"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Zhvillimet në PD, 6 ambasadorë në zyrën e Bashës, Ristani lajmëron tjetër vizitë
14 December 2021, 08:56Nga DOSJA
TIRANË– Zhvillimet në partinë më të madhe opozitare në vend, atë demokratike nuk kanë të ndalur. Sot, një ditë pasi selia u kthye në kryeqendrën e mediave dhe të debateve politike, për 75 minuta, gjashtë ambasadorë të akredituar në vendin tonë kanë zhvilluar një mbledhje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Dosja.alka mësuar se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim me çantën e saj të përhershme me mesazhin e stampuar ‘Ambicie, respekt, punë në grup’, ka ngjitur shkallët me nxitim dhe është futur në zyrat qendrore të PD-së për të zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Pas saj është futur ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ai i Gjermanisë, Peter Zingraf, i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, ajo franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori italian Fabbrizzio Bucci.
Këto takime janë komentuar edhe nga pala tjetër e PD-së që është në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Deputeti Tritan Shehu në një status në Facebook shkruan se ky takim në të vërtetë është kërkuar nga vetë kryedemokrati dhe jo nga diplomatët. Arben Ristani, anëtar i Komisionit për Rikthemelimin e PD-së ka paralajmëruar një tjetër vizitë në selinë blu, pas asaj të një ditë më parë që shkaktoi mjaft trazira. Deputeti Edi Paloka dhe njëkohësisht ish-kreu i Këshillit Kombëtar e komentoi këtë vizitë të ambasadorëve si një qëllim të Bashës për të shpëtuar ‘karrigen e kryetarit’.
Nga ana tjetër kryedemokrati Basha ka shkarkuar nga detyra e administratorit të Partisë Demokratike Etion Kapedanin. Mësohet se në vend të Kapedanit, Basha ka sjellë në këtë detyrë Albert Avdylajn. Ende nuk dihen arsyet e këtij shkarkimi. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar n Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më 17 korrik. Mësohet se çështja është regjistruar një ditë më parë dhe është shortuar pranë kësaj gjykate. Dosja është në duart e gjyqtares Blerina Muça.
Po çfarë ndodhi dje në PD?
Ish-kryeministri Sali Berisha hyri në selinë blu bashkë me anëtarët e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Të gjithë kanë mbajtur një mbledhje, ndërkohë ish-kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka bërë padi në Polici duke pretenduar se i kanë vjedhur zyrën. Basha nga ana tjetër, ndodhej në seli po ashtu kur Berisha dhe mbështetësit e hynë. Pas largimit të tij doli në një deklaratë për mediat, duke e cilësuar si fantazmë. Madje i ka fatuar edhe vrasjen e 4 protestuesëve në 21 janar. Kryedemokrati gjithashtu paralajmëroi edhe “non grata” për Edi Ramën dhe Ilir Metën.
TIRANË– Gjashtë ambasadorët që takuan sot kryedemokratin Lulzim Basha e kishin ftesën nga kreu i Partisë Demokratike. Top-Channel shkruan se ata u pr...
TIRANË– Pamjet më poshtë vijnë nga drejtoria e Policisë së Tiranës, aty ku ka mbërritur ish-ministri Lefter Koka, i arrestuar për shpërdorim detyre, ...
DURRËS –Bregdeti shqiptar është shndërruar në strehë të sigurt për mijëra shtetas afganë, që ikën nga vendi i tyre pasi talibanët u kthyen në pushtet...
TIRANË– Kryedemokratik Lulzim Basha nuk mjaftohet me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili u vu sot në pranga. Në një prononcim...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë tronditi Turqinë, pasi Habip Ozturk vrau vajzën e tij 7-vjeçare duke i prerë fytin dhe më pas tentoi të vriste veten. Ai...
VLORË– Policia e Vlorës ka kontrolluar të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit duke kontrolluar automjetet.Policia ka ushtruar kontrolle në të gjitha m...