LIVE UPDATES
Aktualitet

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton kandidaturën e fundit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, merret në konsider

21 August 2020, 16:43 Nga DOSJA
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton kandidaturën

TIRANË– Në Tiranë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mori sot në shqyrtim kandidaturën e Shaqir Hasanajt për t’u bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë ka plot 30 muaj, ose dy vjet e gjysmë, nga shkurti 2018, që ka dalë jashtë funksionit prej shkarkimeve dhe dorëheqjeve në radhët e saj gjatë procesit të vetingut.

Zoti Hasanaj ishte kandidaturë e vetme dhe e fundit, që ngeli në garë për dy vende bosh të shpallura nga Presidenti në shkurt 2018 dhe nga Parlamenti në gusht 2018, vakanca këto të rishpallura përsëri në mesin e 2019, ndërsa KED po i diskuton sot në gushtin 2020. Vëzhgues të reformës në drejtësi pohojnë se pas vështirësive të krijuara në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën e Lartë dhe në gjykatat e Apelit, nevojitet një lehtësim i kritereve për të rifituar sa më shumë kandidatë, të cilët tashmë kanë mbaruar apo ngurrojnë të kandidojnë.

Drejtuesi i Qendrës Shqiptare për Shtetin e të Drejtës, Jordan Daci, thotë se duhen hequr disa kritere ndaluese që të zhbllokohet situata dhe kandidatët të mos dekurajohen nga pengesa të pakapërcyeshme.

“Problemi numër një janë disa kritere, të cilat për mua, nuk janë domethënëse. Për shembull: dallimi midis kriterit 15 vjet përvojë dhe 13.5 vjet apo 14.9 vjet është pothuajse zero. Apo qenia në një funksion si këshilltar juridik i një zyrtari nuk ka pse të pengojë kandidimin. Zyrtarët marrin këshilltarë juridikë si teknicienë, por këta të fundit nuk janë politikanë, por zakonisht janë më të mirët në vend dhe kështu po digjen në kandidime për të kontribuar në sistemin gjyqësor. Pra, në kriteret ndaluese për funksionet politike duhet të ngushtohet rrethi, dhe të ndalohen ata që dukshëm janë përfshirë në politikë dhe e dëmtojnë besimin e sistemit gjyqësor. Kriteri i dytë pengues që mund të rishikohet është kriteri i përvojës, dhe kjo do t’i hapte rrugën drejt këtyre institucioneve edhe shumë juristëve që kanë studiuar në universitete të njohura perëndimore” – thotë zoti Daci.

Ndërkohë, 3 vendet e fundit në Gjykatën Kushtetuese duhet t’i plotësojë Gjykata e Lartë, e cila edhe ajo është jashtë funksionit, dhe mund të shpallë ato 3 vende bosh për aplikim, kur të plotësohet vet me 15 anëtarë.

Zoti Daci thotë se po aq shqetësim janë edhe vonesat në plotësimin e Gjykatës së Lartë, e cila është në fakt celësi i zgjidhjes së gjendjes në Gjykatën Kushtetuese ndaj ku KLGJ mund dhe duhet të veprojë më shpejt.

“Mes të tjerave e shoh të nevojshme që institucionet e pavarura, si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor etj., në bashkëpunim edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, të organizojnë një forum shkencor ku të dakordësohen në vija të përgjithshme një qasje e njëjtë që ata duhet të kenë për disa problematika praktike. Mendoj se institucionet e shtetit shqiptar duhet të flasin me të njëjtën gjuhë, por ne kemi dy institucione që nuk flasin me të njëjtën gjuhë: KLGJ dhe KED kanë mendime të ndryshme për tema të njëjta. KLGJ nuk e pranon një këshilltar presidenti për të kandiduar si gjyqtar, KED e ka pranuar” – thotë zoti Daci.

Gjykata Kushtetuese, tani jashtë funksionit, ka aktualisht 4 anëtarë dhe krahas 2 vendeve bosh që shqyrtohen sot me një kandidat të vetëm, KED ka nëproces shqyrtimi edhe plotësimin e vendit vakant të krijuar në nëntor 2019 nga shkarkimi i zotit Besnik Muçi.

Vëzhguesit vërejnë se numri i kandidatëve për vendet bosh në sistemin gjyqësor është mjaft i ulët, problem që mund të tejkalohet me lehtësimin e kritereve si dhe me ftesën drejtuar shqiptarëve me studime të thelluara në universitetet më të mira perëndimore për t’u bërë pjesë e sistemit gjyqësor të Shqipërisë, krahas atyre të shkollës së magjistraturës.

Marrè nga VOA

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gara per gjykaten e larte shaqir hasanaj gara per gjykaten e larte shaqir hasanaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin