LIVE UPDATES
Aktualitet

Klapper: Shpresa për largim nga polarizimi i ashpër partiak në Shqipëri

4 May 2021, 13:55 Nga DOSJA
Klapper: Shpresa për largim nga polarizimi i ashpër partiak në

Drejtuesja e zyrës në Tiranë të Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”, Stine Klapper, për DW thotë, se shpreson që forcat politike kryesore do të gjejnë një mënyrë për të kapërcyer polarizimin.

DW: Znj.Klapper, cili është opinioni juaj për procesin zgjedhor, në tërësi, për Zgjedhjet Parlamentare 2021, që u zhvilluan në Shqipëri më 25 prill? Cilat janë sipas jush aspektet pozitive dhe mangësitë e tij?

Stine Klapper:  Besoj se është shumë pozitive që të gjitha partitë relevante politike dhe disa parti të reja kanë marrë pjesë dhe ne kemi parë një fund të bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve që ishte shumë problematike në vitet e kaluara. Gjithashtu, pjesëmarrja ishte mjaft e lartë nëse shikoni numrin e njerëzve në vend që votuan, gjë që është shumë pozitive. Ka disa akuza/pretendime dhe ankesa për parregullsi dhe ato duhet të hetohen, por në përgjithësi kemi parë një ditë zgjedhjesh paqësore, të mirë organizuar dhe me një rezultat të qartë. Polarizimi i lartë i peizazhit politik, sigurisht që ka kontribuuar në një fushatë elektorale plot tensione. Do të ishte mirë të shihet më shumë konkurrencë idesh dhe ofertash programatike dhe më pak shkelje personale dhe referenca urrejtjeje gjinore.

DW: Në raportin paraprak të Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it,  blerja e votës u konsiderua një shqetësim serioz. A ndikoi blerja e votës në integritetin dhe besueshmërinë e këtyre zgjedhjeve?

Stine Klapper: Sigurisht, blerja e votave nuk duhet të ndodhë fare. Nëse ka ankesa, ato duhet të hetohen.

DW: Çfarë mendoni për përfshirjen e rinisë në këto zgjedhje? A u inkurajua brezi i ri për të marrë pjesë në procesin zgjedhor?

Stine Klapper: Mendoj që është shumë e rëndësishme të inkurajohen të rinjtë dhe të rejat të votojnë. Çdo votë ka rëndësi. Unë kam vlerësuar fushatat e ndryshme për të motivuar të rinjtë të votojnë, veçanërisht ato nga organizatat e shoqërisë civile. Ne, në Friedrich  Ebert Stiftung, Tiranë, (Fondacioni Friedrich Ebert) kemi qenë shumë të kënaqur që, së bashku me partnerë të tjerë, kemi mundur të mbështesim nismën e Kongresit Rinor Kombëtar për t’iu drejtuar kandidatëve për deputetë në një program televiziv javor për të bërë të njohura dhe ndarë shqetësimet e brezit të ri. Gjithashtu fushata “Unë votoj sepse…” nga organizata “Qëndresa Qytetare” ishte për shembull, një ide e shkëlqyer për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhje.

Partitë gjithashtu u përpoqën t’i drejtoheshin elektoratit të ri, por ato me siguri mund ta intensifikonin këtë. Në përgjithësi, besoj se ka një numër të madh të rinjsh dhe të rejash që dëshirojnë të dëgjojnë më shumë për idetë politike sesi në të ardhmen të garantohet përparimi në vend sesa fyerjeve të ndërsjella mes aktorëve politikë. Dhe të gjithë e dimë: përfaqësimi ka rëndësi – kjo do të thotë që është e rëndësishme për të rinjtë dhe të rejat të shohin moshatarët e tyre duke kandiduar në listat e partive. Ka shumë të ngjarë që më shumë kandidatë të rinj për deputetë që garojnë në vende premtuese në listë, të rrisin pjesëmarrjen e votuesve nga rinia.

DW: Me përfundimin e procesit të numërimit të votave dhe shpalljen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të emrave fitues të kandidatëve, të atyre që do të jenë deputetë në Parlamentin e ri, u mbyll procesi zgjedhor për Parlamentaret 2021. Fituese e tyre, për të tretën herë rradhazi është PS. Cilat janë sipas jush arsyet e fitores të saj?

Stine Klapper: Është e vështirë të përmblidhen të gjitha arsyet e mundshme. Sipas sondazheve, një pjesë e konsiderueshme e elektoratit vlerësoi axhendën e qartë pro-evropiane të qeverisë. Sukseset lidhur me këtë axhendë tregojnë që qeveria dhe në veçanti kryeministrikanë menaxhuar krizat e shumta të viteve të kaluara, veçanërisht pasojat e tërmetit në vitin 2019 dhe krizën e pandemisë Corona. Në të njëjtën kohë duket se jo shumë votues i shohin këto kapacitete apo karakteristika në lidershipin e partive të tjera. Kështu që, shumica e votuesve nuk patën besim që alternativat politike do të ishin më të interesuara ose më të afta për të zgjidhur problemet që nuk janë adresuar deri më tani dhe kanë provokuar pakënaqësi si p.sh. pabarazitë shoqërore. Për më tepër, partitë e vogla dhe të reja tradicionalisht nuk marrin numër të lartë të votave edhe nëse ato paraqesin programe të hollësishme.

DW: PD nuk e ka njohur ende rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Çfarë zhvillimesh mund të ndodhin në PD, tanimë partia kryesore e opozitës në parlametin e ri të Shqipërisë?

Stine Klapper:Nuk mund të parashikoj zhvillimet në PD. Shpresoj shumë që aktorët kryesorë politikë në vend të gjejnë një mënyrë për të kapërcyer polarizimin e ashpër partiak-politik. Një konkurrencë politike më konstruktive do të ishte e rëndësishme për të ngritur mekanizma të qëndrueshëm të vendimmarrjes dhe ato për kontrollin dhe ekuilibrin mes pushteteve. Kjo do të çonte gjithashtu në më shumë besim prej qytetarëve në institucionet demokratike dhe në Parlament, më të rëndësishmin prej tyre. Demokracitë kanë nevojë për kundërshtim të fortë brenda parlamentit dhe politikëbërje gjithëpërfshirëse. Shpresoj të shohim më shumë nga të dyja në mandatin e ardhshëm.

DW: Çfarë pritmërishë keni nga qeveria Rama 3 që Shqipëria të përmbushë kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian për të hapur negociatat e pranimit dhe patur përparim në demokraci?

Stine Klapper: Qeveria e ardhshme do të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Kjo do të kërkojë reforma gjithëpërfshirëse në shumë fusha të ndryshme. Shpresoj që këto reforma të zbatohen edhe pse disa mund të zgjasin shumë, të kërkojnë shumë burime dhe mund të hasin në rezistencë nga aktorë të caktuar. Popullsia mbështet integrimin evropian pasi e di që përfshin një konsolidim të demokracisë dhe sundimit të ligjit por gjithashtu edhe progres social-ekonomik. Prandaj shpresoj që të gjithë aktorët politikë, jo vetëm qeveria, do të vazhdojnë të mbështesin reformat e nevojshme.

DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet “friedrich ebert” stine klapper “friedrich ebert” stine klapper

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin