipe me një vepër të gjerë të shkruar në prozë, poezi, ese, përkthime letrare. Po ashtu Agron Tufa është një profesor universiteti shumë i dashur për ish studentët dhe studentët e tij dhe një nga veprimtarët më të jashtëzakonshëm që ka pasur realiteti shqiptar për këto vite lidhur me memorien, atë që gjermano francezët e kanë quajtur rishkrimi historisë, pra zbulimi së vërtetës si një pro çes purifikimi për shoqërinë shqiptare, e kam fjalën për të vërtetën e masakrave, diktaturës dhe regjimit komunist.

Zoti Mustafaj thotë se zbraztësia që le zoti Tufa me largimin e tij nuk është ajo si shkrimtar por si veprimtar i memories.

“Unë besoj se Bardhyl Londo nuk ka pasur parasysh shkrimtarin kur përmend tërmetin sepse shkrimtari Agron Tufa do vazhdojë të jetë tek ne. Ai ka ikur në një moshë me Ernest Koliqin që kishte po të njëjtat arsye, edhe Ismail Kadare kur është larguar në Francë për të njëjtat arsye kishte. Sidomos vitin e fundit Agron Tufa u përball me sulme nga një kontigjent jo i vogël enveristësh që janë horizontalisht dhe vertikalisht në shoqërinë shqiptare. “E kam menduar disa herë sidomos këto ditë por edhe gjatë këtij viti nëse ne bëmë sa duhet për ta mbështetur Agron Tufen në këtë valë kërcënimesh. Personalisht kam bërë një postim në facebook ku them “unë jam Agron Tufa” në kuptimin për tu identifikuar me të ,me pozicionin e tij. Por ky nuk ka qenë një debat intelektual në mënyrë që ne të përfshihemi si intelektualë por kjo ka qenë një fushatë kërcënimesh. Atëherë duke qenë kërcënime përgjegjësine e vetme jo vetëm për Agron Tufën që ishte personalitet i administratës së votuar nga Parlamenti por cdo qytear shqiptar e ka detyrë ta mbrojë Ministria e Brendshme.

Zoti Mustafaj tha se Agroni tentoi të gjitha mundësitë ,drejtësinë ,prokuroinë, policinë ,të gjitha hapësirat ligjore për të mos e hedhur këtë hap që hodhi.

Në fund të fundit , ai ishte një familjar,babai i pesë fëmijëve dhe nuk mund të rrezikonte jetën e fëmijëve kështu sic erdhën punët. Sigurisht nuk jam i gëzuar pë atë që ka ndodhur, që Agron Tufa ka ikur, por jam mirëkuptues për hapin e tij,tha zoti Mustafaj.

Një nga polemikat e Agron Tufës ishte me Fatos Tarifën, Drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe të Politikave në Universitetin Europian të Tiranës. Duke folur për “Zërin e Amerikës” zoti Tarifa thotë se konflikti i tij me zotin Tufa kishte nisur për një çështje me rëndësi parimore sic është mbrojtja e vlerave antifashiste dhe nacional-clirimtare të popullit shqiptar. “Ka qenë një debat intelektual të themi më mirë”, tha zoti Tarifa. Sipas tij një varg kritikash që i janë bërë zotit Tufa kanë qenë se ai e kapërceu limitin kohor që Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit kishte për detyrë.

“Periudha e Luftës Nacional Clirimtare nuk duhej ngatërruar me periudhën cfarë ndodhi pas vitit 1945 në Shqipëri dhe prandaj nuk ishte një periudhë që ky person apo Instituti qe ia drejtonte do duhej te merrej. Kjo shpjegon që shumë nga njerëzit intelektualë të këtij vendi që kanë mbrojtur vlerat e luftës kundërshtuan pikërisht këtë aktivitet që drejtohej nga Tufa, krijoi shumë kaos dhe për çarje ne radhët e qytetareve shqiptarë.”

Ndërsa Kryetari i Brodit Drejtues të Intitutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Uran Butka tha se e kishte pritur me shqetësim largimin e drejtorit egzekutiv Agron Tufa.

“Por kjo ka shkaqet e veta,tha ai. U bë më se nëntë muaj, që nga prilli i këtij viti që vazhdojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj drejtorit egzekutiv për shkak të detyrës. Instituti e ka krye më së miri detyrën e tij, si hulumtimin dhe publikimet, një punë që është vlerësuar edhe nga Parlamenti dhe nga institucionet homologe. Instituti i ka përmbushur më së miri detyrimet ligjore dhe në gjithë mbarëvajtjen e tij ekonomike dhe financiare. Edhe raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit vlerëson menaxhimin nën drejtimin e zotit Tufa”.

Ndërsa Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë Nebil Cika tha se sulmet ndaj Agron Tufës kanë qenë të paprincipta.  “Ka pasur një periudhë shumë të vështirë, sulme të papara, nga njerëz me shumë pushtet dhe njerëz që në kohën e diktaturës komuniste kanë treguar që mund të bëjnë keq;kanë dënuar njerëz me vdekje, kanë vrarë, kanë torturuar ,kanë burgosur.”,tha zoti Cika.

Platforma Evropiane e Kujtesës dhe e Ndërgjegjes shprehur shqetësimin e kësaj organizate ndaj sigurisë së zotit Tufa. Në Shqipëri e shkuara komuniste vijon herë pas here te shoqërohet nga debate të ashpra ndërkohë qe analistët vlerësojnë se vendi ende ka shumë për të bërë për të hedhur dritë mbi krimet e diktaturës dhe personave përgjegjës dhe per t`u dhënë dinjitetin viktimave te pafajshme.

Pak muaj më parë, shkrimtari, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa u kërcënua me vdekje nga një mesazh në Facebook.  Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik ,Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho, i cili tha se ky i fundit po nxin historinë. Pas shumë kërcënimeve Tufa është larguar në Zvicër dhe ka kërkuar azil politik. Largimi i Tufës ka ngjallur debate në vend, ku sërish ka kundër dhe pro vendimit të tij.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa agron tufa kerkon azil ne zvicer zeri i amerikë shkrim për tufën agron tufa agron tufa kerkon azil ne zvicer zeri i amerikë shkrim për tufën

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin