LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Komunizmi nuk sprovoi vetëm burrat, por edhe nënat: Më denoncoi ime më

27 July 2019, 07:50 Nga DOSJA

TIRANË- Dhimbjet e goditjeve, edhe pse i kujtohen si rrëqethje kohë pas kohe, tani janë shuar. Shenjat e plagëve janë zhdukur. Sëmundja e përkeqësuar në qeli, që për pak i mori jetën, është shëruar, por Feridum Doko ka një plagë në zemër, që nuk mbyllet. Kanë kaluar mbi 65 vjet nga ajo kohë, por atij ende i dhemb që, në gjyq, pasi kishte duruar tortura të pafunda për të mos e pranuar akuzën e arratisjes, dëshmitare kundër i doli e ëma. Ndoshta, dënimi me 10 vjet burg, pas asaj dëshmie të pakundërshtueshme, ishte gjëja që i dhembi më pak djalit 19-vjeçar, që kishte vendosur të arratisej nga diktatura.

Teksa ka mbushur 85 vjeç, Feridum Doko, i lindur në Berat, ka treguar për evenwallshaveears.org, historinë e tij që ngjason me historinë e dhjetëra të rinjve që kanë jetuar në Shqipërinë komuniste, që nis me një plan për t’u arratisur, vazhdon me nuhatjen e një tradhtie e më pas me kapjen nga policët, tortura, presione, hetuesi dhe një gjyq ku shpallet vendimi që, brenda pak çasteve, u merr rininë djemve, për t’ua zëvendësuar me vite të kaluara në burgje dhe kampe pune, por diku, historia e tij ndryshon nga historia e të tjerëve dhe e bën atë më të dhimbshme seç do e bënte çdo torturë, sepse përmban zhgënjimin më të madh që dikush mund të pësojë, atë që nuk të shemb thjesht planet dhe një pjesë të së ardhmes, por vetë themelet e qenies.

“Insistimi për pafajshmërinë time rezultoi në 4 seanca gjyqësore; nuk bëhej fjalë që unë ta pranoja që kisha thyer ligjin. Gjyqtari (që në atë pikë ishte irrituar) ftoi si dëshmitare Myzafere Dokon, mamanë time. Ajo kishte qenë personi që më kishte kallëzuar te kryebashkiaku i Beratit; ajo ishte arsyeja se pse më kishin arrestuar dhe ajo ishte personi që dëshmoi kundër meje në gjyq. Ajo tha që: “Këto janë të njëjtat ide që kishte edhe gjatë luftes; ai nuk ka besuar kurrë te Partia Komunise; ka qenë gjithmonë shumë i vendosur për pakënaqësirat ndaj sistemit; donte të tradhtonte vendin duke u arratisur në Greqi. Përpara se të konfirmonte përsëri që ishte ajo e cila më kishte denoncuar”.

Feridumi kishte bërë plan me tre shokë të tij nga Vlora për t’u arratisur për në Greqi përmes Përmetit me ndihmën e një personi që ndihmonte për arratisje persona të rëndësishëm. I tha së ëmës që do të shkonte të vizitonte vëllanë e tij, që ishte mësues në Ujanik të Skraparit duke marrë me vete “një pistoletë të cilën nëna e tij e mbante të fshehur në shtëpi për vetëmbrojtje” dhe u nis drejt Skraparit ku kaloi një natë, por ndërkaq ishte tradhtuar. U kap, u fut në një qeli të shtruar me baltë dhe fekale. U tortura rregullisht për të treguar emrat e shokëve, por ai nuk pranoi, nuk pranoi asgjë. Mendonte që duke mos pranuar, mund të shpëtonte. Siç Feridumi tregon  për evenwallshaveears.org, qelitë ishin shumë të ngushta dhe të zhveshura, ai duhet të hiqte këpucët për të mbrojtur gjoksin nga ftohtësia e çimentos kur shtrihej natën. Pas 15 ditësh, nisi hetuesia me pyetje dhe tortura. Ai kujton që ia mbajtën duart pas me pranga, për 15 ditë, duke e liruar vetëm kur duhet të hante apo të shkonte në tualet. Mjaftuan dy muaj me këtë regjim që të përfundonte kockë e lëkurë. Në këtë pikë, pas çdo goditjeje, i binte të fikët. Kërkesa për të treguar shokët ishte këmbëngulëse dhe ai vendosi të thoshte dy emra që e dinte që ishin pushkatuar në vitin 1946 në Berat, gjashtë vjet para kohës kur zhvilloheshin ngjarjet, sa për ta ndalur furinë e goditjeve dhe ato ndaluan me të vërtetë. Më pas u shfaq një hetues tjetër me maniera më të sofistikuara sesa i pari i cili i tha që ishte “një budalla kokëfortë që nuk i tregonte shokët e tij” dhe më pas i tregoi një dokument ku shkruhej që nuk kishte rëndësi çfarë thoshte i pandehuri, sepse prokuroria, kishte tashmë një dëshmi të firmosur që vërtetonte akuzën për të. Tashmë Feridumi vendosi të firmoste me idenë që do të mohonte sërish në gjyq, siç kishte bërë gjatë dy muajve torturash, por do të ishte e kotë. Në gjyq, ajo dëshmia e pakundërshtueshme dhe fundosëse do të vinte nga e ëma. Indoktrinimi kishte arritur në atë pikë sa të ndërhynte në marrëdhënien më të fortë, në marrëdhënien mes një nëne dhe një biri. Në shumicën e rasteve, propaganda komuniste dhe frika e mbjellë në shpirtra, nuk ia arriti këtij qëllimi duke shkaktuar shumë vuajtje te ata që rezistuan, por regjimi diktatorial këmbënguli gjithmonë në to, duke ia njohur vetes të drejtën për të qenë mbi gjithçka dhe, diku, ia doli të triumfonte.

“Më dënuan me 10 vite burg, meqënëse trupi im po luftonte me një temperaturë të lartë 39.5 gradë Celsius. Këshilli i mbrojtjes shpalli që çështja ishte e mbyllur për shkak të dëshmisë së nënës sime. Ajo ma mbylli gjithçka. Mamaja erdhi më vizitoi në burg. Siç duket, disa të afërmit e mi e kishin shtyrë që të më takonte pasi isha diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Kur u takova me nënën time, ishim të dy mbas hekurave – me hapësirë në mes.

Erdhi dhe qau, ndoshta ishte penduar; nuk e përmendëm si çështje atë ditë. E pa se në çfarë gjendjeje të mjerueshme isha, ku më duhej të pushoja mbas çdo 4 hapash, sepse ndihesha i rraskapitur, megjithëse isha një djalë i ri. Sërish, për hir të Zotit mbijetova”, tregon Feridum Dokopër evenwallshaveears.org.

Një vit më parë, kur është marrë kjo intervistë, Feridumi jetonte në Berat, ishte 85 vjeç dhe ishte bërë gjysh prej vitesh. Vuajtjet ishin larg në kohë, por dhimbja ishte ende brenda tij sepse diktatura kishte mundur të ndërhynte në një nga siguritë e fundit të njeriut mbi tokë, te siguria që nëna nuk mund të të tradhtojë kurrë. Çfarë ishte mbi tokë dhe njerëzore, nuk ishte e paprekshme për regjimin komunist. Vetëm hyjnoren nuk mund të preknin dhe me sa shihet, vetëm prej asaj, dashurisë së Zotit, disa ia dolën të mbijetonin.

(Marrë nga Kujto.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur feridum doko krimet e komunizimit myzafere dokon vuajtjet e komunizmit feridum doko krimet e komunizimit myzafere dokon vuajtjet e komunizmit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin