"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
‘Rithemelimi’ inspekton selinë, Noka: Do çbunkerizohet, PD e hapur edhe për Bashën!
26 March 2022, 11:23Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, ka shkuar sërish sot në selinë e PD-së për të parë nga afër bukerizimin e selisë blu. Pasi kontrolluan në çdo kat, edhe në tarracë, gjithë ndryshimet e bëra, anëtarët e Komisionit, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho, Klevis Balliu dhe të tjerë, ndaluan për të dhënë një deklaratë para mediave të pranishme.
Nga tarraca, Flamur Noka ka deklaruar se tashmë Partia Demokratike do t’i kthehet normalitetit dhe se do të jetë e hapur për të gjithë, madje dhe për Lulzim Bashën. Ndërsa sa i përket vendimit të marrë nga Gjykata e Tiranës, i pyetur nëse Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë pranuar në heshtje vendimin për regjistrimin e statutit të Berishës, Noka tha se drejtësia foli më 25 mars, ndërsa populli opozitar më 6 mars.
Ndërsa shtoi se javën që vjen do të ketë një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së, me në krye të Enkelejd Alibeajn. Po ashtu, lidhur me akuzat e Gazment Bardhit se gjyqtari është takuar me përfaqësues të Rithemelimit, gjë që sipas tij ka ndikuar në marrjen e vendimit, por Noka tha se ka foto që edhe njerëz të Bashës janë takuar me Zhukrin.
TIRANË– Selia e Partisë Demokratike jo vetëm që nuk është më e blinduar, por tani kushdo që mund të shkojë kudo. Aktivisti demokrat, Mariglend Do&cce...
SHKODËR- Dosja.al ka kontaktuar me ish-kandidatin e Partisë Demokratike për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati. Në një telefonatë, ai është sqaruar s...
ITALI- Janë dhënë 20 masa sigurie nga Gjykata e Perugias në Itali ndaj një grupi shqiptarësh nën hetim për vepra të ndryshme penale të lidhura me furnizimin e v...
SHKODËR- Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka dënuar dy sulmet me eksploziv të ndodhur mëngjesin e sotëm, duke u shprehur se sulme të tilla rrisin ...
KUKËS- Liqeni i Fierzës, i cili është rregullatori hidrik i tre hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, duket se ka arritur në pikën kritike.Pamjet që vijnë ...
GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që tronditi pasditen e djeshme vendin fiqnj ku një 37-vjeçare shqiptare ka hedhur nga ballkoni dy nipërit ...
TIRANË- Mbrëmjen e sotme akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e orës diellore. Orët që kërkojnë ndërhyrje manuale duh...