LIVE UPDATES
Bota

Kompanitë Pfizer dhe Moderna zotohen të rrisin ndjeshëm prodhimin e vaksinës

24 February 2021, 18:59 Nga DOSJA
Kompanitë Pfizer dhe Moderna zotohen të rrisin ndjeshëm prodhimin

SHBA– Zyrtarët e kompanive farmaceutike thonë se po shpejtojnë shpërndarjen e vaksinave për COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Me fillimin e punës në më shumë fabrika, ata thonë se mund të prodhojnë mjaftueshëm vaksina deri në fund të korrikut për pothuajse të gjithë popullsinë e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, vendet me të ardhura të ulëta kanë mbetur të fundit.

Në Shtetet e Bashkuara, radhët e gjata të pritjes për vaksinat e pakta kanë karakterizuar procesin e imunizimit. Por drejtuesit e kompanive farmaceutike i thanë Kongresit të martën se po shtojnë furnizimin me vaksina në mënyrë drastike.

“Jemi të vetëdijshëm për nevojën për të vaksinuar më shumë njerëz me më shumë shpejtësi dhe kemi punuar shumë për ta rritur ndjeshëm prodhimin“, tha John Young, drejtues në kompaninë Pfizer.

Zoti Young tha se kompania ka rritur prodhimin dhe ka shtuar linjat e prodhimit.

“Si rezultat i këtyre përmirësimeve, ne presim ta rrisim numrin e dozave nga afërsisht 4 deri në 5 milionë në javë në fillim të shkurtit, në më shumë se 13 milionë në javë nga mesi i marsit“, tha ai.

Presidenti i kompanisë Moderna, Stephen Hoge, i tha Kongresit se edhe kompania e tij ka rritur shumë prodhimin.

“Kemi dyfishuar prodhimin tonë mujor që nga fundi i vitit 2020 dhe po synojmë t’i dyfishojmë përsëri në më shumë se 40 milionë doza“, tha ai.

Deri në fund të korrikut, të dyja kompanitë së bashku presin të prodhojnë 600 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 300 milionë njerëz me të dyja dozat.

Një vaksinë e tretë mund të prodhohet së shpejti nga kompania Johnson & Johnson. Ajo do të jetë me vetëm një dozë dhe nuk do të duhet të mbahet në temperatura jashtëzakonisht të ftohta si vaksinat e tjera.

Kjo vaksinë është 85% efektive ndaj sëmundjes së rëndë – pak më pak se dy vaksinat e tjera, por gjithsesi shumë e mirë, thotë eksperti i vaksinave nga Universiteti Johns Hopkins, William Moss.

“Dhe nëse mund të merret me një dozë të vetme dhe të ruhet thjesht në temperatura frigoriferike, ky është një plus i madh për shumë vende“, thotë William Moss, i Universitetit Johns Hopkins.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave konfirmoi të mërkurën se vaksina Johnson & Johnson është e sigurt dhe e efektshme.

Megjithatë, shumë vende do të duhet të presin për vaksinat. Kompanitë mund të rrisin prodhimin, por vendet me të ardhura të larta kanë rezervuar pjesën më të madhe të vaksinave për këtë vit, thotë kreu i njësisë për shëndetin në Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit, Mesfin Tessema.

“Edhe pse ky njoftim është një lajm i mirëpritur, do të ndjehet efekti mbase drejt fundit të vitit 2021 ose 2022, kur të ketë një volum domethënës të disponueshëm për vendet me të ardhura të ulëta“, thotë zoti Tessema.

Kompania Pfizer shiti 40 milionë doza këtë vit për strukturën e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë COVAX për vendet me të ardhura të ulëta. Johnson & Johnson shiti 100 milionë. Të tjera vaksina po vijnë nga kompania AstraZeneca. Por ekspertët thonë se do të duhen shumë më shumë fabrika vaksinash në mbarë globin për të vaksinuar të gjithë popullsinë e botës prej 7.8 miliardë njerëzish.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina moderna vaksina pfizer vaksina moderna vaksina pfizer

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin