"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Tragjedia në Qerret, policia zbardh detaje: U asfiksuan në sauna
15 October 2021, 21:25Nga DOSJA
KAVAJË– Policia e Kavajës ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qerret, ku u gjetën të vdekur katër turistë. Sipas njoftimit të policisë, katër rusët dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë në dhomën e saunës së një hoteli.
Ende nuk dihen emrat e dy çifteve që ndërruan jetë, por policia ka bërë me dije moshën dhe inicialet e tyre. K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç., janë gjetur të pajetë.
Njoftimi i policisë Kavajë:
Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
QERRET– Dosja.al ka mësuar se hoteli ku u asfiksuan dhe u gjetën të pajetë katër turistët rusë mbrëmjen e sotme është “Gloria Palace”. Një resort me pesë ...
KAVAJË– Katër turistët që janë gjetur të vdekur në një dhomë saune mbrëmjen e sotme janë rusë. Ende nuk ka detaje mbi moshën, identitetin apo gjininë...
Greqi – Moti i keq goditi Greqinë ditën e djeshme dhe pasojet e rënda po ndihen edhe sot. Qeveria ka ndërhyrë menjëherë për të stabilizuar situatën, u mor...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi, e cila është astrofizikante me profesion e ka konsideruar një fantashkencë dhe absurd premt...
TIRANË– Ende nuk ka një datë, por Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të shqyrtojë në seancë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presid...
TIRANË- 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar ditën e sotme në vend. Mësohet se 10 persona janë arrestuar në flagrancë Tiranë, Fier, ...