"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Politike
Dakordësia që i dha fund ‘sagës’, Rushaj gjeti ‘gjuhën’ me Ballën
29 October 2021, 18:21Nga DOSJA
TIRANË – Marrëveshja për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet është arritur mes PD dhe PS, ndërsa LSI ka kundërshtuar.
Dakordësia mes dy partive të mëdha i dha fund sagës për miratimin e rregullores së brendshme që mbante peng hetimin parlamentar për zgjedhjet. Formula për zgjidhjen e ngërçit erdhi nga demokratët. Me i pakënaquri nga mirëkuptimin mes socialisteve dhe demokratëve rezultoi Petrit Vasili i LSI-së. Sulmi frontal që Lulzim Basha i bëri një ditë me parë Ilir Metës, duket se ka thelluar ndarjen e Partisë Demokratike me ish -partinë e Presidentit.
Demokratët bënë publike 21 kërkesat për hetimin e zgjedhjeve dërguar institucioneve shtetërore, duke nisur nga Kryeministri Edi Rama si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, SHISH, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Kadastra, 61 Bashkive si dhe 11 Ministrive. Informacioni i kërkuar lidhet me hetimin e krimeve zgjedhore, fenomenin e patronazhisteve, emigrantët, punësimet, dhëniet e lejeve te legalizimit si dhe procesi i rindërtimit nga tërmeti.
21 KËRKESAT PËR HETIMIN E ZGJEDHJEVE NGA PD
1. SPAK 2. Prokurorisë së Përgjithshme 3. Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit 4. Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit 5. Inspektoriatet 6. Agjencia e Prokurimeve Publike 7. Këshilli Kombëtar i Territorit 8. Agjencisë Shtetërore e Kadastrës 9. Bashkitë 10. Ministri i Shtetit për Rindërtimin 11. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile 12. Departamenti i Administratës Publike 13. Kompani Publike 14. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 15. Bashkitë – Tërmeti 16. Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit 17. Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale 18. Ministria e Brendshme 19. Ministritë 20. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 21. Shërbimi Informativ Shtetëror.
TIRANË– Almira Xhembulla është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e so...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sot nga Lezha deklaroi se më 11 dhejtor do të mblidhet K...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar me bindje se në dosjen e depozituar në Gjykatën e Parisit nuk ka asnjë provë ndaj tij. I pranishëm...
TIRANË –Kutitë e hapura nga KQZ-ja kanë paraqitur një realitet të padëgjuar më parë. Dje është bërë rinumërimi i 10% të kutive të 25 prillit dhe KQZ ...
LEZHË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se më datë 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Nga Lezha ku mbajti ta...
LEZHË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar treshen e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushin, Ervin Pupen dhe Ilir Pandan. I pranishëm në Lezhë ku po m...
DURRËS– Kryetarja e Bashkisë së Durrësit ka zhvilluar një dëgjesë publike në ambientet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” dëgjesën publike pë...
LEZHË– Takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në Lezhë ka nisur me vonesë, njësoj si ai i Kavajës. Por, ndryshe nga rasti i Kavajës që Berisha vetë ...