"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Ditë zie në familjen Basha, kryedemokrati humb të atin
31 October 2021, 18:06Nga DOSJA
TIRANË– Në familjen e kryedemokratit Lulzim Basha sot ka pllakosur zia, pasi kreu i Partisë Demokratike ka humbur të atin. Burime për Dosja.al kanë konfirmuar se Xhelal Basha ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë të tumorit që i kishte prekur kokën dhe prej muajsh luftonte me të.
Sot, babai i kreut të Partisë Demokratike, ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare, në shtëpinë e tij. Xhelal Basha kishte qëndruar për muaj me radhë në spital, duke shpresuar se do ta mposhtte sëmundjen e rëndë, e cila fatkeqësisht sot i mori jetën.
Për herë të fundit që Basha i shfaqi në publik prindërit e tij ishte kur e ëma e kryedemokratit kishte ditëlindjen, në qershor të vitit 2020. Bashkë me të vëllanë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u “zhvesh” nga roli i politikanit, dhe shkoi në shtëpi për t’i bërë një urim të veçantë, që e ndau dhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
PËRMET– Shefi i Komisariatit të Përmetit Petrit Gjokaza bashkë me ish-shefin e krimeve të të njëjtit komisariat Shpëtim Makashi e specialistë policie...
KRUJË– Një qytetar i identifikuar si Isuf Mjekra është aksidentuar për vdekje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Tapiz...
SHIJAK– Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shijak-Hardhishte. S...