LIVE UPDATES
Aktualitet

Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim, gazetarët: Është shtetëzim i informacionit

27 September 2021, 19:00 Nga DOSJA
Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim, gazetarët:

TIRANË- Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve po shpreh shqetësim pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim. Pedagogë të shkencave të komunikimit dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës, se ky vendim do të centralizojë informacionin dhe do të ngushtojë hapësirat e lirisë së medias. Zyrtarët i hedhin poshtë këto pretendime dhe shprehen se vendimi synon të rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e informimit të publikut si dhe të mënjanojë mangësitë që janë vërjetur deri tani.

Vendimi i qeverisë socialiste në mbledhjen e saj të parë të mandatit të tretë, për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim, ka nxitur diskutime në komunitetin e gazetarëve dhe qarqet universitare. Kjo agjensi sipas vendimit do të përbëhet nga disa struktura të posaçme përgjegjëse për informim pranë çdo ministrie dhe institucioni qendror në varësi të kryeminstrit dhe ministrave dhe do tëkordinojë punën mes tyre për të informuar publikun dhe median.

Agjensia për Media dhe Informim do të kryesohet nga një drejtor i përgjithshëm, me statusin e ministrit të shtetit, që emërohet dhe shkarkohet nga kryministri. Pedagogë të shkencave të komunikimit dhe përfaqësues të komunitetit të gazetarëve e konsiderojnë këtë vendim, një nisëm që centralizon informacionin në dëm të lirisë së shprehjes dhe medias.

“E shoh të panevojshëm një vendim të tillë. Qeveria deri tani ka patur një praktikë të komunikimit me median me të cilën gazetarët jo se ishin të kënaqur, por gjithsesi funksiononte me një lloj autonomie për mënyrën se si përcillej informaconi nga një ministri tek tjera. Ministri përkatës kishte një qasje të diferencuar nga kolegët e tij përsa i përket marrëdhënies ne mediat, ndërkohë që tani do të keminjë agjensi e cila i vë nën kontroll të gjithë zëdhënësat për shtyp të ministrive dhe do të krijohet një informacon, i cili është uniform dhe që i përcillet publikut në atë mënyrë që do dojë vetë qeveria”– u shpreh për Zërin e Amerikës, Erlis Çela, pedagod i shkencave të komunikimt në Universitetin Bedër, Tiranë.

Ervin Goci, aktivist dhe pedagog i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, tha për Zërin e Amerikës se është dyshues mbi veprimtarinë e Agjensisë për Media dhe Informim duke sjellë këtë argument.

“Një vendim të tillë unë do ta shihja si një formë të shtetëzimit të informacionit dhe informimit. Atje do ketë njerëz që do vlerësojnë kërkesat për informacion të qendërzuara në një tryezë, dhe çdo gjë që ndodh në të gjithë shtetin, e merr kryeministria në mënyrë të qendërzuar dhe prodhon një tip informacioni. Me keq akoma, do ketë njerëz atje që do interpretojnë se çfarë duhet të japin, kur ne e dimë që institucionet e shtetit duhet të jenë neutrale”- i tha Zërit të Amerikës Ervin Goci, lektor në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, UT.

Ministrja e shtetit Elisa Spiropali i tha Zërit të Amerikës se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se krijimi i agjensisë është një riorganizim i brendshëm institucional i strukturave përgjegjëse për informimin e publikut dhe medias. Ky akt, tha ajo, synon rritjen e transparencës, dhe mënjanimin e disa mangësive që janë vërejtur gjatë punës.

“Është një ‘optimizim’ i punës, i komunikimit publik dhe i zyrës pranë kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave. Patjetër janë vënë re dhe rastekur përgjigja ka munguar, kur nuk është dhënë në kohë, kur transparaneca nuk ka qenë e plotë me median apo me publikun apo thjesht puna nuk është bërë si duhet nga disa prej institucioneve. Besojmë se kjo agjensi, e mbështeturnë modelin më të mirë, atë gjerman që ka 50 vjet që funksionon, i ngjashëm, do të mund t’i adresojë disa nga këto probleme dhe mbi të gjitha do rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e komunikimit me publikun”– tha për Zërin e Amerikës Elisa Spiropali, Ministre Shteti për marrëdheniet me parlamentin.

Aleksandra Bogdani, gazetare e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, thotë se pas modelit gjerman fshihet synimi për të rritur propagandën qeveritare dhe për të vënë informacionin nën kontrollin e pak duarve.

“Modeli gjerman nuk e centralizon informacionin. Sigurisht që ka një zyrë shtypi federale dhe qëllimi i saj është që të japë informacion sa më transparent në interes të informimit të publikut dhe jashtë ndikimit politik. Ajo që po bën Kryeministri Rama është e kundërta, e fut informacionin brenda një strukture me ndikim politik” – tha për Zërin e Amerkës Aleksandra Bogdani, gazetare e Birn.

Pedagogu i komunikimit në Universitetin Bedër, Erlis Cela, shkon me tej kur thotë se kjo agjeni për media dhe informim do të shuajë dhe ato pak zëra kritikë brenda qeverisë.

“Përqendrimi i informacionit në pak duar do të shuajë dhe ato pak zëra që mendojnë disi ndryshe brenda kabinetit qeveritar. Pra, çfarë kuptimi ka që të kemi ministra të ndryshëm, këshilltarë për median në ministri të ndryshme, sepse ata do mendojnë dhe veprojnë ashtu siç u thotë agjensia”– vijoi Erlis Çela, pedagod i shkencave të komunikimt në Universitetin Bedër, Tiranë.

Ministrja e shtetit Elisa Spiropali, i hedh poshtë këto qëndrime dhe thotë se, personat që janë përgjegjës për të ruajtur raportin me median dhe publikun në të gjitha institucionet shtetërore në varësi të qeverisë, do të kordinohen nga kjo zyrë, e cila sipas saj do të sigurojë që përgjigja të jepet në kohë , të jetë shteruese.

“Ka një keqkuptim të thellëpër këtë çështje. Nuk e di a është lexuar projekt-akti, apo ky është njëparagjykim i përgjithshëm. Nga pikpamja ligjore dhe kushtetuese nuk ka asnjë pikpyetje. Nga pikpamja e pavarësisë, ministritë nuk janë institucione të pavarura. Ato janë organe të Këshillit të Ministrave dhe detyra e tyre është që në bazë të programit të qeverisë të mund të përgjigjen me transparencë përpara publikut. Për këtë do të sigurohemi dhe këtë do mundohemi të bëjmë”– vijoi Elisa Spiropali, Ministre Shteti për marrëdheniet me parlamentin.

Zëri i Amerikës iu drejtua dhe zyrës së përfaqësuesit të OSBE-së në Vjenë për lirinë e medias, në lidhje me një opinion mbi vendimin e qeversë shqiptare për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim, por ende nuk ka një qëndrim. Ndërkohë, Ministrja e shtetit Elsia Spiropali, e pyetur nga Zëri Amerikës, nëse ka patur bashkëpunim me zyrën e OSBE -së në Tiranë për këtë çështje dha këtë përgjigje:

“Me OSBE-në ne kemi bashkëpunim të ngushtë për çështje që kanë të bëjnë me lirinë e medias dhe jo për çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e Këshillit të Ministrave, apo me detyrat që ne kemi. Ky vendim nuk prek lirinë e medias apo ndonjë ligj që ka lidhje me lirinë e medias”– sqaroi Elisa Spiropali, Ministre Shteti për marrëdheniet me parlamentin.

Përballja e medias me të gjitha qeveritë në Shqipëri në këto tre dekada pas rënies së regjimit komunist, ka qenë në vijimësi e vështirë. Shqipëria në të gjitha raportet e organizatave prestigjoze që monitorojnë lirinë e medias në botë, karakterizohet si shtet me situatë të vazhdueshme problematike. Përdorimi i gjuhës denigruese nga zyrtarët ndaj gazetarëve i ka kthyer ata shpeshherë në shënjestra sulmesh nga të gjitha anët perfshi dhe botën e krimit.

Në mjaft raporte thuhet se interesat politike dhe ekonomike të pronarëve të mediave nxisin shpeshherë dhe vetëcesnurën. Analistët gjithashtu shohin me keqardhje, se dhe vetë brenda medias ka raste korrupsioni, shantazhi dhe gjobvënie ndaj bizneseve, prandaj dhe çdo nisëm ligjore e cila ka në thelb median, shkakton në mënyrë të menjëhershme dhe në çdo kohë ndjeshmëri të gjerë publike.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agjencia për media dhe informim aleksandra bogdani elisa spiropali erlis çela ervin goci agjencia për media dhe informim aleksandra bogdani elisa spiropali erlis çela ervin goci

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin