"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
MSH: 10 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri, 609 raste të reja
24 November 2021, 17:33Nga DOSJA
SHQIPËRI– 10 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 3,598 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 609 qytetarë. Janë 7,804 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi zyrtar:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,598 testime, 609 qytetarë të infektuar, 10 humbje jete dhe 642 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 609 qytetarë, në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Fier, 35 në Durrës, 26 në Berat, 21 në Vlorë, 17 në Kamëz, 16 në Korçë, 15 në Gjirokastër, Dimal, 13 në Shkodër, Lushnje, Elbasan, 12 në Sarandë, 9 në Kavajë, 8 në Patos, 7 në Kurbin, Krujë, Mallakastër, Kuçovë, 5 në Kolonjë, Skrapar, 4 në Pukë, Lezhë, Shijak, Divajë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 3 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, 2 në Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Poliçan, Peqin, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Rroskovec, Himarë, Dropull, Devoll, Belsh, Gramsh. Janë 7,804 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 10 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 66 vjeç nga Bulqiza, një qytetar 69 vjeç nga Fushë- Kruja, katër qytetarë nga Tirana 71 -77 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani 71 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Fieri 74 vjeç, një qytetar nga Korça 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 609 Të shëruar në 24 orë 642 Të shtruar në spitale 159 Humbje jete në 24 orë 10 Testime ditore 3,598
Testime totale 1,372,918 Raste pozitive 197,776 Raste të shëruara 186,909 Raste Aktive 7,804 Humbje jete 3,063
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– Seanca për dhënien e vendimit për Emiljano Shullazin, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin do të zhvillohet më tre dhejtor. Pas debateve të fo...
FIER– Mysteak Beqiraj, babai i Kreshnik Beqirajt, i cili u vra, u copëtua dhe u hodh në kanal nga shoku i tij, Albert Zekaj në vitin 2017 është gjetur i v...
Nga Bashkim Shala, Besar Likmeta, Vladimir KarajIbrahim Khalil Almohaimid kishte bërë një rrugë të gjatë, kur së bashku me gjashtë sirianë të tjerë – përfshirë ...
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një taim me drejtorin e Përgjithshëm të Doaganave, Gent Gazh...
TIRANË– Rudina Hajdari është shprehur se nuk do të kthehet pranë Partisë Demokratike nëse në krye të saj do të vijojë të jetë Lulzim Basha. Në një in...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjykatësin Sokol Ngresi. Si...
ELBASAN– Një zjarr është aktivizuar pranë zonës së metalurgjikut në Elbasan. Mësohet se vatra është aktivizuar pasditen e sotme në afërsi të Uzinës 12 dhe...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-prokuroren Anila Galanx...