LIVE UPDATES
Bota

Kriza Rusi-Ukrainë/ DW: Pekini dëshiron të shmangë haptazi mbajtjen e anëve

25 February 2022, 07:15 Nga DOSJA
Kriza Rusi-Ukrainë/ DW: Pekini dëshiron të shmangë haptazi

Ndërsa ushtria ruse e nisi brenda natës pushtimin e Ukrainës, i dërguari i Kinës në OKB, Zhang Jun, në një takim të Këshillit të Sigurimit e përshkroi situatën si një “pikë kritike”.

“Në kontekstin aktual, të gjitha palët e interesuara duhet të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Ne besojmë se dera për një zgjidhje paqësore të çështjes së Ukrainës nuk është plotësisht e mbyllur dhe as nuk duhet të mbyllet” – tha ai.

Gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të hënën në mbrëmje, i thirrur disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Moska do të njihte “pavarësinë” e “republikave” të vetëshpallura, Jun mbajti një qëndrim të rezervuar. Teksa të dërguarit e OKB-së nga e gjithë bota dënuan veprimet e Rusisë, i dërguari kinez kërkoi dialog, por nuk përmendi drejtpërdrejt veprimet e Rusisë gjatë komenteve të tij të shkurtra rreth krizës.

Kina ecën sipër një “litari të hollë diplomatik”

Më herët Kina pati sinjalizuar se nuk do të mbështeste pushtimin e territorit ukrainas nga Rusia. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Wang tha gjithashtu se “Kina beson se sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i të gjitha kombeve duhet të respektohen dhe të ruhen”, duke theksuar se Ukraina nuk bën përjashtim.

Në të njëjtën mënyrë, Kina kritikoi reagimin e Uashingtonit të mërkurën (23.02), duke thënë se sanksionet e reja të SHBA-së “i hidhnin benzinë zjarrit” dhe ishin “të papërgjegjshme dhe të pandershme”.

Të martën, Wang zhvilloi një telefonatë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme kineze, Pekini u bëri thirrje edhe një herë të gjitha palëve të vetëpërmbahen dhe t’u japin zgjidhje ndasive përmes dialogut dhe negociatave.

“Përgjigjja e matur e Kinës sugjeron balancimin e Pekinit në dritën e marrëdhënieve të tij me SHBA-në dhe Rusinë” – tha Zsuzsa Anna Ferenczy, studiuese në universitetin kombëtar “Dong Hwa” në Tajvan dhe ish-këshilltare në Parlamentin Evropian.

“Pekini është i vetëdijshëm se nuk është në interesin e tij të shohë shpërthimin e një konflikti dhe Moska po e shtyn Kinën të përballet me disa vendime të vështira. Veprimi i barazpeshuar i Kinës është të mbrojë interesat e veta” – i tha DW-së përpara fillimit të pushtimit.

Sa presion mund t’i bëjë Rusia Kinës?

Në hapjen e Lojërave Olimpike në fillim të këtij muaji në Pekin, Putin u takua me presidentin kinez Xi Jinping. Kinezët duket se mbështesin pozicionin e Rusisë sa i përket zgjerimit të NATO-s.

Në një deklaratë të përbashkët, Rusia dhe Kina i bënë thirrje NATO-s që të “ideologjizojë qasjet e Luftës së Ftohtë” dhe “të respektojë larminë e modeleve civilizuese dhe kulturore-historike” në vendet e tjera.

Megjithëse Kina ka të ngjarë të punojë me Rusinë për të shtyrë përpara një narrativë të përbashkët që minon një model global të demokracisë perëndimore, sulmi i Moskës ndaj Ukrainës mund të jetë një hap shumë i madh për Pekinin, dëshira aktuale e të cilit është stabiliteti.

Dhe ndërsa Kina bëhet gjithnjë e më shumë aleati kryesor gjeopolitik i Rusisë, përgjigjja e Pekinit ndaj sulmeve të mëtejshme të Moskës ndaj Ukrainës do të ketë më shumë peshë.

