LIVE UPDATES
Aktualitet

Rritën me 200 Lekë paketat mujore, Autoriteti i Konkurrencës pezullon tarifat e reja të kompanive celulare

14 February 2020, 12:27 Nga DOSJA
Rritën me 200 Lekë paketat mujore, Autoriteti i Konkurrencës

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka zhvilluar sot një mbledhje të bordit dhe ka marrë vendimin për pezullimin e tarifës me 200 lekë të vendosura nga kompanitë celulare disa ditë më parë. Në vendimin e siguruar nga Dosja.al, mësohet se vendimi parashikon pezullimin e përkohshëm të tarifave dhe nisjen e një hetimi për shkeljen e konkurencës në treg.

Si pasojë e këtij vendimi deri në përfundimin e hetimit, kompanitë janë të detyruara të operojnë me tarifat e vjetra ekzistuese në treg. “Autoriteti i Konkurrencës në bazë të nenit 28 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, vendosi të realizojë një monitorim në këtë treg në lidhje me çmimin e paketave mujore që hidhen në treg nga operatorët celular Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom”, shtohet më tej në vendim. 

VENDIMI I PLOTË (klikoni këtu)

Pranë Autoritetit të Konkurrencës ndërmarrja Albtelecom me shkresën nr. 453/6 prot., datë 20.01.2020 dhe ndërmarrja Telekom Albania me shkresat me nr. 150/14 prot., datë 29.01.2020 dhe nr. 84 prot., datë 10.02.2020 kanë njoftuar Autoritetin e Konkurrencës mbi ndryshimet në çmim dhe përmbajtje të paketave të ofruara për programet me parapagesë (dhe ato me kontratë për individë, Telekom Albania). Lidhur me ndryshimet e paketave celulare 30 ditore me parapagesë, pranë Autoritetit të Konkurrencës, janë paraqitur edhe dy ankesa nga konsumatorë të telefonisë celulare, si dhe nëpërmjet shkresës nr. 91 prot, datë 13.02.2020, është paraqitur një ankesë nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” nëpërmjet së cilës pretendohet se kompanitë celulare kanë rritur çmimet në mënyrë të pajustifikuar, pa informuar konsumatorët e telefonisë celulare dhe në dëm të interesave ekonomike të këtyre konsumatorëve.

Bazuar sa më sipër si dhe nisur nga shqetësimet në masmedia mbi rritjen e çmimit të paketave celulare 30 ditore me parapagesë me 200 lekë, Autoriteti i Konkurrencës në bazë të nenit 28 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, vendosi të realizojë një monitorim në këtë treg në lidhje me çmimin e paketave mujore që hidhen në treg nga operatorët celular Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom. Nga monitorimi në terren pranë pikave të Vodafone Albania, Albtelecom dhe Telekom Albania, si dhe nga shqyrtimi dhe vlerësimi i shkresave dhe ankesave të paraqitura, u konstatua se të tre operatorët celularë kanë hedhur në treg paketat e reja standarde 30 ditore me parapagesë me një rritje në çmim prej 200 lekësh, si dhe kanë rritur vlerën minimale për rimbushjeje me 100 leke, nga 100 në 200 lekë, në periudhën kohore 30 Janar – 11 shkurt 2020, sjellje e cila në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma (a) të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar.

PËR KËTO ARSYE: Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 4 dhe 9, nenin 24 shkronja (d), dhe nenin 42, pika 1, të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003, “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar,

VENDOSI: I. Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në “Tregun me pakicë të shërbimeve celulare”, për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës. II. Hetimi paraprak të përfshijë periudhën kohore nga 1 Nëntor 2019 deri në 31 Mars 2020. III. Raporti i hetimit paraprak duhet të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës jo më vonë se 2 (dy) muaj nga marrja e këtij vendimi. IV. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Tre kompanitë celulare, Vodafone, Albtelekom dhe Telekom Albania kanë rritur me 200 lekë çmimet e të gjitha paketave mujore duke u justifikuar se klientët kërkojnë më shumë njësi komunikimi. Në paketa janë shtuar njësitë në MB dhe çmimi po ashtu. Pas këtij vendimi ka pasur denocnime nga shumë klientë të kompanive duke thënë se çmimi nuk justifikon cilësinë dhe sasinë e njësive në paketa. 

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albtelecom autoriteti i konkurrences kompanitë celulare rrisin çmimin me 200 lekë telekom albania vodafone albania albtelecom autoriteti i konkurrences kompanitë celulare rrisin çmimin me 200 lekë telekom albania vodafone albania

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin