LIVE UPDATES
Bota

Kriza e refugjatëve në Poloni, çfarë masash mund të marrë BE-ja ndaj Lukashenkos?

11 November 2021, 07:37 Nga DOSJA
Kriza e refugjatëve në Poloni, çfarë masash mund të

MINSK – Në muajt e fundit, mijëra migrantë nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika, kanë tentuar të hyjnë ilegalisht nga Bjellorusia në Poloni dhe vende tjera të Bashkimit Evropian, Letoni dhe Lituani. Shumica prej migrantëve të këtyre rajoneve kanë arritur në fundmi me aeroplanë në kryeqytetin bjellorus.

Ndërkohë që kriza mes BE-së dhe Bjellorusisë rritet, si mund të përgjigjen Bashkimi Evropian, vendet anëtare, dhe Perëndimi, qoftë përmes padisë në gjykatat ndërkombëtare, regjimit të sanksioneve apo përballjes me valën e migrantëve në shtetet e treta? Nëse e gjithë kjo është duke u organizuar nga udhëheqësi autoritar, Aleksandër Lukashenko dhe forcat e tij të sigurisë, a janë duke shkelur ata ligjet dhe përkushtimet ndërkombëtare?

Nëse mund të vërtetohet se ajo çfarë po bën Minsku është trafikim i qenieve njerëzore, atëherë përgjigja është po. Bjellorusia është pjesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Transnacional, në mënyrë më specifiike në dy dokumente që kanë hyrë në fuqi në periudhën 2003-04, Protokolli i OKB-së për të parandaluar, shtypur dhe ndëshkuar trafikimin e njerëzve, sidomos grave dhe fëmijëve dhe Protokollin e OKB-së kundër kontrabandimit të migrantëve nga toka, deti dhe ajri.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar edhe rezoluta kundër trafikimit të njerëzve, më të rëndësishmen më 2017, prandaj korniza ligjore ndërkombëtare për të mbajtur përgjegjës regjimin e Lukashenkos gjendet në të.

“Nëse janë të vërteta raportimet se regjimi është duke joshur njerëzit me premtime të rreme për rrugë të sigurt në BE – dhe të gjitha të dhënat, drejtpwrdrejt ose jodrejtpwrdrejt çojnë aty – Bjellorusia do të shënonte shkelje të rregulloreve ndërkombëtare për parandalim të trafikimit”, ka thënë Bakhti Nishanov, këshilltar i lartë për politika në Komisionin amerikan për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të njohur edhe si Komisioni i Helsinkit.

Por ka edhe më shumë.

“Trajtimi abuziv i migrantëve nga forcat kufitare bjelloruse përbën keqtrajtim dhe në disa raste edhe torturë”, ka thënë Rachel Denber, zëvendësdrejtore për Evropën dhe Azinë Qendrore në organizatën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch në Nju Jork, duke vlerërsuar se Minsku është duke shkelur obligimet që ka nën Konventën e OKB-së kundër torturës dhe trajtimeve tjera mizore.

“Nëse ata janë duke shtyrë migrantët drejt Polonisë (apo Lituanisë) atëherë kjo përbën dëbim kolektiv, që është po ashtu i ndaluar”, ka thënë Denber.

Kufizimet në liri të lëvizjes shkelin Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Por a kanë mjete juridike BE-ja dhe vendet individuale? A mund ta çojnë ato në gjykatë Bjellorusinë?

Ata munden, por nuk do të veprojnë ashtu – të paktën jo kaq shpejt, kanë thënë disa diplomatë të BE-së për Radion Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti.

Fillimisht secili mjet ligjor do të merrte kohë, ndërkohë që BE-ja dhe vendet anëtare duhen veprime të shpejta.

Së dyti, zbatimi i ligjit është i komplikuar. Shumë shtete kanë injoruar disa vendime ndërkombëtare në të kaluarën dhe shumë presin që Minsku të veprojë njëjtë.

Më pas duhet vendosur se në cilën gjykatë duhet drejtuar. Bjellorusia nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale apo Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, gjykon rastet mes dy shteteve që kanë gatishmëri të çojnë përpara argumentet për një mospajtim.

Mirëpo për ta detyruar një shtet që të veprojë kështu, duhen vite.

 

Çfarë mundësish tjera ka BE-ja? A mund të zbatohen sanksione?

Ndërkohë dhe blloku edhe duke punuar aktualisht në pako të sanksioneve, të cilat mund t’i miratojnë ministrat e jashtëm kur të takohen në Bruksel më 15 nëntor.

Bashkimi Evropian është pajtuar më herët gjatë kësaj jave për të zgjeruar kriteret për sanksione për Bjellorusinë dhe që në listë të përfshihen “persona ligjorë, entitete apo persona përgjegjës për organizim apo kontribuim në aktivitete nga regjimi i Lukashenkos që ndërmjetësojnë kalime të paligjshme në kufijtë e jashtëm të një vendi anëtar si dhe kontrabandojnë mallra ilegalë në një territor të një vendi anëtar”.

Sipas disa diplomatëve të afërt me diskutimet për sanksionet, BE-ja do të ngrijë sanksionet dhe do të vendosë bllokada në lëvizje për 40 persona dhe entitete që Brukseli konsideron se janë të përfshirë në rritje të presionit në kufi me BE-në.

Në listë do të ketë zyrtarë dhe kompani të transportit në Bjellorusi, të cilët janë duke bartur njerëzit në kufi.

Në sanksione pritet të përfshihet edhe kompania ajrore e Bjellorusisë, Belavia, si dhe bankat shtetërore, Belarusbank, Belinvestbank, Belagroprombank.

A do të kenë këto sanksione efektet e dëshiruara?

Ekspertët kanë dyshime. Ato veprime janë shumë më pak sesa që është bërë thirrje. Prej vjeshtës së vitit 2020, BE-ja veçse ka miratuar katër raunde të sanksioneve që mbulojnë 166 persona, përfshirë Lukashenkon dhe anëtarët më të afërt të familjes, si dhe 15 entitete. Edhe disa sektorë shtetërorë si nafta, bankat, dhe duhani janë shënjestruar. Megjithatë, këto vendime nuk duket se kanë dekurajuar regjimin e Minskut.

Në të njëjtën kohë, Brukseli duket se po bën llogaritë me shumë kujdes. Marrë parasysh se sanksionet do të sfidohen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, duhet të ketë të dhëna të sakta që tregojnë se njerëzit dhe kompanitë janë të përfshira në gjërat që po akuzohen. Kjo është një prej arsyeve se pse Rusia nuk është në telashe, pasi nuk ka përfshirje të drejtpërdrejtë në mes të Moskës dhe krizës me migrantë.

Çfarë tjetër mund të bëjë BE-ja?

Shtetet që përballen me krizë nëpër kufijtë e tyre, kanë nisur të ndërtojnë mure dhe ndalesa gjembore për të cilat do të donin të pagunte BE-ja, diçka që blloku evropian e ka refuzuar për kohë të gjatë, kryesisht për shkak të Murit të Berlinit dhe implikimeve tjera nga barrierat fizike. Të gjithë sytë do të jenë mbi Komisionin Evropian teksa planifikon të përditësojë Kodin Kufitar për Schengen në fillim të dhjetorit, duke përcaktuar se çfarë vendimi mund të marrë një vend në rast të një sulmi hidbrik, sikurse fluksi artificial i migrantëve.

Dhe ndonëse muret dhe ndalesat me gjemba mund të mos jenë zgjidhje për kufijtë e jashtëm të BE-së, “ndalesat fizike” mund të jenë masa për mbrojtje.

Çfarë ndikimi ka BE-ja te shtetet e treta që dërgojnë migrantët në Minsk?

Varet. Komisioni Evropian ka vlerësuar se prioriteti kryesor tani do të jetë që të ndalë fluksin në Bjellorusi. Margaritis Schinas, zëvndës-president i Komisionit Evropian, përgjegjës për migrimin dhe çështje të azilit, pritet të vizitojë disa shtete prej të cilave kanë ikur migrantët në ditët e fundit.

Brukseli ka arritur të zvogëlojë numrin e fluturimeve të drejtëpdrejta nga Bagadadi në Minsk, pas presionit politik dhe kërcënimeve për të ndalur fondet. Taktikë e ngjashme është përdorur edhe me Libanin, Jordaninë dhe Sirinë, kanë thënë zyrtarë të BE-së, mirëpo ata presin situatë më të vështirë kur bëhet fjalë për Turqinë për Emiratet e Bashkuara Arabe.

Polonia miraton ligj për dëbimin e migrantëve

Ankaraja ka marrëveshje për migrantë me Brukselin, e cila ua pamundëson miliona refugjatëve që të kalojnë Detin Egje, dhe tani mund të kërkojë më shumë financa, në këmbim të ofrimit të ndihmës në këtë fushë. Sipas Komisionit, shumica e personave në kufi me Lituaninë dhe Poloninë janë irakianë.

Ndonëse Qeveria në Bagdad është duke bashkëpunuar me BE-në në këtë çështje, Iraku ka hezituar që të pranojë refugjatët e kthyer, përveç nëse ata janë kthyer vullnetarisht – çështje që sipas zyrtarëve evropianë duhet të adresohet më shumë, pasi shumë persona janë bllokuar në tokën e askujt.

 

Çfarë po bëjnë organizatat tjera si Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR), Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Kryqi i Kuq? A mund të përfshihen për të shmangur katastrofën humanitare?

Shumë pak organizata mund të qëndrojnë afër rajonit kufitar, mirëpo autoritetet polake janë duke punuar me Kryqin e Kuq dhe Karitasin, një organizatë e krishterë për ndihma. Si zyrtarët e UNHCR-së, ashtu edhe ata të IOM-it kanë qenë në kontakt me Minskun dhe Varshavën, duke iu bërë thirrje që të kenë qasje të pakufizuar të migrantët, që të ofrojnë ndihmë humanitare dhe t’iu bëjnë thirrje atyre që duan të aplikojnë për azil, që ta bëjnë këtë gjë prej vendit ku janë.

Mirëpo kjo gjë mund të mos i pëlqejë Qeverisë polake, e cila nuk dëshiron që të krijohet përshtypje se po funksionon kjo rrugë e azilit, meqë shqetësohet nga frika e arritjes së më shumë migrantëve.

Polonia, për dallim nga Lituania, ka injoruar thirrjet e Brukselit që të lejojë agjencinë kufitare të BE-së, Fontex, të ketë prezencë në zonën kufitare, duke thënë se rojet shtetërore në kufi mund ta menaxhojnë situatën. Mirëpo nëse situata humanitare përkeqësohet në dimër, pritet të ketë më shumë thirrje nga organizatat ndërkombëtare që të ndërhyjnë në të dyja anët e kufirit.

Marrë nga “Radio Evropa e Lirë”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aleksandër lukashenko kriza e refugjateve ne poloni aleksandër lukashenko kriza e refugjateve ne poloni

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin