"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Kreu i grupit kriminal në Lazarat! Ndërron jetë Gate Mahmutaj
20 October 2021, 09:56Nga DOSJA
TIRANË– Gate Mahmutaj, i cilësuar si kreu i grupit kriminal në Lazarat ka ndërruar jetë ditën e sotme në banesën e tij. 52-vjeçari ishte liruar një javë më parë nga burgu, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Më 14 tetor ai mundi të dalë nga qelia mirëpo nuk e shijoi për gjatë lirinë.
Ai ka ndërruar jetë në banesën e tij në Lazarat nga ku ishte dërguar tre ditë më parë nga vendi i vuajtjes së dënimit pikërisht për shkak të shëndetit të përkeqësuar. Razip Mahmuti u arrestua nga forcat RENEA në aksionin antikanbis në Lazarat në qershorin e 2014, pasi ka qëlluar ndaj një efektivi të policisë në vitin 2000, krim për të cilin ishte në kërkim. Ai po ashtu ka qëlluar me mitraloz ndaj një helikopteri italian i cili po qarkullonte në Lazarat, duke lënë një grua të plagosur në këmbë nga plumbi qorr.
Në 18 janar 2016, Gjykata e Lartë dënoi me 18 vite burg Razip (Gate) Mahmutaj dhe 9 persona të tjerë. Për shkak se pranoi akuzat ndaj tij, Mahmutaj përfitoi dënim të shkurtuar dhe do të vuante vetëm 12 vite burg.
TIRANË– Vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë dy satelitët e saj në hapësirë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në profilin e tij në Insta...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme gjyqtaren e Tiranës, Manjola Bejleri. Shkarkimi i Bejlerit u ve...
TIRANË– Firma e ndërtimit “Salillari” është shkaktarja kryesore e krimit mjedisor që po ndodh në fshatin Ibë. Ky skandal po ndodh nën syrin e polici...
VLORË – Gjykata e Vlorës ka vendosur ditën e sotme të lërë në burg ish-drejtorin e Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci.Gjykatësi Enkel Peza me kërkes...
TIRANË– Pamjet që po shikoni tregojnë pishinën dimërore dhe ambientet e resortit “Gloria Palace” në Qerret, ku dhe u gjetën katër trupat e pajetë të ...