“Vendimi i Rusisë për të njohur pavarësinë e rajoneve separatiste të Ukrainës duhet të ketë qenë një surprizë për Kinën, pasi vetëm disa ditë më parë Pekini mbrojti zgjidhjen e krizës nëpërmjet procesit të Minskut, i cili efektivisht u prish” tha për DW Danil Bochkov, ekspert në Këshillin Rus për Çështjet Ndërkombëtare, në Moskë.

Wen-Ti Sung, pedagog në universitetin kombëtar të Australisë, tha për DW, se “Kina nuk dëshiron të shohë Rusinë të ndërmarrë sulme madhore ndaj Ukrainës, pasi kjo lëvizje mund të krijojë pasiguri gjeopolitike që Pekini dëshiron t’i shmangë. Kjo, për faktin se Kina po përgatitet të rikonfirmojë veten, në prag të Kongresit të 20-të të Partisë Kombëtare”.

“2022 është viti i tranzicionit të fuqisë kineze” – tha ai. “Përveç kësaj, meqenëse Kina dhe Rusia ende e shohin njëra-tjetrën si shqetësime të mundshme të sigurisë, një Rusi dukshëm më e fortë nuk është diçka që Kina dëshiron me të vërtetë të shohë” – shtoi Sung.

Sung tha se Kina do të ishte në një situatë më të rehatshme, nëse do të kishte një mësymje të kufizuar ruse në zonat e kontrolluara nga separatistët në Ukrainë, në përputhje me pretendimet aktuale të Kremlinit se trupat e Moskës janë “paqeruajtëse”.

“Nëse Rusia përparon shumë, Kina do të ketë më shumë hapësira për t’u distancuar nga Rusia, kështuqë Pekini nuk do të shihet si përkrahës i Moskës, tashmë nën akuzë si “një shkelëse e madhe e ligjeve ndërkombëtare” – shtoi ai.

Kina vëzhgon përgjigjen e Perëndimit ndaj Rusisë

Nën qeverisjen e presidentit Xi, Kina ka pohuar vazhdimisht se do të “ribashkojë” Tajvanin me kontinentin, pasi Pekini e konsideron ishullin vetëqeverisës si një “provincë tradhtare”.

Megjithëse situata midis Tajvanit dhe Ukrainës nuk është aspak identike, ekspertët thonë se Kina mund të përvetësojë disa njohuri mbi përgjigjen perëndimore ndaj përshkallëzimit të situatës në Ukrainë dhe ta përshtasë atë në agjendën e saj me Tajvanin.

“Pekini mund të mbledhë shumë detaje se si Perëndimi po reagon dhe po koordinon hapat e tij midis aleatëve” – tha Bochkov.

“Kina mund të përpilojë një udhërrëfyes mjaft të vlefshëm për çdo përshkallëzim të ardhshëm me Perëndimin, qoftë ky përshkallëzim i lidhur me Tajvanin apo me ndonjë çështje tjetër” – shtoi ai.

Sung tha se Kina do të vëzhgojë se si kriza Ukrainë-Rusi teston unitetin perëndimor.

“Përshkallëzimi i krizës në Ukrainë tregon se vendet evropiane dhe SHBA kanë prioritete të ndryshme përsa i përket shqetësimeve të tyre gjeopolitike” – tha Sung.

“Nëse Ukraina do të bëhet një provë që ekspozon linjat e gabimeve brenda vendeve të mëdha perëndimore dhe nëse kjo do të çojë në një ulje të mëvonshme të kohezionit të bllokut perëndimor, është diçka që Kina do të vëzhgojë nga afër”.

Të mërkurën (23.02) presidentja tajvanez Tsai Ing-Wen, gjatë një takimi me qeverinë e saj, dënoi agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Tsai tha se ‘forcat e jashtme’ po përpiqeshin të manipulonin situatën në Ukrainë dhe të ndikonin mbi shoqërinë e Tajvanit. Ajo i kërkoi qeverisë së saj të ishte “më vigjilente karshi këtij konflikti”./DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi zhang jun lufta ukraine-rusi zhang jun

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin