"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
4 ditë maleve me dëborë për një jetë më të mirë, ngrin marokeni në Librazhd
27 January 2022, 15:17Nga DOSJA
LIBRAZHD– Një 22-vjeçar, shtetas maroken i identifikuar si Selim Muhamed Idriz është gjetur i ngrirë dhe i shtrirë në rrugë në qytetin e Librazhdit. I riu mësohet se është pikasur në oborrin e xhamisë në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, nga hoxha i fshatit, Fatmir Xhoxha. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Librazhdit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Por gjendja e këmbëve të tij që rezulton të kenë marrë djegie të shumta nga i ftohti kanë bërë që 22-vjeçari të transportohej drejt spitalit në Tiranë, konkretisht në repartin e djegieve. Para uniformave blu, marokeni ka deklaruar se prej katër ditësh kishte udhëtuar maleve nga Maqedonia e Veriut drejt Librazhdit.
Ai është futur në Shqipëri në mënyrë ilegale në rrugë tokësore, por kur ka mbërritur në qytetin e Librazhdit ka humbur ndjenjat e ka përfunduar i shtrirë në tokë. Moti i ftohtë gjithashtu ka përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore dhe ka bërë që t’i ngrijnë gjymtyrët. Synimi i emigrantëve nga vendet e treta është të gjejnë një jetë më të mirë në Evropë, por nuk kanë qenë të pakta rastet kur në tentativë e sipër e kanë humbur atë.
DURRËS- Dy shqiptarë nga Kosova janë arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi akuzohen për falsifikim dokumentash. Të prangosurit, të identifikuar me inicia...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia nuk i ka bërë me dije identitetet e tyre, por me anë t...
TIRANË- Ditët e fundit të janarit në vendin tonë kanë sjellë temperatura me minus gradë celcius. Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë dhe këshillat që na...
Policia e Shtetit. Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “ASTROLABIO”. Shkon në 19 numri i të arrestuarve në Shqipëri, në kuadër të këtij operacioni. K...
MAT– 14 persona kanë përfunduar në komiariatin e Policisë së Matit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. ...