"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Berisha: Basha dreka me Rakipin, President si mafia, Alibeaj e Rama duan ndarjen e PD
15 April 2022, 07:37Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj, i cili pretendon se është kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, është i kapur nga kryeministri Edi Rama, njësoj si ish-kryetari Lulzim Basha që u dorëhoq. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se edhe platforma e prezantuar sot nga Alibeaj sipas të cilit synohet bashkimi i Partisë Demokratike, ka si qëllim përçarjen e PD-së. Sipas Berishës, Alibeaj nuk ka tagër të ndërmarrë asnjë nismë pasi tashmë, me vendim gjykate PD-në e drejton Komisioni i Rithemelimit.
Padinë e ngritur nga Alibeaj, Berisha e konsideron nul dhe shton se kjo ka qenë edhe arsyeja që e ka detyruar atë që t’i thotë deputetit demokrat se nuk është më kreu i grupit parlamentar. Sipas liderit historik të PD-së, padia është mënyra për të përmbushur dëshirën e kryeministrit Edi Rama, ndarjen e PD-së në dy parti në mënyrë që të mos ketë një opozitë të mirëfilltë përballë tij.
Kongresin e Partisë Socialiste, Berisha e konsideroi Kongres të Cosa Nostra-s, aty ku sipas tij u caktuan killer që do lanin hesapet me kundërshtarët e klanit qeveritar. Thirrja e Ramës për ta hetuar, për Berishën është përdorimi i drejtësisë nga Partia Socialiste për ta future atë në burg. Ish-kryeministri shtoi se Rama po vepron njësoj si në diktaturë, duke përdorur çdo institucion si armë të partisë.
I pyetur se përse shqiptarët duhet të besojnë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit kur flet për korrupsionin e qeverisë Rama dhe jo kur akuzon atë vetë, Berisha tha se në rastin e tij, DASH duhet të paraqesë prova, pasi është një qytetar i lirë. Pozicionin e tij të ardhshëm në PD, Berisha tha se ia ka lënë në dorë votës së demokratëve.
TIRANË– Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një magazinë në zonën e Yzberishtit ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.Sipas njoftimit të policisë maga...
DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës ku një person është gjendur i mbytur në det.Nga të dhënat paraprake, trupi i pajet...
KRUJË-Kjo është moblieria në Krujë, në pronësi të Myslim Karajt e cila u sulmua me breshëri arme nga persona ende të paidentifikuar. Në pamje dallohen plum...
SHKODËR– Kreu i shoqatës së fermerëve në Shkodër, Ahmet Sylejmani i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të rishikojë kushtet dhe tarifën e lar...
TIRANË– Kabinat në pikën kufitare të Morinës do të pajisen me kamera sigurie. Vendimi është marrë nga Drejtori i Policisë së Përgjithshëm Gledis Nano...
TIRANË– Janë vënë në pranga dy persona në Tiranë. Policia e Tiranës kishte nisur një hetim për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotik...