"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Konflikti në Ukrainë, BE dënon përdorimin e armëve të rënda në zonat civile
20 February 2022, 06:59Nga DOSJA
BRUKSEL- BE-ja i kërkoi Rusisë të de-përshkallëzojë konfliktin duke tërhequr forcat ushtarake nga afër kufirit të saj me Ukrainën. CNNshkruan se në një deklaratë drejtuar Rusisë, BE-ja theksoi rritje të shkeljeve të armëpushimit përgjatë vijës së kontaktit në Ukrainën lindore ditët e fundit.
“BE dënon përdorimin e armatimit të rëndë dhe granatimet pa dallim të zonave civile, të cilat përbëjnë një shkelje të qartë të marrëveshjeve të Minskut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së të shtunën.
Deklarata e BE-së vazhdoi të lavdëronte qëndrimin e përmbajtjes së Ukrainës përballë provokimeve të vazhdueshme dhe përpjekjeve për destabilizimin dhe shprehu shqetësimin për ngjarje të inskenuara që tha se mund të përdoren si pretekst për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak.
Kjo deklaratë vjen pasi zyrtarët ukrainas ngritën shqetësime për “provokimet” e pritshme në rajonet separatiste në Ukrainën lindore, duke thënë se ata presin që Rusia të përfshihet në operacione me flamur të rremë atje.
“BE-ja i kërkon Rusisë të angazhohet në dialog kuptimplotë, diplomaci, të tregojë përmbajtje dhe të de-përshkallëzojë”, thuhet në deklaratën e BE-së.
GJERMANI- Konferenca e Sigurisë në Mynih që i vazhdon punimet të shtunën është përqëndruar tek kriza e Ukrainës dhe konflikti me Rusinë. Pas fjalimit të kancela...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i është bashkuar thirrjeve të liderëve perëndimorë që Rusia të shtensionojë situatën, pas grumbullimit...
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha më 19 shkurt se ushtria ruse është “e gatshme ta sulmojë” Ukrainën, edhe pse ai tha se shpreson që presi...
UKRAINË– Udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore urdhëruan një mobilizim të plotë ushtarak të shtunën, në një periudhë shtimi të dhunës në rajoni...
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy që po përballet me një rritje të mprehtë të dhunës brenda dhe rreth territorit që mbahet nga rebelët...
UKRAINË– Zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë edhe ministrin e Brendshëm, Denys Monastyrskiy, ishin shumë pranë vendit ku ndodhën granatimet, gjatë n...
SOMALI– Të paktën 15 persona janë vrarë në Somali dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në dy sulme, pikërisht kur zgjedhjet indirekte parlamentare të...
UKRAINË– Dy të vrarë e katër të plagpsur. Ky është bilanci i deritanishëm pas rritjes së tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë. Ushtari i parë ndërroi j...
UKRAINË– NATO ka njoftuar tërheqjen e stafit nga Kievi pas rritjes së tensioneve mes Ukrainës e Rusisë. Përmes një deklarate, NATO bën me dije se jan...
PEKIN– Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022” kanë nisur më 4 shkurt dhe do të zgjasin deri më 20 shkurt. Me këtë vendim, Pekini u bë qyteti i parë në hi...