"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
MSH: 1 viktimë dhe 357 të infektuar me Covid-19 në Shqipëri
4 December 2021, 15:52Nga DOSJA
SHQIPËRI– Një person ka ndërruar jetë pas infektimit nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 357 qytetarë. Aktualisht janë 6438 pacientë aktivë me në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,855 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi zyrtar:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 357 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 39 në Fier, 33 në Durrës, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Shijak, Krujë, Kavajë, Vlorë, Elbasan, 6 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vorë, Lushnje, Selenicë, Pogradec, Berat, 4 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Kurbin, Patos, Gjirokastër, Përmet, nga 2 qytetarë në Skrapar, Devoll, Dropull, Mallakastër, Lezhë, Tropojë, Kukës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Roskovec, Divjakë, Finiq, Memaliaj, Dimal, Gramsh.
Janë 6438 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,855 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (4 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 357 Të shëruar në 24 orë 469 Të shtruar në spitale 148 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 2623
Testime totale 1,403,281 Raste pozitive 201,402 Raste të shëruara 191,855 Raste Aktive 6,438 Humbje jete 3,109
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama që përdor taksat e shqiptarëve për të fluturuar me avion privat. Në një postim n...
TIRANË – Për vdekjen e aktores, Edi Luarasi, ka reaguar edhe aktorja e njohur Roza Anagnosti e cila ka rrëfyer e prekur se Edi Luarasi ishte një art...
SHKODËR– Kristjan Kelmendi, i akuzuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka është shprehur se nuk ka lidhje fare me ekzekutimin e politikanit. Përp...
TIRANË – Për ndarjen nga keta të Edi Luarasit, ikonës së ekranit dhe Teatrit shqiptar ka dhënë homazhet e saj edhe aktorja Rajmonda Bulku e cila ka t...
LEZHË– Një person është arrestuar në Lezhë pasi ëshë kapur duke transportuar lëndë drusore. Shoferi i kamionit me inicialet D.Rr po transportonte 13 ...
DURRËS – Kanalizimet në zonën e ish-kënetës së Durrësit janë kthyer në shqetësim prej shumë vitesh për banorët e zonës.Kanalet e Larta në këtë zonë m...
TIRANË– Uzina “Enver”, është viktima e fundit e betonizimit të Tiranës. Në fshehtësi, pas transparencë, pa asnjë tabelë informuese, Bashkia e Tiranës...