LIVE UPDATES
Sport

Kleandro Lleshi, alternativa e re e Kombëtares kuqezi…

1 May 2021, 17:43 Nga DOSJA
Kleandro Lleshi, alternativa e re e Kombëtares kuqezi…

SPANJE – Kleandro Lleshi, mesfushori i talentuar shqiptar, i cili luan në radhët e ekipit spanjoll të FC Cartagenas, ka premisa të mira për t’u bërë një nga yjet e Kombëtares shqiptare të futbollit. 2020 duket se ishte një vit i mbrapshtë për të, duke nisur fillimisht me prekjen nga virusi Covid-19, e më pas me një dëmtim që e detyroi të qëndronte për dy muaj jashtë shtëpisë së tij të dytë, stadiumit. Lleshi është bërë pjesë e Kombëtares që në moshë të vogël. Në intervistën për rubrikën “Talenti Shqiptar” në fshf.org, ai tregon hapat e parë në futboll, synimet e tij dhe sakrificat për futbollin.
– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?
– Kur shikoj sot fëmijët e vegjël teksa luajnë me top, më kujtohet vetja ime, pasi edhe unë si këto fëmijë sot apo edhe një pjesë e madhe e bashkëmoshatarëve të mi, kam nisur të luaj me top që kur isha i vogël. Sigurisht, jo duke shënuar gola, por më pëlqente të vrapoja pas topit. Në fillim shihja në televizor ndeshjet dhe imagjinoni një 5 vjeccar si unë që ccmendej pas Ronaldo “Fenomenit”. Më pëlqente shumë ekipi i Realit të Madridit, ndërsa babain e kam pasur tifoz të Barcelonës.
Kur isha rreth 7 vjeç, një fqinj në lagje i sugjeron babit që të më dërgonte të luaja futboll në kompleksin “Ali Demi”, pasi e shihte se edhe pse i vogël, unë kisha një dëshirë të madhe për të luajtur futboll. Njeriu i parë pastaj që më ka ndjekur dhe që ka parë tek unë se realisht kisha talent, përpos dëshirës për të luajtur ishte profesor Armand Dama. Që prej ditës së parë, ai më ka mbështetur shumë, më ka dhënë forcë për t’u stërvitur dhe për të ecur në rrugën pa kthim të realizimit të ëndrrës time.

– Keni lënë pas dëmtimi dhe jeni rikthyer të luani me klubin? Na flisni pak për situatën që kaluat (pra për periudhën e dëmtimit) dhe për rikthimin në fushë? A jeni rikuperuar plotësisht?
– Dëmtimet janë pjesë e sportit. Rëndësi ka vullneti për t’i tejkaluar e për t’u rikuperuar sa më mirë. Pas kalimit të Covid-19 me rikthimin në fushë pësova një dëmtim të rëndë muskulor, që më la dy muaj jashtë fushe. Ishte periudhë shumë e vështirë për mua, më ndodhi në momentin që sapo isha përshtatur me ekipin. Është diçka që të rëndon psikologjikisht dhe normalisht të duhet kohë të kapësh sërish ritmin. Me shumë punë dhe sakrifica arrita të kthehem në fushë. Jam rikuperuar plotësisht falë Zotit nga dëmtimi. Ndihem shumë mirë, por do të duhet edhe pak kohë që të arrij aty ku synoj unë.

– Po për ecurinë me klubin çfarë mendon? A je i kënaqur?
– Siç ju thashë: Ëndrra ime ishte futbolli spanjoll që kur kam prekur topin. Jam këtu, jam i lumtur me ekipin, trajneri dhe gjithë stafin e FC Cartagenas, të cilët po më mbështesin. Po marr minuta në momentet më të vështira të ekipit, kemi dhe shtatë ndeshje që janë të gjitha si finale për ne.

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi? (debutimi me ekipin kombëtar të moshave)
– E kam veshur bluzën e ekipeve kombëtare që në moshën 12-vjeçare gjatë seleksionimeve, që bëheshin për grup-moshat. Jam thirrur nga ekipi Kombëtar U-19, duke kapërcyer grup-moshën U-17 pasi mora ftesën nga trajneri Arjan Bellaj. Gjithashtu te Kombëtarja U-19 kam punuar edhe me trajner Erion Bogdanin dhe në moshën 19-veçare kam debutuar me Kombëtaren U-21 me trajner Alban Bushin.
Kur vesh atë fanellë nuk ke kohë te mendohesh, duhet të japësh shpirtin në fushë. Kjo është ajo që përjeton kur luan për kombëtaren shqiptare.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaret e moshave dhe me klubin.
– Me Kombëtaren dua të veçoj një moment, që është shumë special për mua, këndimi i himnit kombëtar në fushë me skuadrën. Është emocion që nuk mund të përshkruhet.
Ndërsa, momenti më i lumtur në karrierën me klubin ka qenë debutimi në kampionatin spanjoll La Liga, një ëndërr e imja e realizuar.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?
– Sakrifica me e madhe? Unë kam sakrifikuar dhe do sakrifikoj çdo gjë që duhet për futbollin. Unë jetoj për futbollin dhe me futbollin.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen? Ke besim se do të rikthehesh edhe në Kombëtare?
– Synimi është të vazhdoj të luaj në elitën e futbollit, në kampionatin më të fortë të botës së futbollit. Kjo është e tashmja dhe e ardhmja e punës time.
Sa i takon Kombëtares, siç ju thashë më lart, e kam ndjere peshën e asaj fanelle. Për mua të luash për Kombëtaren nuk mjafton vetëm të luash mirë futboll apo shpirti i garës, duhen të dyja. Qe t’i kesh të dyja duhet të jesh profesionist, nëse luan në kampionat elitar besoj se këto elemente janë në një shkallë superiore. Unë do të vazhdoj të bëj detyrën time në La Liga. Mendimi im është ky: futbollistët të cilët luajnë në kampionate elitare nuk vijnë për të marrë te Kombëtarja, por vijnë që të sakrifikojnë dhe të japin maksimumin për Kombëtaren. Ekipi ku unë luaj beson tek unë. Do të vazhdoj të bëj detyrën siç i takon një futbollisti profesionist. Unë nuk vij me synimin për të gjetur klub nëpërmjet Kombëtares. Kam kontratë 5-vjeçare në La Liga. Ndihem gati në çdo çast, por zgjedhjet i bëjnë ata që e kanë këtë detyrë.

– Cili është idhulli yt në Kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?
– Idhulli im në Kombëtare është lojtari i 12-të, pra tifozët. Janë ata të cilët japin çdo gjë për Kombëtaren pa asnjë kusht. Modeli im në futboll është lojtari i punës dhe i sakrificës për futbollin.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin