LIVE UPDATES
Bota

Kosovaret e kthyera u martuan nga 2-3 herë në Siri/ Çfarë thanë ato para gjykatës?

24 April 2019, 17:47 Nga DOSJA
Kosovaret e kthyera u martuan nga 2-3 herë në Siri/ Çfarë

KOSOVË- Duke iu bindur fjalës së burrit, E.Sekiraqa thotë se kur ishte vetëm 19 vjeçe u nis për t’iu bashkuar kampeve të ISIS-it në Siri.  Por, pas 5 viteve qëndrim, në moshën 23 vjeçare, ajo u kthye në Kosovë bashkë me dy fëmijët e saj. Burri i kishte vdekur në frontin e luftës. Në Siri kjo 23 vjeçare i kishte pasur edhe dy martesa të tjera. Të tre bashkëshortët e saj kishin qenë shqiptarë. Nga tri martesa kjo 23 vjeçare ka dy fëmijë me të cilët tashmë është kthyer në Kosovë. Express ju sjell rrëfimin me deklaratat e tri të riatdhesuarave nga Siria për në Kosovë. Tregohet se si një 27-vjeçare tjetër e riatdhesuar burri e kishte gënjyer se po shkonin në Gjermani dhe e kishte çuar në Siri

Ishte 19 vjeçe kur e kishte marrë rrugën për në Siri, aty ku në vitin 2015 po zhvillohej një luftë e ashpër. Por, as lufta që bëhej atje nuk e ndali tashmë 23-vjeçaren E. Sekiraqën dhe burrin e saj nga Prishtina që të niseshin për të dhënë pak “kontribut” në Lindjen e Mesme.

Tmerri për të filloi në momentin kur ajo hyri në kampet e luftës. Aty 23-vjeçarja Sekiraqa e pa se Siria nuk kishte qenë siç ajo e kishte paramenduar. Andaj që nga java e parë kur ajo u fut në kampet e luftës, thotë se i kishte kërkuar bashkëshortit të saj që të ktheheshin në Kosovë. Por, kjo gjë kishte qenë e pamundur.

“Burri me thoshte po shkojmë në emrin e Allahut. Edhe nuk do të kthehemi”’, kështu ka deklaruar para avokates së saj, e rikthyera nga Siria për në Kosovë.

23-vjeçarja martohet dy herë në kampet e luftës në Siri

Por, pas disa muajve qëndrim në kampet e luftës së Sirisë, E.Sekiraqës i vritet burri.

Ajo detyrohet që të martohet me një person të dytë, i cili kishte nënshtetësinë shqiptare. Por edhe ai vritet në frontin e luftës. Burrin e tretë 23-vjeçarja e gjeti para pak kohe. Por, edhe ai  u burgos para disa muajve. Këto dy martesa në Siri, E.Sekiraqa ka deklaruar se i ka bërë vetëm që t’i shmanget qëndrimit në kampet e ISIS-it, aty ku qëndronin vetëm gratë dhe ku kushtet kishin qenë të mjerueshme.

Këto detaje i dha sot për Gazetën Express, avokatja e të riatdhesuarës, Fatlume Korqa.  

“Klientja ime qe nga vitit 2015 ka qëndruar në Siri. Ajo thotë se burri ia ka kërkuar që të shkojnë në Siri për një jetë më të mirë. Siç ajo ka deklaru atje kanë shku për praktikimin më të lehtë të fesë. Edhe po të donte të kthehej ajo ka thënë se nuk ka mundur”, shpjegon ajo. Tutje, avokatja jep detaje edhe për tre martesat e klientes së saj.

“Bashkëshorti i saj i parë është vrarë në front. Pastaj ajo është detyrua me u martua prapë, sepse nëse nuk do të martohej është dashur që ajo të jetonte në një kamp me shumë gra, aty ku kushtet kanë qenë shumë të këqija. Andaj ajo u strehua te Kurdët dhe nga aty u martua me burrin e dytë që është shqiptar. Me të e ka pasur një fëmijë. Edhe ai ka vdekur. Andaj burri i tretë, burri i tanishëm edhe ky është shqiptar dhe për momentin gjendet në burg”.

Sipas avokates, klientja e saj është penduar për rrugën që e ka marrë drejtë Sirisë. Ajo kërkon që në Kosovë të jetojë e lirë dhe t’i rrisë të dy fëmijët e saj. Njërin 1 e tjetrin 3 vjeçar. “Kjo është penduar që ka qëlluar në vendin dhe kohën e luftës. Por, ajo thotë se nuk është penduar që e ka dëgjuar fjalën e burrit të vet. 

“Kam ardhur në Kosovë që ndihna e lirë dhe për t’u ndier e lirë”, ka deklaruar e riatdhesuara, E.Sekiraqa para trupit gjykues, transmeton avokatja e saj.

27-vjeçarja e riatdhesuar: Burri nuk më tregoi ku po shkojmë, u detyrova të martohem atje

 Por një histori tjetër kishte pasur 27-vjeçarja nga Prishtina. Ajo nuk e kishte ditur që po nisej për në Siri bashkë me bashkëshortin e saj tashmë të ndjerë. Në deklaratat që kjo e riatdhesuar nga Siria i dha sot, ka deklaruar se bashkëshorti i kishte thënë se po shkojnë në Gjermani. Në kohën e nisjes për në kampet e luftës, kjo 27-vjeçare kishte qenë shtatzënë. Pas një kohe qëndrimi atje, asaj i vritet burri. Ndërkohë që detyrohet të martohet me burrin e dytë, i cili ishte shqiptar. Nga dy martesa kjo 27-vjeçare ka dy fëmijë. Këto detaje i dha sot për Express, avokatja e saj Saranda Beqiri.

 “Ajo ka deklaruar se atje ka shkuar pa dëshirën dhe vullnetin e saj. Faktikisht nuk e ka ditë se për ku është nisur. Ka mendu se po shkon në Gjermani për jetë më të mirë. Këtu të gjitha që i kanë pas i kanë shitur.  Por në fazën e fundit ajo e ka parë që vetën në kamion e ka ditur që po shkon në Siri. Ajo ka qenë shtatzënë në kohën kur ka shku me burrin e saj”, tregon avokatja Beqiri.

 Avokatja thotë se klientja e saj është penduar për shkuarjen e saj në kampet e luftës. “Ajo kur ka shkua atje ka kërkuar menjëherë me u kthye, por kjo gjë ka qenë e pamundur. Bashkëshorti i saj ka vdekur atje. Andaj ajo është martuar me një person tjetër që është shqiptar. Kjo tash i ka dy fëmijë me dy burra të ndryshëm.”, deklarohet për klienten e saj avokatja.

Klientja ime kërkoi që të kthehej në Kosovë

E versionin për klienten e saj e dha edhe Fortesa Mehmeti, avokate e njërës nga gratë që u kthye nga Siria të shtunën. Sipas avokates, kjo grua është kthyer me vetë dëshirë, madje kishte provuar të kthehet edhe më herët.

“Klientja ime ka qenë prej vitit 2014 atje, mendoj se ka qenë e mashtruar nga ana e bashkëshortit dhe ka shku atje. Rrethanat e luftës, presioni i vazhdueshëm, nuk ka mundur të kthehet më. Ajo ka tentuar edhe më herët të kthehet por ka qenë i pamundur kthimi”, tha ajo E këto tri gra nuk janë të vetmet që u kthyen në Kosovë. Bashkë me to kanë qenë edhe dhjetëra të tjera.

Për shumicën prej tyre, Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar një muaj paraburgim. Por, avokatet e këtyre grave janë duke kërkuar që masa e arrestit shtëpiak t’u zëvendësohet me paraqitje në stacionin policor.

32 gra janë kthyer nga Siria të shtunën pas një aksioni masiv të rikthimit të kosovarëve nga atje./Marrë nga: gazeta Ekspres

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni grate e kthyera ne kosove kampet ne siri grate e kthyera ne kosove kampet ne siri

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin