LIVE UPDATES
Bota

Akt-akuza/ Hashim Thaçi jep dorëheqjen si president i Republikës së Kosovës: Në Hagë do të shkoj si qytetar i thjeshtë,

5 November 2020, 10:43 Nga DOSJA
Akt-akuza/ Hashim Thaçi jep dorëheqjen si president i

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen. Këtë lajm e konfirmoi vetë Thaçi, pas konfirmimit të akt-akuzës nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë. Në një konferencë për shtyp Thaçi është shprehur se në gjyq nuk do të shkojë si president i Kosovës por si qytetar i thjesht. Sakaq, Thaçi ka shtuar se është krenar se ka qenë pjesë UÇK-së duke thënë se nuk po jep lamtumirën dhe se nga Haga do të kthehet faqe bardhë.

FJALIMI I PLOTË I HASHIM THACIT:

Çmimi i vogël i radhës që kërkohet të paguhet për lirinë e vendit tonë.  Unë jam me fat që jam gjallë e kam parë me sytë e mi ëndrrën tonë shekullore të bëhet realitet. Jam krenar që kam qenë pjesë e UCK. Krenar që bashkë me aletatët tanë kemi luftuar regjimin e Miloshevicit, e kemi fituar lirinë. Fitorja jonë ka nënkuptuar edhe përgjegjësi. Kemi qenë të përkushtuar për shtet. Jemi populli liridashës, por jo hakmarrës, asnjë pretendim nuk do shkruajë historinë. Kosova ka qenë viktima Serbia agresori.Ju lus për maturi qetësi, unitet e bashkim. Të qëndrojmë të bashkuar garanton suksesin tonë. Suksesi ynë është Kosova e lirë. Jemi shtet demokratik e shoqëri ku sundon ligji e demokracia. Duhet të ruajmë besimin në dialog të brendshëm, fqinjësor e paqe në rajon. Nuk do lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Kosovës. Ndaj për të mbrojtur integritetin e Kosovës unë sot jap dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës. Për përpjekjet tona për liri pavarësi dhe shtetndërtim. Do të bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe jam në dispozicion të drejtësisë. Besoj në të vërtetën dhe të ardhmen e shoqërisë tonë. Sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëj thirrje të mos e humbisni shpresën dhe durimin. Sot më shumë se kurrë ju ftoj të reflektoni se sa shumë kemi fituar si komb në këto tri dekada. Kemi fituar lirinë dhe pavarësinë. Aktakuza kundër meje, është çmim i vogël i radhës që kërkohet ta paguajmë për lirinë e vendit tonë. Shumë lehtë kam mundur të mos jem fare në këtë botë sikur shumë bashkëkombës tanë. Jam krenarë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare me aleatët tanë, që kemi luftuar regjimin gjenociadial të Millosheviçit që kemi fituar lirën. Kosova ka qenë viktima dhe Serbia agresori. Kjo është mundësi e re dhe duhet ta shfrytëzojmë si avantazh, dhe kjo mund të arrihet duke bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare. Ju lus për maturi, qetësi dhe unitet e bashkim , të qëndrojmë të bashkuar. Kosova është histori e suksesit, e suksesit qytetarë. Nuk do të lejoj që para Gjykatës Speciale të dal presidenti i Kosovës. Unë sot jam dorëheqje nga presidenti.

Dje u arrestua ish-parlamentari Jakup Krasniqi nga EULEX. Krasniqi akuzohet nga Dhomat e Specializuara për krime lufte gjatë Luftës së Kosovës. Sot iu komunikua akt-akuza dhe Kadri Veselit, kryetar i PDK-së dhe, Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Kosova është në ‘dridhje’ nga akuzat e Hagës, ku priten arrestime të tjera në ditët në vijim.

Por si u ngrit akt-akuza për Thaçin dhe pse akuzohet ai? 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u mor në pyetje gjatë Korrikut në Gjykatën e Hagës pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale. Aktakuza edhe pse ishte formuluar që në prill, u komunikua vetëm dy ditë para takimit në Ëashington, ku do të rinisnin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nën drejtimin e të dërguarit të presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Si pasojë e publikimit të aktakuzës, dështoi takimi në Ëashington. Hashim Thaçi është akuzuar nga Prokuroria Speciale, për 100 krime lufte, së bashku me kreun e PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK. Gjykata Speciale e ngritur në Kosovë me këmbëngulje ndërkombëtare në vitin 2015, heton krimet e pretenduara nga Serbia të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykata financohet nga BE dhe përbëhet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Sopecializuar se Prorkurorisë në Hagë. Krimet për të cilat akuzohet UÇK-ja, ldihen me periudhën nga janari 1998 deri më dhjetor të 2000. Këto krime janë përmendur në një raport të Këshillit të Evropës të vitit 2011, me autor senatorin zviceran, Dick Marty.

(f.m;a.k;f.g/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni akt-akuza per thacin hashim thaci jep doreheqjen akt-akuza per thacin hashim thaci jep doreheqjen

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin