"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Ulet numri i viktimave! MSH: 3 humbje jete dhe 467 raste brenda 24 orëve në Shqipëri
3 October 2021, 15:56Nga DOSJA
SHQIPËRI– 2 mijë e 713 viktima, 8 mijë e 951 raste aktive dhe 160 mijë e 130 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Në bilancin e Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit, bëhet me dije se kanë ndërruar jetë edhe tre persona të tjerë. Dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74, një qytetar nga Tirana 70 vjeç nuk e kanë fituar betejën me COVID19.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 2,592 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 467 qytetarë, në këto bashki: 168 në Tiranë, 36 në Selenicë, 20 në Krujë, 18 në Lushnje, 17 në Durrës, 15 në Vlorë, 14 në Kamëz, 13 në Elbasan, Gramsh, 12 në Berat, 11 në Fier, 10 në Korçë, 9 në Kurbin, Himarë, 8 në Shkodër, Kukës, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, Kuçovë, 6 në Mat, Sarandë, 5 në Vorë, Mallakastër, 4 në Dibër, 3 në Tropojë, Shijak, Bulqizë, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Has, Përmet, Tepelenë, Dimal, Cërrik, Peqin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 691 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,130 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (03 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 467 Të shëruar në 24 orë 691 Të shtruar në spitale 182 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 2,592
Testime totale 1,213,726
Raste pozitive 171,794 Raste të shëruara 160,130 Raste Aktive 8,951 Humbje jete 2,713
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
MBRETËRI E BASHKUAR– 15 shtetas afrikanë kanë thyer me forcë derën e një “shtëpie bari” që u përket shqiptarëve në Southend, Londër dhe kanë tentuar ...
LEZHË– Familjarë, miq e kolegë kanë vendosur lule në vendin ku është vrarë nënkomisari Saimir Hoxha. Buqetat e vëna në anë të rrugës do të përkujtojn...
BERAT– Fshati Duhanas në Berat është përfshirë nga flakët, të cilat të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi drejt tokave bujqësore. Disa...
TIRANË– Djali i një deputeti socialist ka bllokuar rrugën e makinave paraditen e sotme në Tiranë. Pamjet e publikuara nga JOQ, tregojnë të riun që zb...
BRITANI E MADHE- Klandestinët që do të kapen në Britaninë e Madhe do të sillen në Shqipëri për strehim. Pas iranianëve, afganëve që janë vendosur në disa qytete...
BRITANI– Mijëra emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishin të gatshëm të punonin falas për të ndihmuar në kapërcimin e krizës së karburantev...