"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
GJKKO konfiskon pronat e Mahmutajt, deputeti: I kam bërë me djersë. Berisha: E ndjekim
3 May 2022, 13:03Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfiskuar pasuritë e deputetit të Partisë Demokratike Kasëm Mahmutaj, që iu bashkua Kuvendit të mbajtuar më 30 prill dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky vendim ka ardhur pas një hetimi të kryer nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbi pasuritë e vëllait të deputetit, Gazment Mahmutaj, i dënuar gjatë vitit 1993 për akuzën e shfrytëzimit të prostitucioni në Itali dhe ish-subjekt i operacionit Forca e Ligjit. Për pasojë 22 pasuri të tre vëllezërve Mahmutaj, mes te cilave ndodhen edhe të deputetit të PD-së, janë sekuestruar. Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda, bëhet me dije se deputetit Mahmutaj i janë sekuestruar dy apartamente, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet që nuk i justifikonte me të ardhurat e tij. Ndonëse ishin deklaruar si të ardhura nga emigracioni, gjykata vlerësoi se pauritë e Behar, Kasem dhe Gazmend Mahmutaj nuk justifikohen dhe ka dyshime që burojnë nga krimi, për sa kohë një prej vëllezërve rezulton të jetë i dënuar.
Vetë deputeti Kasëm Mahmutaj është shprehur se gjithçka në jetën e tij e ka arritur me punë. Në një prononcim për “5 Pyetjet.al”, Mahmutaj është shprehur se procesi vijon në Apel pasi vendimi i GJKKO-së nuk është i formës së prerë. Ai shton se nuk ka asnjë lidhje me të shkuarën e të vëllait të tij dhe se çdo pronë e ka blerë me sakrificat e tij, të bashkëshortes e fëmijëve. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me këtë vendim. Lideri historik i PD-së tha se po ndjek zhvillimet pavarësisht se fakti që ky vendim erdhi pas përfshirjes së Mahmutajt në Kuvendin e 30 prillit dhe në një ditë pushimi, është dyshues për të.
Gazmend Mahmutaj me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton të jetë shpallur fajtor nga gjykata e Veronës në nëntor të vitit 1993. Ky vendim për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit është konvertuar në Shqipëri me tetë vjet burg në të njejtin vit. Ndërkohë që në 2020-n pasuritë e të dënuarit dhe familjarëve të tij u vendosën në lupën e OFL-së e më pas nën hetim nga SPAK. Deputetit dhe dy vëllezërve të tij u është lënë pa konfiskuar vetëm një banesë për motive sociale dhe strehimi.
ELBASAN– Dy të mitur nga Elbasani kanë humbur kontaktet me familjen e tyre që nga e premtja. Fëmijët që shikoni në foto janë të dy të moshës 15 vjeç...
TIRANË– Pedofilia është një fenomen që është bërë gangrenë në shoqërinë shqiptare, ku meshkuj në moshë ngacmojnë seksualisht vajzat minorene, ku jo n...
FRANCË- Policia franceze ka arrestuar tre shqiptar në flagrancë. Nouvellefr shkruan se shkruan se në Val-de-Marne, një bandë hajdutësh serialë është kapur....
TIRANË– Cili mund të jetë shkaku që DJ i njohur shqiptar Sardi Shehu përpiqet të godasë këtë zotëri pas mesnate? “O plak del i vdekur nga këtu po të ...
TIRANË– Komisari Lorenc Braho, shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë është pezulluar nga detyra. Vendimi është ma...
LEZHË- Ura e drurit që mundëson kalimit e turistëve në Kalanë e Lezhës është shembur. Kjo për shkak se në këtë kala ka munguar dora e qeverisë për investim...