"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
KLGJ-KLP mbledhje të përbashkët, Ibrahimi-Llagami: Të zbusim pasojat e Vettingut!
29 December 2021, 10:23Nga DOSJA
TIRANË – 11 anëtarët e këshillit të Lartë Gjyqësor dhe 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë takuar sot në mbledhjen e përbashkët vjetore për të diskutuar mbi arritjet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë. y është takimi i përbashkët i parë i dy këshillave.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi vuri theksin te problematikat dhe mungesat e mëdha në sistem, që ka shkaktuar procesi i Vettingut, duke u shprehur se duhen përdorur të gjitha mjetet e metodat për të zbutur këtë problematikë.
“Këto mbledhje i shërbejnë punës tonë të përbashkët. Performanca është guri i themelit të punës së dy institucioneve tona. Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimin e sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e parë e dy Këshillave, sepse të dy institucionet menaxhojnë statusin dhe karrierën e magjistratëve., u shpreh Ibrahimi.
Në fjalën e saj, Llagami u shpreh se sistemi do ja dalë siç duhet, nëse të gjithë përfaqësuesit e organeve të drejtësisë kuptojnë nevojat dhe mundohen t’i adresojnë, duke u mbështetur te njëri-tjetri.
Misioni vazhdon, qëndresa po. Mesazhi im është që gjithçka duket e pamundur, derisa të arrihet. Jam besimplotë që nëse të gjithë këtu kuptojmë nevojat që kemi dhe mundohemi t’i adresojmë, duke u mbështetur te njëri-tjetri, padiskutim që sistemi do ja dalë ashtu siç duhet.”, tha ndër të tjera kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami.
Ndërkohë, Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u shpreh se strukturat po punojnë për të arritur standard në drejtësi dhe se prioritet mbetet mirëfunksionimi i shtetit dhe jo karriera. Gjatë fjalës së tij ai gjithashtu theksoi se që sistemi të funksionojë duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes strukturave.
Nga ana e tij, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi deklaroi se sfida kryesore me të cilën po përballet sistemi aktualisht është mungesa a magjistratëve dhe pamundësia për të përmbushur detyrën e atyre që janë në sistem. Sheshi tha se aktualisht janë 121 vakanca prokurorësh dhe se ripërtëritja kërkon 5 vite.
TIRANË – Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi deklaroi në takimin e përbashkët të organeve të drejtësisë se sfida kryesore me të...
DIBËR– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në Dibër aty ku ka nisur takimet e paralajmëruara me krerët e degëve të PD-së. Në pam...
VLORË – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim S. H., 47 vje&cced...
TIRANË – Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa viktima apo të plagosur në njerëz, ka ndodhur mesditën e sotme te kryqëzimi i Radio Televizionit Shqip...