"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Tragjike në Elbasan! Mjeti bie në lum, 3 viktima nga një familje, 2 të plagosur
1 February 2022, 08:54Nga DOSJA
ELBASAN– Elmi dhe Elona Keqa, burrë e grua dhe Elis Sulmataj vetëm 18 vjeç, të tre familjarë me njëri-tjetrin kanë ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik. Në të njëjtën ngjarje të ndodhur në zonën e njohur si ‘Kthesa e Murrashit’ në aksin rrugor Elbasan-Librazhd mbetën të , në zonën e njohur si la pas disa viktima, dy nga familja Keqja dhe një nga ajo Sulmataj, ndërsa të plagosur dy person të tjerë si Elisiado Keqa 10-vjeç dhe Ambra Halili 20-vjeçe, gjithashtu familjarë me viktimat.
Të pestë ishin nisur nga Kukës për të shkuar në Korçë ku do të festonin një ditëlindjeje, por rrugëtimi me “Mercedez Benz” do të ishte i fundit për tre prej tyre. Mjeti “Benz” u përplas me një tjetër të llojit “Ford” me drejtues Sajmir Gjuzin e më pas humbi kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin.
Zjarrfikësaj e ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes dhe pak minuta më vonë me ndihmën e polumbarëve të RENEA-s u nxorrën të pajetë trupat e çiftit Elmi dhe Elona Keqja. Pas tyre, u nxorr dhe trupi i të ndjerit Sulmataj. Të vetmit e mbijetuar ishin Elisiado Keqa e Ambra Halili.
Rruga ku ndodhi përplasja mes “Benz”-it e “Fordi”-t është e mbushur me gurë masivë që për shkak të motit të keq kanë rrëshqitur. Pas përplasjes me mjetin tjetër, duke dashur të shmangë përplasjen me gurrë, makina me pesë familjarët është drejtuar në anësoret e rrugës. Por, për fatin e keq të kësaj familjeje, barrierat mbrjtëse nuk ekzistonin në një pjesë të rrugës dhe mjeti ka rënë në lum. Dëshmitarët kanë treguar se zona ku ndodhi aksidenti nuk është e pajisur me barriera mbrojtëse prej më shumë se dy muajsh e se askush nuk ka marrë masa për ta rregulluar.
TIRANË– Moti i keq është kthyer sërish në Shqipëri! Duke nisur nga e hëna janë rikthyer reshjet e shiut dhe të dëborës, ndërsa në të gjithë vendin ja...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të luftuar krimin. Në një mesazh drejtuar tyre,...
SARANDË– Një kope me bagëti të imëta është bllokuar në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë nga shërbimet e Policisë Kufitare. Për këtë ngjarje ës...
ELBASAN-Aksidenti tragjik në aksin rrugore Elbasan-Librazh i mori jetën dy pjestarëve të familjes Keqa. Ata ishin nisur nga Kukësi për të shkuar në Korçë...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur përgjimet dhe pjesë nga dosja hetimore që fundosën zyrtarët e Drejtorisë së Transporteve. Në dokumenta shihet se bashkëp...
TIRANË – Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një tjetër kërkesë Gjykatës Kushtetuese. Pasi iu refuzua shkarkimi i anëtarëve të trupës gjykuese që do të...