"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Komisioni/Ankesat e opozitës për mungesë mësusesish, Kushi: Përgjysmim tarifash
3 November 2021, 09:32Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik janë diskutuar pagat e pedagogëve, universiteti i Elbasanit dhe vaksinimi i studenëve si dhe lehtësirat që ministrja Evis Kushi paraqiti ditën e sotme. Ministrja debatoi me deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçin i cili kishte rezerva për universitin e Elbasanit, që sipas tij nuk ka pasur asnjë financim. Kushi iu drejtua duke i thënë se e gjithë deklarata që ai tha ishte propagandë.
Një tjetër propozim i ngritur nga Boçi ishte dhe falja e tarifave të studentëve në mënyrë që ti stimulonte ata për vaksinimin. Luçiano Boçi vuri theksin tek mungesa e financimit për degën e mësuesisë në Universitetin e Elbasanit. Ai theksoi se arsimimi ka humbur në Elbasan, Shkodër dhe në Gjirokastër, për shkak të mungesës së paketave financiare. Boçi i shtroi pyetjen ministres se Arsimit, se cilat janë paketat financiare për të shpëtuar arsimin e lartë.
Ndërsa kryetari i Komisionit, Agron Gjekmarkaj u shpreh se Shqipëria ka tarifa tepër të larta për studentët në krahasim me mundësitë ekonomike të vendit, si dhe paga shumë të ulëta për pedagogët, të cilët detyrohen të bëjnë nga 2-3 punë për të blerë libra apo për të udhëtuar për seminare akademike.
Ministrja u shpreh se tarifat e studentëve janë përgjysmuar, ndërkohë që u shpreh se paga e pedagogëve është në dorën e vetë universiteteve me ligjin e ri që i jep autonomi Arsimit të Lartë.
TIRANË– Personi që plagosi shoferin e furgonit dhe drejtuesin e motorit mesditën e sotme pranë shkollës “Fan Noli”, nuk është identifikuar ende. Përm...
TIRANË– Aleanca LGBT në Shqipëri ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas videove të bëra publike mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ ‘Stop’,...
GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen se kanë fotografuar dhe bërë video objekteve në kampin ushtarak në Atikë. Mediat greke, e cilësojnë kë...
TIRANË– Noterët do t’i nënshtrohen gjithashtu një procesi Vettingu që do të përfundojë me përjashtimin nga profesioni dhe heqjen e licencave për të g...
TIRANË– Policia e Shtetit është bërë pjesë e operacionit ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL për goditjen e krimit kibernetik. Specialistja e krimi...