LIVE UPDATES
Bota

Kurti nuk ndryshon qëndrim për Ujmanin- SHBA: Palët t’i përmbahen marrëveshjes së 4 shtatorit.

4 July 2021, 07:28 Nga DOSJA
Kurti nuk ndryshon qëndrim për Ujmanin- SHBA: Palët t’i

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë, se Serbia nuk mund të bëhet pjestare në Liqenin e Ujmanit dhe për këtë ai nuk ka ndryshuar qëndrim nga ato të mëparshmet. Këtë deklaratë kryeministri e bëri në një konferencë për medie në 100 ditëshin e qeverisjes së tij dhe vetëm pak ditë pasi që SHBA-ja publikoi një studim fizibiliteti për Liqenin e Ujmanit, që është pjesë e marrëveshjes së 4 shtatorit që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë nga ish- kryeministri AvduallH Hoti. Albin Kurti e ka kundërshtuar shumicën e zotimeve të dhëna nga qeveria Hoti në Uashington.

“Qendrimet tona sa i përket liqenit të Ujmanit janë po ato të njëjtat, natyrisht që mund të dalin analiza dhe studime, por që puna jonë është të konsiderojmë Ujmanin ashtu siç është, liqen artificial i Kosovës për Kosovën. Ne atë tashmë e kemi paguar. Sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit e kam thënë që pika më e rëndësishme është ajo e fundit që tashmë është realizuar njohja nga Izraeli”, tha Kurti. Ditë më parë SHBA-ja publikoi një raport për Ujmanin ku propozohet formimi i një komisioni apo komiteti për lumin Ibër, që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore. Ujmani është një liqen artificial, i ndërtuar në shtratin e lumit Ibër, në veri të Kosovës. E për marrëveshjen e 4 shtatorit, Shtetet e Bashkuara thanë se ato “presin që Kosova dhe Serbia t’iu përmbahen detyrimeve të marra në Uashington më 4 shtator 2020”.

“Shpresojmë që partnerët tanë të veprojnë me mirëbesim dhe të vazhdojnë t’iu përmbahen detyrimeve të marra përsipër në Uashington. Zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit krijon një bazë për marrëveshjet e ardhshme dhe ofron mundësi për bashkëpunim më të gjerë midis palëve. Detyrimet e marra veçse sjellin përfitime për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës dhe ne i inkurajojmë ata që të vazhdojnë me zbatimin e tyre”, transmeton Zëri i Amerikës një përgjigje të Departamentit Amerikan të Shtetit. Marrëveshja e Uashingtonit për përmirësimin e raporteve ekonomike Kosovë-Serbi, ndër të tjera, parashikon angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në ndërtimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore, për të lidhur kryeqytetet e tyre në mënyrë që të përmirësojnë lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve, zhvillime këto që mund të tërheqin investime perëndimore.

Lidhur me qendrimin e pandryshuar të kryeministrit Albin Kurti për liqenin e Ujmanit dhe veriun e Kosovës reaguan edhe autoritetet në Serbi, duke pretenduar se janë “hisedare”, në këtë pjesë. Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, duke iu referuar qendrimeve të kryeministrit kosovar tha, se “një marrëdhënie e tillë është e kuptueshme, kur nuk keni  tuajën, ju e synoni të dikujt tjetër. Kjo është arsyeja pse ai (kryeministri i Kosovës) përpiqet të hedhë hi në sytë e publikut se Ujmani është pronë e së ashtuquajturës Kosovë, dhe se ai mund të shkojë në veri kur të dëshirojë”, citon B92 Petkoviqin.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të takohen me 25 korrik në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Palët ende kanë qëndrime të kundërta për të arritur një marrëveshje finale. Presidenti i Serbisë tha, se ai është për një marrëveshje kompromisi, ndërkohë, që Prishtina zyrtare as që dëshiron të bisedojë për ndonjë kompromis. Presidenti Vuçiq deklaroi transmeton euronews Serbia, se Serbia është e gatshme të diskutojë për një kompromis, ndërkaq është populli ai që do të vendosë në fund.

“Nuk është gjithçka e lehtë dhe e thjeshtë dhe se ne duhet t’i themi botës që të largohen nga Kosova sepse është vetëm e jona. Nuk është e lehtë ta kombinosh atë me atë që është situata reale, por është gjithashtu një mit se Serbia dhe populli serb të mos gëzojnë asnjë të drejtë në Kosovë”, tha Vuçiq. Sipas tij, nevojitet një qasje racionale, pragmatike për zgjidhjen e problemit të Kosovës, duke krijuar më shumë besim midis serbëve dhe shqiptarëve.

“Pa një zgjidhje kompromisi, kjo do të thotë që dikush mund të mbështesë konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve dhe kjo mund të çojë në katastrofë dhe konflikte që askujt nuk i duhen”, tha Vuçiq për Euronews Serbia. Pavarësisht deklarimeve për kompromis, Vuçiq megjithatë tha se “Kosova nuk do të marrë kurrë një ulëse në OKB”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga ana e tij nuk parapëlqen fare t’i bëhen pyetje lidhur me asosacionin e komunave serbe në veri  dhe për dialogun Kosovë-Serbi. Megjithatë ai tha, se “për koncesione duhen pyetur qeveritë e kaluara”.

“Kur presidenti i Serbisë deklaron se nuk do ta njohë kurrë Kosovën, a nuk duhen pyetur ata që kanë bërë koncesione deri më tani në emër të njohjes? Unë kam qendrim parimor, të drejtë për Republikën. Pra, sinqerisht na lejoni të merremi me drejtësi dhe punësim, menaxhim të pandemisë. E këto pyetje për dialogun janë shumë të mira për paraardhësit e mi. Pse e pranuan asociacionin, tabelat etj?, ata duhet t’i pyesni”, deklaroi Kurti.

Kosova dhe Serbia, përkatësisht ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandër Vuçiq, më 4 shtator 2020, nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Shtetet e Bashkuara javën e shkuar i dorëzuan qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, një studim ky që parashikohet në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje. Kryeministri Albin Kurti në konferencën e 100 ditëshit të qeverisë së tij, tha se mund të prodhohen analiza e studime, por sipas tij, “është detyrë e jona që ta konsiderojmë Liqenin e Ujmanit, ashtu siç është, liqen artificial i Kosovës. “Liqenin e kemi paguar dhe kryer shumë dekada më parë”, tha Kurti. Liqeni i Ujmanit u ndërtua në vitin 1972, me një kredi prej 45 milionë dollarësh amerikanë, që ishte marrë nga Banka Botërore, marrëveshje kjo e ratifikuar atëherë nga Kuvendi Krahinor i Kosovës dhe Kuvendi Federativ i Jugosllavisë. Republika e Serbisë insiston, se ka trashëguar borxhin e ish-Jugosllavisë, prandaj pretendon se ka të drejtë në pronësi të Liqenit të Ujmanit.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ballkani be dialog kosova serbi shba ujmani ballkani be dialog kosova serbi shba ujmani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin