"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Bien ndjeshëm shifrat, shënohen 7 viktima dhe 286 raste të reja me Covid-19 në vend
9 April 2021, 16:19Nga DOSJA
SHQIPËRI– 2 mijë e 304 humbje jete, 28 mijë e 819 të infektuar aktivë dhe 96 mijë e 672 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Në njoftimin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Konkretisht, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qyetar nga Elbasani, 1 qyetar nga Librazhdi, të moshave 54 – 71 vjeç, kanë ndërruar jetë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2966 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 286 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 33 raste në Shkodër, 21 raste në Durrës, Vlorë, 19 raste në Fier, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Krujë, 7 raste ne Lezhë, Kavajë, Berat, 6 raste në Devoll, Pukë, Librazhd, Këlcyrë, 5 raste Malësi e Madhe, 3 raste në Kurbin, Gjirokastër, Sarandë, Fushë -Arrëz, Gramsh, Shijak, Skrapar, Patos, 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Selenicë, Dibër, Rroskovec, Bulqizë, 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mallakastër, Mat, Poliçan, Libohovë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,672 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (09 Prill 2021)
Raste të reja ditore 286 Të shëruar në 24 orë 543 Të shtruar në spitale 237 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 2966
Testime totale 583,581 Raste pozitive 127,795 Raste të shëruara 96,672 Raste Aktive 28,819 Humbje jete 2,304
TIRANË- 4 makina janë aksidentuar ditën e sotmë në autostradën Tiranë-Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se aksidenti ndodhi në afërsi të zonës së F...
SHQIPËRI- Provimet e lirimit për klasat e nënta pritet të fillojnë më 16 qershor. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka njoftuar ditën e sotme se në k...
TIRANË– Tre kontrollorët të cilët u vunë në pranga një ditë më parë dhe akuzohen për “shpërdorim detyre” kanë dalë sot para trupës gjykuese. Dosja.al ka më...
TIRANË– Gjykata e Lartë ka ndarë në Kolegje shtatë anëtarët e saj. Edhe pse me vetëm shtatë anëtarë, në një njoftim zyrtar, bën me dije se në Kolegji...
TIRANË- Unioni i Kontrollorëve të Rajonit kanë reaguar pas lajmeve për shoqërimin dhe burgosjen e kontrollorëve në Shqipëri. Me anë të një njoftimi në faqe...
TIRANË– Rezart Kthupi, avokati i kontrollorëve të arrestuar ka deklaruar se të akuzuarit janë në gjendje të rënduar psikologjike. Ai bën të ditur nuk ka pa...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikthen në Veting prokurorin e Tiranës, Kolë Hysenaj, pas një shtyrje plot 7-mujore nga seanca e parë dëgjimore, e zhvilluar ...