"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Kurti: Dialogu me Serbinë i dobishëm, pres ftesa për takim vitin e ardhshëm
29 December 2021, 11:27Nga DOSJA
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se procesi i dialogut me Serbinë në Bruksel nuk ka qenë i padobishëm dhe se Kosova atje ka arritur një marrëveshje të mirë.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se marrëveshja për reciprocitetin me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve shënon një arritje për Kosovën, edhe pse pati vetëm dy takime të nivelit të lartë mes tij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ndërsa për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, Kurti tha se duhet të ndyshojë Serbia qëndrim. Kryeministri tha se është i gatshëm për dialog dhe se pret ftesa për takime në Vitin e Ri.
“Është e vërtetë që janë zhvilluar vetëm dy takime në vitin 2021 midis meje dhe presidentit të Serbisë, por nuk ka qenë i padobishëm procesi i bisedimeve në Bruksel. Atje kemi arritur një marrëveshje sa i përket reciprocitetit të targave. Tash për marrëveshjen ligjërisht të obligueshme, duhet të ndryshojë pakrahasimisht më shumë Serbia, ndërkaq se kur zhvillohen takimet në Bruksel megjithatë nuk varet prej meje, duke qenë se unë kam shprehur gatishmërinë time. Besoj që vitin e ardhshëm do të ketë edhe ftesa përkatëse për dialog, i cili i kontribuon paqes së qëndrueshme, stabilitetit afatgjatë, sigurisë rajonale, dhe ku përfitues janë qytetarët, e jo politikanët”, tha Kurti.
(m.k/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
JORDANI – Një debat televiziv i transmetuar drejtpërdrejt në parlamentin e Jordanisë mbi reformat kushtetuese, duke përfshirë barazinë gjinore, degjeneroi...
SHBA – Kompania e Apple ka lëshuar disa bonuse të pazakonta dhe të rëndësishme aksionesh për disa nga inxhinierët e vetë softuerikë si një përpjekje për t...
KOSOVË – Dëshmitë e para nga grabitja që ndodhi në Mitrovicë, Kosovë ku ngeli i vdekur pronari i lokalit thonë se bashkëshortja ka qënë e pranishme n...
GREQI– Policia greke është ngritur në këmbë për gjetjen e biznesmenit të njohur George Kyparissis. Biznesmeni është zhdukur në rrethana ende të panjohura....
HAWAII – Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan kanë blerë 110 hektarë të një ish-plantacioni panxhar sheqeri në ishullin K...