"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Krahu i djathtë i ‘Tarzanit’/ Arrestohet ‘Sakati’, Aldo Baho po ikte në Greqi
23 October 2021, 14:50Nga DOSJA
GREQI- Aldo Baho, i njohur si “Sakati” është arrestuar nga Policia në tentativë për të kaluar kufirin për në Greqi. Baho, ose ndryshe “Sakati”, nofkë të cilën e mori pasi i mbijetoi një atentati në fshatin Murras në Elbasan, ku humbi jetën vëllai i tij, është arrestuar për llogari të autoriteteve italiane. Ai po tentonte që të largohej në Greqi, ndërkohë që autoritetet italiane kërkonin ekstradimin e tij, pasi akuzohej për trafik lëndësh narkotike.
Baho është një emër i njohur për Policinë dhe konsiderohej si krahu i djathtë i Endrit Alibej, i njohur si “Tarzani”, i cili u ekzekutua në masakrën e Bradasheshit. Bashkë me të u vranë edhe xhaxhai i tij dhe një turk, me të cilët po udhëtonte natën e 30 dhjetorit 2018.
Fill pas kësaj ngjarje, në ‘shënjestër’ u vendos ai dhe vëllai i tij, ndaj të cilëve u qëllua ditën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në fshatin Murras të Elbasanit. Vëllai i tij, Kevin Braho humbi jetën nga plumbat, ndërsa Aldo mbeti me probleme në të ecur, duke u detyruar që të përdorë patericat. Pikërisht për këtë arsye ka marrë edhe nofkën.
Më 13 shkurt të vitit 2016, Aldo Baho i ka shpëtuar edhe një atentati në Itali, dhe i vëllai i ndjerë Klevi në shenjë hakmarrje i ka goditur autorët me shkop bejsbolli duke i lënë me dëmtime shumë serioze në kokë.
EGJIPT– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Egjipt. Ai është pritur nga kryeministri i Republikës arabe të Egjiptit, Moustafa Madbouly. Rama është pritur në ...
TIRANË– Rikthehet hija e “Ndragheta-s”! Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hapur një tender për blerjen e një mjeti lundrues (skaf) për ta për...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se deri më tani ka mbështetjen e 97% të anëtarësisë së partisë. Kjo ishte deklarata e t...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hapur një procedurë prokurimi për gati 54 milionë lekë të vjetra për të ekspozuar produktet lokale t...
TIRANË- Ambasada e SHBA-së ka komentuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës për energjinë elektrike, e cila u nënshkrua dy ditë më parë. Me anë të një ...
TIRANË- 12 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 7 persona janë arrestuar për kultivim dhe trafikim ...
Vrasja e Elton Mermalit, me emrin e ndryshuar në Alban Semaku, ktheu edhe një herë sytë e grupeve hetimore nga Lushnja, e kthyer si Vlora dhe Durrësi jo vetëm n...