"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
LISTA- Nano prezanton drejtuesit e rinj të strukturave vendore: Jeni në provë!
19 October 2021, 11:43Nga DOSJA
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano prezanton drejtuesit e rinj të strukturave vendore. Konkretisht Krenar Muço, i cili ka qenë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër është emëruar në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Mësohet se gjatë prezantimit të tyre, Nano, duke vlerësuar punën e mirë të bërë deri tani, u ka kërkuar drejtuesve të rinj të strukturave vendore, angazhim e përkushtim maksimal për parandalimin dhe goditjen e krimit, të kultivimit të kanabisit deri në zhdukje, parandalimin e krimeve mjedisore dhe ndotjes akustike, parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve dhe ndjekjen e tyre, me qëllim zgjidhjen ligjore, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera përgjegjëse, bashkëpunim më të mirë me institucionet arsimore, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Nano u ka bërë të qartë drejtuesve të rinj se janë në provë dhe se secili prej tyre do të vlerësohet bazuar në meritokraci dhe integritet. Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar më tej se vlerësimi dhe perceptimi i qytetarëve për shërbimin e ofruar nga shërbimet policore, si dhe për rezultatet e arritura në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për qytetarët do të jenë primare për vlerësimin e ecurisë së drejtuesve në detyrë.
TIRANË– Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë ka kërkuar të dijë informacione nga Shqipëria zyrtare në lidhje me vdekjen e katër rrusëve, ngjarje e ndodh...
KUKËS– Prindërit e nxënësve në Kukës kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi kërkojnë transport për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë. Ata shpreh...
TIRANË– Edhe pse i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka apeluar këtë të hënë vendimin e dënimit të tij me dy vite bu...