LIVE UPDATES
Bota

Kriza energjitike në Kosovë, Haradinaj: Kemi rënë në duart e mafias

7 December 2021, 17:20 Nga DOSJA
Kriza energjitike në Kosovë, Haradinaj: Kemi rënë në

KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka rënë në duart e mafias enrgjitike. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se kryeministri Kurti gaboi strategjikisht kur ka anuluar projektin Kosova e Re i nënshkruar me kompaninë amerikane. Ai shkruan se dëmet që mund të ishin nga ky aktivitet, kanë qenë të pranueshme në lidhje me përfitimet që do të kishin marrë mbrapsht. Ai gjithashtu shtoi se pyet vetën nese do të ketë mundësi Kosova për të blerë energji elektrike, tani që çmimet kanë shkuar në stratosferë.

Postimi i Plotë:

Kosova në duar të mafias energjetike As unë nuk e kam besuar që për një kohë aq të shkurtër të vinte në pah gabimi strategjik i Qeverisë Kurti për anulimin e projektit Kosova e Re në Maj të 2020 i nënshkruar me kompaninë Amerikane Contour Global. Kur ne kemi nënshkruar marrëveshjen në vitin 2017 për investim prej 1.3 miliardë euro, ne kemi qenë të vetëdijshëm se thëngjilli nuk është e ardhmja e energjisë por, Kosova nuk ka pas alternativë të shpejtë që ruan qytetarin, garanton zhvillim ekonomik dhe ruan pavarësinë energjetike të Kosovës. Ne nuk ishim vend aq i zhvilluar që me lehtësi dhe pavarësisht kostos së lartë, kalon në energji alternative.

Me 500Mw që do të prodhoheshin dhe me 10.000 vende të reja të punës që do të krijoheshin, ne kemi besuar se dëmet në ambient do të ishin të pranueshme, në raport me përfitimet që do të kishte Kosova. Jam fyer dhe jam linquar për atë se çmimi i energjisë i garantuar prej 80€ Më është tejet i lartë dhe se ky çmim do të shkatërrojë ekonominë e Kosovës e lloj lloj sharjesh tjera. Të kota ishin sqarimet tona se të gjitha parashikimet ishin se çmimet e energjisë së vitit 2017 ishin të paqëndrueshme. Kam qenë i bindur se shpesh këto fushata kanë qenë të orkestruara dhe financuara nga mafia energjetike e cila meqenëse veq kishte gjetur strehë tek lëvizja Vetëvendosje me ndërtimin e kapaciteteve të reja do të humbiste një treg të madh siç është tregu i Kosovës.

Sot zyrtarët e KEDS dhe KOST në raportet e tyre thonë se: “KEDS dhe KESCO gjatë tetorit të këtij viti, pra, për një muaj, përkundër motit të mirë, ka importuar 9,15 milionë euro energji elektrike me çmim mesatar prej €242 megavat/orë kurse gati dyfishi i vlerës së tetorit është importuar me çmim prej €340 me 24 Nëntor. Kërkesa është rritë me 200Mw në krahasim me vitin e kaluar”. Nuk kam Informacione si është në dhjetor, por e qartë që në momentin e parë që ashpërsohet moti, një Zot e di sa do të jetë çmimi dhe është pikëpyetje e madhe se a do të ketë Kosova mjete që të blejë energji me çmime astronomike. KEDS dhe KESCO nuk kanë se si të i shpëtojnë kolapsit nëse trendet aktuale vazhdojnë.

Popullizmi dhe retorika boshe e Qeverisë Kurti po shihet se i ka filluar goditjet e para për popullin e Kosovës dhe dëmet e vendimeve të gabuara strategjike për kohë të gjatë do të i paguajë qytetari i Kosovës. Fatkeqësisht edhe refuzimi i gazsjellësit amerikan, së fundmi, do të sjellë pasoja të paparashikueshme për pozitën energjetike të Kosovës dhe jo vetëm. Me të drejtë shtrohet pyetja: Kush janë këta njerëz që rrezikojnë stabilitetin e çmimeve dhe pavarësinë energjetike të Kosovës?!

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aak kriza energjitike ne kosove ramush haradinaj aak kriza energjitike ne kosove ramush haradinaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin