"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
4 mijë e 204 të sëmurë aktiv! Rëndohet bilanci i Covid-19 në Shqipëri, koronavirusi merr dy jetë njerëzish dhe infekton
19 August 2021, 15:44Nga DOSJA
SHQIPËRI– 2 mijë e 473 viktima, 4 mijë e 204 raste aktive dhe 130 mijë e 920 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Në njoftimin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë la bërë me dije se janë shënuar dy humbje jete në Shqipëri. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 67 vjeç nga Elbasani dhe një qytetar 84 vjeç nga Mati.
Në 24 orët e fundit janë kryer 6662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 522 qytetarë, në këto bashki: 193 raste në Tiranë, 75 në Shkodër, nga 22 raste në Durrës, Vlorë, nga 16 raste në Lezhë, Sarandë, nga 15 raste në Malësi e Madhe, Fier, nga 13 raste në Vau i Dejës, Kamëz, 12 në Berat, 11 në Korçë, nga 9 raste në Rrogozhinë, Lushnje, nga 8 raste në Elbasan, Peqin, 6 në Kurbin, nga 5 raste në Krujë, Dibër, Divjakë, 4 në Patos, nga 3 raste në Kukës, Kavajë, Roskovec, Përmet, nga 2 raste në Pukë, Has, Mat, Gjirokastër, Kuçovë, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 rast në Mirditë, Shijak, Klos, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Belsh.
Aktualisht janë 4204 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 59 pacientë. Janë shëruar 98 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,920 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (19 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 522 Të shëruar në 24 orë 98 Të shtruar në spitale 59 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 6662
Testime totale 979,532 Raste pozitive 137,597 Raste të shëruara 130,920 Raste Aktive 4204 Humbje jete 2,473
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
HIMARË– Një gjenerator i energjisë elektrike në Radhimë është përfshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në Radhimë të Himarës. Mësoh...
TIRANË– Ismihan (Pashellari) Pirgu, një nga njëzet e shtatë pronaret e “Sarajeve” në Tiranë, pronë që u përfshi nga flakët pak ditë më parë ka ftuar kryeb...
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka shuar shpresat për të gjithë personat e vaksinuar të cilët mendojnë se janë më të mbrojtur nga Covid-...
DURRËS– Një 25-vjeçar me iniciale E.S është arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi iu gjet lëndë narkotike dhe një tabelë policie gjatë kontrollit.N...
KAPSHTICË– Radhët kilometrike të makinave me emigrantët shqiptarë në Kapshticë, në pritje për të kaluar në tokën greke vazhdojnë. Për t’i freskuar at...