"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Kolaudimi/ Nga Janari do kontrollohet edhe kilometrazhi i makinave
5 November 2021, 08:59Nga DOSJA
TIRANË– Mjetet që do të kalojnë në procesin e kolaudimit do të kenë të shënuar dhe kilometrazhin real të tyre. Kjo do të ndodhë në muajin janar, me qëllim shmangien e abuzimeve nga tregtarët e mjeteve, si dhe frenimin e sjelljes në vendin tonë të mjeteve që janë të tejamortizuara. Sipas DPSHTRR, ky insitucion rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tjetër RISI nga DPSHTRR! Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë PA PAGESË e shërbimit! Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara! KUJDES: DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit! Mjeteve rrugore që rezultojnë me ULJE KILOMETRAZHI do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real! Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi! #DPSHTRR #MIE #Ligjshmëri #KontrolliTeknik #Kolaudimi #StopUljesSëKilometrazhit #StopMashtrimitMeOdometrin
TIRANË– Një i ri ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatin e tij në Tiranë. Policia bën të ditur se i riu me inicialet A,M, është vënë në pran...
GJIROKASTËR-Klasa e 11-të e shkollës të mesme në Këlcyrë është mbyllur dhe shkak për këtë është bërë Covid. Mësohet se në total nga 20 nxënës janë infektua...
VLORË– Anduel Tahirajt, deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ende nuk i është ndjerë “zëri” n...
FUSHË-KRUJË- Banesa në të cilën është vënë tritoli mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë është në pronësi të Edmond Hidri. Si pasojë e shpërthimit me trit...
DW: Z. Kryeministër kanë kaluar tre vjet qëkurse është hedhur ideja për Mini-Shengenin Ballkanik, tani “Open Balkan”. Si mendoni, a është ky një projekt q...